{"id":5299,"date":"2021-03-05T22:16:07","date_gmt":"2021-03-05T21:16:07","guid":{"rendered":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/?p=5299"},"modified":"2021-03-05T22:16:07","modified_gmt":"2021-03-05T21:16:07","slug":"anton-nike-berisha-itshksh-institucion-shkencor-qe-di-mirefilli-cfare-vepron-dhe-cka-synon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/anton-nike-berisha-itshksh-institucion-shkencor-qe-di-mirefilli-cfare-vepron-dhe-cka-synon\/","title":{"rendered":"Anton Nik\u00eb Berisha: ITSHKSH, INSTITUCION SHKENCOR Q\u00cb DI MIR\u00cbFILLI \u00c7FAR\u00cb VEPRON DHE \u00c7KA SYNON"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"alignnone size-large wp-image-5257\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/anton-berisha-1024x666.jpg\" alt=\"\" width=\"618\" height=\"402\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/anton-berisha-1024x666.jpg 1024w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/anton-berisha-300x195.jpg 300w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/anton-berisha-768x500.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 618px) 100vw, 618px\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong><em>\u2013 Viti 2020 \u2013 ishte nj\u00eb vit i veprimtaris\u00eb s\u00eb pasur k\u00ebrkimore, shkencore dhe botuese i Institutit t\u00eb<\/em><em> Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup<\/em><\/strong><em><strong>\u2013<\/strong> <\/em><\/p>\n<p><span style=\"text-decoration: underline;\">Nga <strong>Anton Nik\u00eb BERISHA\u00a0<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb shtegtimin e vet shkencor, Instituti i Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup si synim kryesor pati dhe ka pun\u00ebn e mir\u00ebfillt\u00eb hulumtuese dhe shkencore p\u00ebr ndri\u00e7imin e rrjedhave dhe t\u00eb dukurive q\u00eb e p\u00ebrcoll\u00ebn dhe e p\u00ebrcjellin bot\u00ebn shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, me p\u00ebrqendrim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb rrjedhave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Mir\u00ebpo, duhet th\u00ebn\u00eb, po ashtu, se ky Institut fush\u00ebvperimtarin\u00eb e vet shkencore e shtrin dhe n\u00eb hulumtimin dhe v\u00ebshtrimin e dukurive t\u00eb popujve e t\u00eb kulturave t\u00eb tjera q\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrkojn\u00eb me dukurit\u00eb e bot\u00ebs shqiptare ose e ndihmojn\u00eb njohjen e tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky p\u00ebrcaktim i Institutit mb\u00ebshtetet n\u00eb faktin se afrimi i popujve t\u00eb ndrysh\u00ebm b\u00ebhet m\u00eb s\u00eb miri duke i njohur rrjedhat dhe ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb vendimtare dhe e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb historin\u00eb e tyre. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, njohja e jet\u00ebs dhe e historis\u00eb s\u00eb nj\u00eb populli tjet\u00ebr i hap shteg njohjes s\u00eb vet\u00eb popullit shqiptar dhe anasjelltas: njohja e mir\u00ebfillt\u00eb, shkencore e bot\u00ebs shqiptare mund\u00ebson dhe njohjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb. Asnj\u00eb popull s\u2019ka\u00a0 jetuar i izoluar, vet\u00ebm p\u00ebr vete e me veten, por n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me popujt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Instituti i Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup me pun\u00ebn e vet hulumtuese, shkencore dhe botuese ka d\u00ebshmuar se \u00ebsht\u00eb i hapur ndaj t\u00eb gjitha atyre rrjedhave e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb njeriut, kudo qoft\u00eb ai dhe kudo q\u00eb ai jeton dhe vepron, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb afrimit e t\u00eb mir\u00ebqenies midis popujve dhe kulturave t\u00eb ndryshme. Politika e lakolizmit, e interesave grupore ose asosh q\u00eb kan\u00eb ngjyrimin e pun\u00ebs ditore ose ngjyrim politik, ka qen\u00eb e mbetet e huaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Institut.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ajo q\u00eb n\u00eb veprimtarin\u00eb e k\u00ebtij institucioni shkencor ngrihet mbi t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb ndri\u00e7imi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs kulturore e historike, mb\u00ebshtetur n\u00eb dokumente e argumente t\u00eb verifikuara e t\u00eb besueshme, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb p\u00ebrligjet p\u00ebrmes hulumtimeve dhe argumentimit shkencor, e jo p\u00ebrmes pohimeve e deklaratave. Them k\u00ebshtu p\u00ebr arsye se gjith\u00eb puna e Institutit konkretizohet p\u00ebrmes takimeve, konferencave, tribunave t\u00eb hapura e t\u00eb organizuara me p\u00ebrkushtim, me pjes\u00ebmarrje t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve te brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm si dhe p\u00ebrmes botimeve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmend k\u00ebtu vet\u00ebm dy veprimtari t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Institutit: mbajtja e edicionit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb manifestimit kulturor\u2013shkencor \u201cDit\u00ebt e Alfabetit\u201d, me rastin e 112-vjetorit t\u00eb Kongresit t\u00eb Manastirit, t\u00eb mbajtura n\u00eb Shkup e t\u00eb vazhduan n\u00eb Strumic\u00eb, brenda t\u00eb cilit u b\u00ebn\u00eb shum\u00eb takime e aktivitete dhe ku p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u b\u00ebn\u00eb homazhe tek varri i iluministit Gjerasim Qiriazi si dhe dy sh\u00ebnimi i p\u00ebrvjetor\u00ebve t\u00eb N\u00ebn\u00ebn tone Tereze, m\u00eb 6 gusht dhe m\u00eb 5 shtator. Instituti \u00ebsht\u00eb i vetmi institucion q\u00eb merret denj\u00ebsisht me ndri\u00e7imin e vepr\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duhet th\u00ebn\u00eb se edhe botimet e b\u00ebra gjat\u00eb vitit 2020 p\u00ebrligjin mir\u00ebfilli p\u00ebrcaktimin dhe veprimtarin\u00eb e pasur e p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka t\u00eb vlefshme. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre librave shkencor\u00eb d\u00ebshmohet dija shkencore dhe e v\u00ebrteta shkencore dhe kjo dije p\u00ebr\u00e7ohet dhe dhurohet p\u00ebrmes k\u00ebtyre botimeve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Edhe hapja ndaj institucioneve t\u00eb tjera t\u00eb natyr\u00ebs hulumtuese shkencore dhe bashk\u00ebpunimi me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb mir\u00eb sosh n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut ose t\u00eb shteteve t\u00eb tjera, sidomos atyre fqinje, po dhe me studiues dhe personalitete t\u00eb ve\u00e7anta, tregon mir\u00ebfilli p\u00ebrcaktimin e Institutit q\u00eb ta lart\u00ebsoj\u00eb dhe ta pasuroj\u00eb veprimtarin\u00eb e vet.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Viti 2020, jo vet\u00ebm e d\u00ebshmoi p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebrcaktimin e Institutit q\u00eb gjat\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij t\u00eb hulumtoj\u00eb e t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb nj\u00eb varg dukurish t\u00eb qen\u00ebsishme, po e pasuroi edhe m\u00eb tej, duke i hapur shtigje, q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb veprimtari dhe rezultate edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb e njohur se idet\u00eb e m\u00ebdha shpesh\u00a0ballafaqohen me kund\u00ebrshtime t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme, sidomos nga ata q\u00eb pun\u00ebt i shohin p\u00ebrmes interesave vetjake ose nuk v\u00ebrejn\u00eb, si\u00e7 thuhet, p\u00ebrtej hund\u00ebs s\u00eb tyre, po ato (idet\u00eb e m\u00ebdha) krijojn\u00eb t\u00eb tashme dhe hapin udh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrparuar. Mbi k\u00ebt\u00eb strategji ngrihet dhe vepron Instituti i Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Instituti s\u2019ka tema t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb vogla, po ka hulumtim shkencor, ka gjurmim t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb argumentuar, pra ndri\u00e7im shkencor dhe i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ashtuquajtura \u201ct\u00eb vogla\u201d, ku fshihen t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Instituti i Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb denj\u00eb hulumtuese dhe shkencore p\u00ebr tematika q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn nuk jan\u00eb studiuar n\u00eb at\u00eb p\u00ebrmas\u00eb dhe thell\u00ebsi, duke sh\u00ebrbyer edhe si shembull p\u00ebr institucionet e ngjashme, por duke krijuar dhe tradit\u00eb. Me pak fjal\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vat\u00ebr e fuqishme, ku v\u00ebzhgohen edhe me rrjedhat e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme; p\u00ebrfillet ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrparimtare, e drejt\u00eb e denj\u00eb, dhe u kund\u00ebrvihet ideve q\u00eb zgjojn\u00eb tundime, urrejtje dhe synojn\u00eb ta t\u2019i ndalin rrjedhat q\u00eb p\u00ebrligjin r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ndri\u00e7imit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, si\u00e7 ka ngjar\u00eb me reagimin kund\u00ebr gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes ndaj Holokaustit dhe antisemitizmit. Me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb veprimi, Instituti vetvetiu p\u00ebrligj mbrojtjen e t\u00eb drejtave dhe t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor, pa marr\u00eb parasysh se kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me tragjiken e nj\u00eb populli tjet\u00ebr, n\u00eb rastin konkret me popullin hebre, q\u00eb sipas Bibl\u00ebs \u00ebsht\u00eb popull i zgjedhur i Hyjit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duhet p\u00ebrmendur edhe k\u00ebmb\u00ebnguljen e organeve t\u00eb Institutit p\u00ebr mbrojtjen dhe afirmimin e barazis\u00eb kulturore e gjuh\u00ebsore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, si\u00e7 ishte rasti me vendosjen e pllak\u00ebs p\u00ebrkujtimore edhe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe p\u00ebr N\u00ebn\u00ebn Tereze n\u00eb Sheshin e Shkupit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Se p\u00ebrcaktimi dhe veprimtaria e Institutit ngrihet mbi bazat e p\u00ebrmendura p\u00ebrligjet edhe nga themelimi i dy departamenteve sa t\u00eb ve\u00e7anta, aq dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: Departamenti p\u00ebr hulumtimin e trash\u00ebgimis\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb Gonxhe Bojaxhiut \u2013 N\u00ebn\u00ebs Tereze, tashm\u00eb e shpallur shenjt\u00ebresh\u00eb nga Vatikani, dhe i Departamentit p\u00ebr edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit, q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pasurimit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij Instituti.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb merresh me trash\u00ebgimin\u00eb e Gonxhe Bojaxhiut \u2013 N\u00ebn\u00ebs Tereze, t\u00eb cil\u00ebn bota e quajti N\u00ebn\u00eb dhe e shpalli t\u00eb shenjt\u00eb dhe sa ishte gjall\u00eb\u2013 pik\u00ebrisht p\u00ebr flijimin e saj p\u00ebr tjetrin, pa dallim besimi, race, krahine. N\u00ebna Tereze gjith\u00eb jet\u00ebn e vet e flijoi p\u00ebr njer\u00ebzit e varf\u00ebr e t\u00eb braktisur, p\u00ebr ata q\u00eb shoq\u00ebria njer\u00ebzore kishte hequr dor\u00eb. K\u00ebta njer\u00ebz ajo i donte me dashurin\u00eb e Hyjit. Pra, t\u00eb b\u00ebsh t\u00eb njohur, p\u00ebrmes aktiviteteve dhe botimeve, r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e veprimit t\u00eb nj\u00eb personi q\u00eb jet\u00ebn e vet e flijoi p\u00ebr tjetrin, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb ngrihesh n\u00eb rrafshin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtimit njer\u00ebzor dhe hyjnor.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Edhe hapja e Departamentit p\u00ebr edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit, e v\u00eb Institutin e trash\u00ebgimis\u00eb shpirt\u00ebrore e kulturore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup n\u00eb rrafshin q\u00eb e synojn\u00eb dhe institucionet m\u00eb t\u00eb shquara n\u00eb bot\u00eb. Po kujtoj k\u00ebtu vet\u00ebm botimet \u201cManual p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebnien dhe m\u00ebsimnx\u00ebnien e Holokaustit\u201d dhe \u201cLegjislacioni bazik antisemitik i Mbret\u00ebris\u00eb Bullgare\u201d nga autor\u00ebt Sk\u00ebnder Asani, Nora Maliqi-Zylali dhe Vllado Popovski.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmend se thelbin e pun\u00ebs s\u00eb Institutit t\u00eb Shkupit e b\u00ebjn\u00eb, pos t\u00eb tjerash, kat\u00ebr fush\u00ebveprimtari t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme:<\/p>\n<ol style=\"text-align: justify;\">\n<li>Puna e mir\u00ebfillt\u00eb hulumtuese shkencore, q\u00eb p\u00ebrmbushet p\u00ebrmes projekteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta ose t\u00eb ve\u00e7anta,<\/li>\n<li>Konferencat, simpoziumet, tribunat e takimet shkencore, q\u00eb i japin sa nj\u00eb gjall\u00ebri aq dhe d\u00ebshmojn\u00eb lidhshm\u00ebrin\u00eb me koh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb<\/li>\n<li>Botimet shkencore dhe ato t\u00eb karakterit njoh\u00ebs informues dhe<\/li>\n<li>Bashk\u00ebpunimi me institucionet e ngjashme n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe t\u00eb shteteve fqinje ose edhe m\u00eb gjer\u00eb, n\u00eb rrafshin evropian dhe bot\u00ebror.<\/li>\n<\/ol>\n<p style=\"text-align: justify;\">Bazuar n\u00eb konceptin q\u00eb e p\u00ebrmenda, sa t\u00eb hapur aq dhe modern, Instituti i Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup do t\u00eb vazhdoj\u00eb hulumtimin dhe ndri\u00e7imin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb historis\u00eb e t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, edhe ato bashk\u00ebkohore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, pa l\u00ebn\u00eb anash dhe figurat q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb em\u00ebr dhe kan\u00eb krijuar histori.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb Institut vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb i pandryshuar: puna e mir\u00ebfillt\u00eb shkencore dhe hulumtimi dhe ndri\u00e7imi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye organet p\u00ebrkat\u00ebse shtet\u00ebrore t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut duhet ta p\u00ebrkrahin dhe ta ndihmojn\u00eb veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. K\u00ebt\u00eb duhet ta b\u00ebjn\u00eb sidomos institucionet q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb veprim ata mund\u00ebsojn\u00eb dhe nxisin p\u00ebrparimin e shkenc\u00ebs e nj\u00ebherit dhe mir\u00ebkuptimin midis njer\u00ebzve, kulturave dhe popujve dhe i japin jet\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb bashk\u00ebveprimit dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs n\u00eb Republik\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr pun\u00ebn e mir\u00ebfillt\u00eb dhe p\u00ebr q\u00ebndrimin e denj\u00eb t\u00eb k\u00ebtij Instituti d\u00ebshmojn\u00eb edhe mir\u00ebnjohjet e b\u00ebra nga institucionet, personat dhe organet, qoft\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, qoft\u00eb t\u00eb shteteve t\u00eb tjera. Po p\u00ebrmend k\u00ebtu vet\u00ebm Departamentin e Shtetit Amerikan. N\u00eb raportin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr lirit\u00eb fetare, p\u00ebr vitin 2019 n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, p\u00ebrmend\u00ebt dhe ndihmesa e Institutit t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb e d\u00ebshmon dhe p\u00ebrkrahja dhe bashk\u00ebpunimi me ambasadorin e Izraelit n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, Dan Oryan.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke pasur parasysh at\u00eb q\u00eb thash m\u00eb lart dhe t\u00eb arriturat e deritanishme, mund t\u00eb them me bindje se Instituti i Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup, ka krijuar nj\u00eb baz\u00eb e p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr ta vazhduar e pasuruar veprimtarin\u00eb hulumtuese e shkencore dhe t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb tej nj\u00eb vat\u00ebr dhe nj\u00eb pik\u00eb referimi e pik\u00ebsynimeve dhe e shtegtimit drejt p\u00ebrparimit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb njeriut n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe t\u00eb p\u00ebrfshihet m\u00eb me leht\u00ebsi n\u00eb rrjedhat e qytet\u00ebrimit evropian dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb duket me vend q\u00eb ta mbyll k\u00ebt\u00eb qasje timen p\u00ebr ndri\u00e7imin e p\u00ebrcaktimit e t\u00eb konceptit t\u00eb veprimit hulumtues e shkencor t\u00eb Institutit t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup me fjal\u00ebt e drejtorit t\u00eb saj Dr. Sk\u00ebnder Asanit, t\u00eb th\u00ebna n\u00eb simpoziumin me rastin e sh\u00ebnimit t\u00eb 552-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb heroit ton\u00eb komb\u00ebtar \u2013 Gjergj Kastrioti \u2013 Sk\u00ebnderbeu, t\u00eb organizuar nga Kolegji ILIRIA n\u00eb Prishtin\u00eb me tem\u00ebn: \u201cSk\u00ebnderbeu n\u00eb dokumente t\u00eb panjohura arkivore t\u00eb vendeve t\u00eb huaja\u201d: \u201cShqiptar\u00ebve u duhet sot nj\u00eb Sk\u00ebnderbe i Rilindjes Komb\u00ebtare, nj\u00eb Sk\u00ebnderbe q\u00eb i bashkon shqiptar\u00ebt, q\u00eb i rrafshon dallimet krahinore e fisnore, nj\u00eb Sk\u00ebnderbe q\u00eb i shkrin p\u00ebrkat\u00ebsit\u00eb religjioze dhe nj\u00eb Sk\u00ebnderbe q\u00eb nuk na p\u00ebrplas me asnj\u00eb komb tjet\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Sk\u00ebnderbeu i flet edhe Ballkanit, duke b\u00ebr\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr paqe dhe bashk\u00ebjetes\u00eb mes popujve, nd\u00ebrsa po ky Sk\u00ebnderbe i flet dhe Evrop\u00ebs se shqiptar\u00ebt, por edhe t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon, do t\u00eb duhet t\u2018i kthehen origjin\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb qytet\u00ebrimit Per\u00ebndimor\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<em>Shkup, 2 mars 2021<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2013 Viti 2020 \u2013 ishte nj\u00eb vit i veprimtaris\u00eb s\u00eb pasur k\u00ebrkimore, shkencore dhe botuese i Institutit t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup\u2013 Nga Anton Nik\u00eb BERISHA\u00a0 N\u00eb shtegtimin e vet shkencor, Instituti i Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup si synim kryesor pati dhe ka pun\u00ebn e mir\u00ebfillt\u00eb hulumtuese &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":5257,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,53],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5299"}],"collection":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5299"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5299\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5300,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5299\/revisions\/5300"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5257"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5299"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5299"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5299"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}