Manastir, tribunë shkencore për Sami Frashërin

Tribunë shkencore  me temë “Rëndësia e Sami Frashërit në zhvillimin e alfabetit shqip, gjuhës dhe letërsisë shqiptare si dhe zhvillimin e vetëdijesimin e shqiptarëve”

Muzeu

Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve-Shkup në bashkëpunim me Muzeun e Manastirit dhe Instituin Albanologjik në Prishtinë, ditë më parë, në Qendrën për Kulturë në Manastir, organizuan tribunën shkencore “Rëndësia e Sami Frashërit në zhvillimin e alfabetit shqip, gjuhës dhe letërsisë shqiptare si dhe zhvillimin e vetëdijesimin e shqiptarëve”, ku u trajtuan tema lidhur me kontributin historik, gjuhësor dhe letrar të këtij rilindësi. Kjo tribunë u realizua në kuadër të bashkëpunimit midis ITSHKSH-së dhe Muzeut të Manastirit, ndërsa u vendos që në të ardhmen dy institucionet të bashkëpunojnë lidhur me botimin e një reviste të Muzeut.

Nga ITSHKSH lidhur me figurën madhështore të Sami Frashërit referuan punonjësit shkencorë të ITSHKSH-Shkup: Skender Hasani, Shefqet Zekolli dhe Zeqirja Ibrahimi, ndërsa nga Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Shkup referoi Avzi Mustafa.

Konferencën me kumtesën e tij shkencore e nderoi edhe drejtori i Institutit Albanologjik në Prishtinë, Hysen Matoshi. Ndërsa nga Muzeu i Manastirit mbi kontributin e madh të Sami Frashërit foli edhe Mendushe Ajdini, profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë shqiptare. /www.itsh.edu.mk/

—————————————————————————————————

Doc.Dr. Skender Asani, zgjidhet u.d. drejtor i ITSHKSH-së

skender asani

Shkup - Më 30.06.2014, bazuar në kompetencat ligjore, Këshilli i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH), verifikoi dorëheqjen e drejtorit të deritashëm, Doc.Dr. Shefqet Zekolli, dhe ngarkoi Doc.Dr. Skender Asanin për ushtrues detyre të drejtorit.

Zgjedhja e Doc.Dr. Skender Asanit është bërë njëzëri nga të gjithë anëtarët e Këshillit, përkatësisht me 6 votat e anëtarëve të brendshëm dhe 3 votat e anëtarëve të jashtëm të deleguar nga Qeveria.

Skender Asani është doktor i shkencave historike, autor i disa librave shkencor historik, kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, dhe në marrëdhënie të rregullt pune në ITSHKSH si punëtor shkencor që nga viti 2008. /www.itsh.edu.mk/

—————————————————————————————————————————————–

Akademia i hap dyert për Institutin dhe USHT-në

ashamShkup, 12.06.2014 - Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH), si dhe Universiteti i Shtetëror Tetovës (USHT), janë dy prej institucioneve shqiptare që kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Projekte të përbashkëta në sfera të ndryshme, asistencë shkencore dhe një prej projekteve që prej kohësh qëndron si ide në tavolinë – çelja e një sektori brenda Akademisë për studime shqiptare. Memorandumi i bashkëpunimit është nënshkruar mes ASHAM dhe të gjitha institucioneve shkencore në vend, instituteve shkencore dhe universiteteve shtetërore. Nënshkruesit e kësaj marrëveshje janë optimistë për bashkëpunimin e mëtejshëm, edhe pse memorandumet e këtij lloji deri tani kanë mbetur vetëm në letër. Sipas kryeakademikut Vllado Kambovski, ky memorandum synon të avancojë bashkëpunimin ndërinstitucional në sferat e historisë, literaturës, gjuhës dhe multikulturalzimit.

“Resurset tona njerëzore dhe materiale janë tejet të kufizuara dhe duhet që të shfrytëzohen sa më racionalisht. Të gjitha këto sfera shkencore qëndrojnë përpara disa sfidave jashtëzakonisht të komplikuara. Këtu janë çështjet që kanë të bëjnë me identitetin, zhvillimin e gjuhës, multikultura, marrëdhëniet me fqinjët dhe një sërë çështjesh të tjera janë përfshirë në sferën e aktiviteteve të këtyre institucioneve”, ka thënë kreu i ASHAM-it  Kambovski.

Drejtori i ITKSHSH, Shefqet Zekolli, pohon se kjo marrëveshje bashkëpunimi do të ndikojë në ngritjen profesionale, por edhe në parandalimin e keqkuptimeve dhe shtrembërimeve të fakteve historike.  “Ky memorandum vjen si pasojë edhe e frymës së re që ka sjellë brenda ASHAM-it kryetari Kambovski dhe një akt i tillë është edhe në favorin tonë, sepse në këtë mënyrë kemi qasje më të madhe deri tek institucionet e tjera relevante shkencore dhe kulturore. Është një mënyrë e mirë edhe për të marrë përvojat e të tjerëve, por edhe që kultura dhe shkenca shqiptare të ndikojë dhe të japë kontributin e vet në mënyrë që të mos vijë tek incidentet dhe shtrembërimet e fakteve dhe ngjarjeve që kanë ndodhur në të kaluarën”, thotë Zekolli.

Pavarësisht memorandumeve të bashkëpunimit të nënshkruara deri tani, shumë prej çështjeve të ndjeshme që kanë atakuar sferat më të larta akademike, siç ishte rasti pas publikimit të Enciklopedisë Maqedonase, marrëveshja e nënshkruar mes dy akademive në Shkup dhe Tiranë ka mbetur në letër dhe prej disa vitesh nuk ka pasur asnjë lloj lëvizje konkrete nga të dyja palët, edhe pas ndërrimit të krerëve drejtues. Po ashtu edhe pse Instituti i Trashëgimisë ka nënshkruar deri tani marrëveshje me institucionet e tjera vendase, projektet e përbashkëta deri tani janë realizuar duke anashkaluar çështje esenciale, apo projekte më kapitale, siç ishte rasti më i fundit i projektit “Sfidat maqedonase”. /www.koha.mk/

—————————————————————————————

Etnologu Rini Useini, magjistri i parë i folklorit në Maqedoni

riniShkup, 6 qershor – Etnologjia dhe folklori janë dy sfera të kulturës popullore të cilat ndër shqiptarët e Maqedonisë nuk janë të përfaqësuara me katedra përkatëse në Universitetet tona që tash janë bërë të shumta.

Në Europë dhe botë këto dy drejtime janë shumë të përfaqësuara, pasi merren direkt me identitetin e popullit duke e studiuar drejtpërdrejt kulturën e mirëfilltë tradicionale, gjithçka çka e ka krijuar populli me veprimet dhe mendimet e tij. Pra, etnologji apo si pjesë e studimit të Etnologjisë është dasma popullore, zakonet popullore, arkitektura popullore, mjekësia popullore, bujqësia dhe blegtoria popullore, besimet, besëtytnitë, mitologjia, religjioni, dhe gjithçka tjetër që e ka krijuar njeriu atëherë kur nuk kanë ekzistuar institucione të mirëfillta.

Poashtu edhe folklori merret me te njëjtat, vetëm se studion qenësinë e veprimeve, pra ritin ne parim, këngët e ndryshme, përрallat gjëegjëzat, proverbat etj.

r1

Shqiptarëve të Maqedonisë u mungojnë këtа dy profile ndoshta edhe më shumë. Pikërisht dje në këto profile më saktësisht mori titullin magjistër i folklorit, Rini Useini, i cili njëkohësisht është edhe punonjës shkencor në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë. Tema e cila u mbrojt para të ftuarve dhe audicionit të hapur, në hapësirat e Instittutit të Folklorit ,,Marko Cepenkov” kishte të bëjë me sferën e veshjeve popullore me titull ,, Veshjet popullore në Strugë dhe rrethinë”.

Sipas Prof. Dr. Izaim Murtezani i cili ishte dhe mentor i temës, kjo vepër në vetvete pasqyron edhe një monografi për Strugën dhe rrethinën në aspektin kulturor dhe ne veçanti te veshjet popullore, pasi kjo krahinë është një konglomerat i pasur gjuhësor dhe kulturor. Ai e vlerësoi lartë këtë punim pasi tërësia e tij ka të bëjë me të dhëna shkencore dhe hulumtuese në terren, gjë e cila e bënë të mundëshme që  të thellohen më shumë në disa problematika, siç është paraqitja estetike dhe trajtimi i motivive në materiae tël tjera shkencore.

Vlerësim të lartë pati dhe nga komisionerja e tretë Prof, Dr Vesna Petrevska, e cila me të vërtetë e vlerësoi shumë këtë punim si një punë shumë afirmative, dhe shumë prezatuese për Strugën dhe njëkohësisht si nxitëse për punime tjera nga krahinat tjera etnografike.Gjithashtu të njëjtin mendim dha edhe Prof.Dr Jasminka Ristovska Piliçkova e cila është edhe specialiste në fushën e veshjeve. Duke bërë krahasim dhe me veshjet e popullit maqedonаs, ajo u shpreh që duke i parë të përbashkëtat e veshjeve të shumtë janë elementet që na afrojnë me njëri-tjetrin në shumë aspekte, pasi kultura është dhe duhet të jete urë lidhëse ndërmjet popujve.

Ajo vlerësoi lart Rini Useinin që është bërë pjesë e këtij drejtimi aq të nevojshëm për popujt dhe sidomos për shqiptarët dhe sipas saj ndoshta Riniu është ndër të parët shqiptar ne Maqedoni që kryen magjistraturën në fushën e folklorit. E veçanta e këtij prezantimi ishte dhe paraqitja me veshje nusërie dhe veshje dhëndërie nga dy subjekte, të cilët zgjuan kërshërin e auditoriumit dhe komisionerëve.

Për t’u bërë ky manifestim sa më tradicional, në fund kishte dhe një koktej me ushqime tradicionale, me flija dhe bakllavë. Pra ishte tërësisht nga fillimi deri në fund një prezantim i pasur etnologjik, duke folur për vlerat e identitetit kulturor të njeriut. /www.aktuale.mk/

———————————————————————————————————————————————

Dhurohen libra dhe revista për bibliotekën e ITSHKSH-së

photo (6)Shkup, 02.06.2014 - Dekani i Fakultetit Filologjik të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), Dr. Fatmir Sulejmani, sot i dhuroi bibliotekës së ITSHKSH-Shkup, disa libra me vlerë, në mesin e të cilave edhe ato autoriale, por edhe qindra kopje të revistave të ndryshme kulturore dhe me peshë në gazetarinë periodike, si: FJALA, BREZI, BOTA E RE, ZËRI, DANAS, etj., si një kontribut i çmuar për ruajtjen e trashëgimisë së shkruar kulturore.

ITSHKSH falënderon për këtë gjest Dr.Sulejmanin, dhe njëkohësisht inkurajon të gjithë dashamirët tjerë të artit, kulturës dhe trashëgimisë, që në bazë të mundësive të tyre, botime të tilla me vlera kulturore e historike, t’i deponojnë në bibliotekën e Institutit tonë. /www.itsh.edu.mk/

—————————————————————————————————————————————————–

Prezantohen “Vlerat e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve”

photo 1Shkup, 27.05.2014 - Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup, sot në lokalet e Gjimanzit “Zef Lush Marku” në Shkup, realizoi projektin “Vlerat e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve dhe identiteti kombëtar”. Me këtë rast, para nxënësve dhe profesorëve të shumtë, studiuesit e ITSHKSH-së, paraqitën tema të ndryshme dhe interesante të cilat kryesisht kanë të bëjnë me kultivimin e trashëgimisë kulturore e shqiptarëve në Maqedoni.

Fillimisht, drejtori i ITSHKSH-së, Dr.Shefqet Zekolli, tha se përmes këtij projekti, Instituti vazhdon me komunikimin e drejtpërdrejtë me të gjitha shtresat potenciale, të cilat merren ose në të ardhmen do të mund të merren me ruajtjen e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoni.

Në emër të gjimnazit, foli profesoresha Luana Basha, e cila vlerësoi lartë konstributin e ITSHKSH-së, në transmetimin e njohurive deri tek nxënësit, të cilët në të ardhmen do të mund më profesionalisht të merren me këto problematika.

Udhëheqësi i projektit, Dr. Sefer Tahiri, tha se ky projekt synon  promovimin dhe afirmimin e trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve para gjeneratave të reja, sepse vetëm duke e njohur vetveten, në kushtet e globalizimit, mund ti njohim vlerat dhe identitetin e të tjerëve.

Më tej, u paraqitën këto studiues me punimet e tyre: Dr. Skender Asani “Rëndësia e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Shkup midis dy luftërave botërore”; Mr. Besnik Emini: “Trashëgimia familjare dhe ruajtja e saj”; Dr. Sevdail Demiri: “Shtypi shqiptar në Maqedoni, si trashëgimi kulturore”; Dr. Zeqirja Ibrahimi: “Gjuha dhe letërsia shqipe, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe identitetit të shqiptarëve”; Mr. Hidajete Azizi: “Rëndësia e emrave vetjakë”; Prof.dr. Izaim Murtezani: “Folklori dhe vlerat e tij, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe identitetit të shqiptarëve”.

Me mjaft interesim, u përcoll edhe filmi dokumentar “Një jetë në ikje – (Zejet në Maqedoni)”, me narrator Mr.Besnik Eminin.  /www.itsh.edu.mk/

photo 2photo 5

 

——————————————————————————————————————————————

Promovohen tetë botime të reja shkencore të ITSHKSH-së

photo 1

Shkup, 26.05.2014 - Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup, duke hyrë në vitin e gjashtë të funksionimit të tij si institucion publik shkencor, iu është përgjigjur me sukses detyrimeve ligjore, kërkesave shkencore-akademike, por edhe nevojave specifike, që ka ky institucion ndaj hulumtimit bazik dhe të thelluar të identitetit të shqiptarëve në tërësi, dhe të atyre të Maqedonisë në veçanti.

Sekretari shkencor i ITSHKSH-së, Dr.Sefer Tahiri, duke referuar në hollësi për angazhimet e deritashme të këtij instituti, theksoi se aktivitetet e ITSHKSH-së, janë shtrirë në shumë plane: në dimensionin e hulumtimit shkencor, veprimtarinë botuese dhe pjesëmarrjen e hulumtuesve shkencorë në tryeza, seminare dhe simpoziume shkencore. Sipas Tahirit, ITSHKSH, gjatë vitit të kaluar kalendarik nxori nga shtypi disa botime të reja, të cilat e plotësojnë mozaikun e literaturës shkencore, sidomos në sferën e gjuhësisë dhe letërsisë shqipe. Bëhet fjalë për numrin e 7 dhe 8 të revistës “Studime albanologjike”, numrat 5 dhe 6 të kolanës ”Scupi”, si dhe librat autoriale: “Fjalor i gabimeve gjuhësore” nga Prof.Dr.Qemal Murati, “Këngët lirike të Drinisë” nga Dr.Shefqet Zekolli, “Rreth tipareve gjuhësore të gazetës ‘Shkupi’ (1911-1912)” nga Dr. Bukurije Mustafa, si dhe “Said Najdeni–Hoxhë Voka dhe Hafiz Sherif Langu” nga Prof.Dr. Mahmud Hysa. Për të gjitha këto botime, kritika relevante e ka dhënë mendimin e vetë, duke vlerësuar lartë kontributin e çmuar të këtyre studiuesve nëpër këto lëmi të hulumtuar.

Drejtori i ITSHKSH-së, Dr.Shefqet Zekolli, veç tjerash tha se është kënaqësi për të gjithë punëtorët shkencor të këtij instituti, që me gjithë vështirësitë e natyrave të ndryshme, sot po arrijmë të promovojmë punën tonë gjatë vitit 2013, e cila rezultoi me gjithsej tetë botime, shumë konferenca shkencore dhe pjesëmarrje në organizime të rëndësishme të fushës së shkencës dhe kulturës në Maqedoni dhe jashtë saj. Sipas tij, ITSHKSH do të vazhdojë me punë edhe më tutje, me synime që të arrijë rezultate edhe më të mira në të gjitha fushat e saj.

Promovimin e përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Dibrës, Mr. Ruzhdi Lata, i cili duke e vlerësuar lartë punën e ITSHKSH-së, tha se ky institucion paraqet një Rilindje të dytë për shqiptarët e Maqedonisë.

Instituti ka qenë i hapur për bashkëpunim me institucionet relevante arsimore dhe shkencore në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, me të cilët ka këmbime si të literaturës shkencore, po ashtu edhe të pjesëmarrjes nëpër konferenca dhe projekte të ndryshme shkencore të sferës së gjuhës, letërsisë, historisë, etj. /www.itsh.edu.mk/ 

1 2 3

 

 

——————————————————————————————————————————————

ftesa promovim i botimeve te vitit 2013

 

 

—————————————————————————————————————-

 

Botimet e ITSHKSH-së, Bibliotekën e Kongresit Amerikan në Uashington

lkNga vizita e paradokohshme e përfaqësuesve të Institutit të trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, në Bibliotekën e Kongresit Amerikan në Uashington, veç tjerash iu dhuruan edhe revistat “Studime albanologjike” dhe edicionet “Scupi”. Këto botimet, tani janë vendosur në katalogun e botimeve të Kongresit, me këtë shënim:

 Studime albanologjike  /  Instituti i trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve – Shkup.

Publisher:  Shkup.

Vol 1 (2009) – Vol 7 (2013)

 SCUPI.  Instituti i trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve – Shkup.

Volumes 1-4 (2012)

Këtë e konfirmon drejtori i Dhomës Evropiane të Leximit pranë Bibliotekës së Kongresit Amerikan në Uashington, z. Grant G. Harris, përmes një e-maili drejtuar ITSHKSH-së, ku ai falënderon atë donacionin të rëndësishëm, dhe shpreh dëshirën që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tej.

Sipas z.Harris, këto publikime shkencore janë pikërisht ato që Biblioteka e Kongresit dëshiron për të mbledhur për hulumtuesit. Sipas tij, në këtë bibliotekë ndodhet ndoshta koleksioni më i madh i librave, revistave, hartave dhe regjistrimeve tjera nga dhe për Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën dhe jashtë këtyre vendeve.

Më poshtë mund ta lexoni letrën origjinale:

 ———————————————————-

Subject: Thank you from the Library of Congress

 Dear Mr. Limani,

I believe that you visited the Library of Congress a few weeks ago.  Several volumes were brought to me with your calling card, published by Instituti i trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve.  I especially thank you for the copies that you provided of the following two new and important publications:

Title:  Studime albanologjike  /  Instituti i trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve – Shkup.

Publisher:  Shkup.

Vol 1 (2009) – Vol 7 (2013)

SCUPI.  Instituti i trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve – Shkup.

Volumes 1-4 (2012)

These scholarly publications are exactly what the Library of Congress wishes to collect for researchers.  We have what is probably the largest collection of books, periodicals, maps, music, and recordings from and about Macedonia, Albania, and Kosovo outside of those countries.  Although we purchase some materials, we must rely on the consideration of editors such as yourself and others to help us enlarge our collections, and to make them known first of all through our online catalog.

Thank you again for donating these works to the Library of Congress.  Please thank the main editors (Krueredaktori) for me.  I wish you continued success.

Sincerely,

Grant G. Harris

Head, European Reading Room

Library of Congress

101 Independence Avenue, S.E.

Washington, D.C. 20540-4830

telephone   202-707-5859

fax   202-707-8482

email   grha@loc.gov

———————————————————-

Shkrimtarë, studiues dhe botues nga Shqipëria, vizitë në ITSHKSH

DSC_0126Shkup, 11.04.2014Shkrimtarë, studiues dhe botues të njohur nga Shqipëria, sot vizituan Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë në Shkup, ku u pritën nga drejtori Shefqet Zekolli, dhe punëtorët tjerë shkencor.

Në këtë grup të mysafirëve nga Shqipëria, ishin Moikom Zeqo, Besnik Mustafai, Flutura Açka, Ylljet Aliçka, Fatmir Toçi, Irena Toçi, Skender Rusi, Demir Gjergji, etj.

Ata u interesuan për funksionimin e Institutit dhe format e tjera të bashkëpunimit.

Mysafirët nga Shqipëria, këto ditë janë prezent me botimet e tyre në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Shkup, me ç’rast vizituan disa institucione tjera dhe zhvilluan debate të hapura lidhur me librin dhe kulturën në përgjithësi. /itsh.edu.mk/

DSC_0128 DSC_0129 DSC_0133

 

——————————————————————————————–