{"id":6611,"date":"2022-09-05T10:36:00","date_gmt":"2022-09-05T09:36:00","guid":{"rendered":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/?p=6611"},"modified":"2022-09-05T10:36:00","modified_gmt":"2022-09-05T09:36:00","slug":"nena-tereze-nje-spirance-qe-lidhe-varkat-ne-ujerat-e-shqetesimeve-tona","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/nena-tereze-nje-spirance-qe-lidhe-varkat-ne-ujerat-e-shqetesimeve-tona\/","title":{"rendered":"N\u00cbNA TEREZE, NJ\u00cb SPIRANC\u00cb Q\u00cb LIDH\u00cb VARKAT N\u00cb UJ\u00cbRAT E SHQET\u00cbSIMEVE TONA"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shkruan prof.dr. Skender Asani<\/strong><\/p>\n<p>Titulli i k\u00ebsaj ekspozite \u201c<em>E KAM N\u00cb ZEM\u00cbR POPULLIN TEM SHQIPTAR\u201d<\/em>, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajtmotiv q\u00eb ng\u00ebrthen n\u00eb vetvete\u00a0 udh\u00ebtimin n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb filozofis\u00eb jet\u00ebsore t\u00eb Gonxhe Bojaxhiut-N\u00ebn\u00ebs Tereze. Duke iu faleminderuar Don Lush Gjergjit i cili ishte nj\u00eb njoh\u00ebs dhe ndjek\u00ebs i spikatur i veprimtaris\u00eb s\u00eb shumanshme t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze, ne sot kemi edhe k\u00ebt\u00eb fond fotografish t\u00eb cilat ai i shoq\u00ebroi me intervista, reportazhe e shkrime\u00a0 t\u00eb ndryshme autoriale q\u00eb i botoi n\u00eb librat e tij. N\u00ebse zb\u00ebrthejm\u00eb th\u00ebnien e njohur NJ\u00cb FOTOGRAFI VLEN SA NJ\u00cb MIJ\u00cb FJAL\u00cb, mund t\u00eb themi lirisht se edhe k\u00ebto fotografi q\u00eb sot i kemi para nesh, shprehin n\u00eb vetvete \u00a0linjat karakterologjike t\u00eb nj\u00eb personaliteti kompleks, si\u00e7 ishte N\u00ebna Tereze, me gjith\u00eb bot\u00ebn e saj t\u00eb pasur shpirt\u00ebrore q\u00eb manifestohej me vepra konkrete dedikuar t\u00eb s\u00ebmurve dhe t\u00eb braktisurve.<\/p>\n<p>Pasi ta kemi shikuar k\u00ebt\u00eb ekspozit\u00eb dhe pasi t\u2019i kemi mbyllur syt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, n\u00eb shiritin e imagjinat\u00ebs do t\u00eb na duket sikur l\u00ebviz nj\u00eb tren i gjat\u00eb, fundi i t\u00eb cilit nuk duket asgj\u00ebkundi. Udh\u00ebtimi i pambarim i k\u00ebtij treni vazhdon edhe sot, kurse n\u00eb t\u00eb ndodhet nj\u00eb udh\u00ebtare e cila pret e p\u00ebrcjell njer\u00ebz nga stacionet e ndryshme t\u00eb jet\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb N\u00ebna Tereze, e cila udh\u00ebtimin e saj maratonik e filloi nga kalld\u00ebrmet e \u00c7arshis\u00eb s\u00eb Vjet\u00ebr t\u00eb Shkupit dhe e vazhdoi n\u00eb shtigjet e gjata t\u00eb globit.<\/p>\n<p>Ne q\u00eb nderojm\u00eb kujtimin p\u00ebr t\u00eb n\u00eb qytetin e saj t\u00eb lindjes, dhe n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet ku emri dhe vepra e saj lart\u00ebsohen,\u00a0 mundohemi t\u00eb ruajm\u00eb disa nga thesaret e \u00e7muara t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb saj jet\u00ebsore, duke nxjerr\u00eb m\u00ebsime dhe udh\u00ebzime q\u00eb N\u00ebna Tereze na i la si nj\u00eb testament i shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7ka mbetet p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb doktrin\u00eb t\u00eb njer\u00ebzimit sot, \u00ebsht\u00eb urt\u00ebsia dhe maturia me t\u00eb cil\u00ebn N\u00ebn\u00eb Tereza i qasej problemeve e mosmarr\u00ebveshjeve q\u00eb\u00a0 shfaqeshin n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb globit. Edhe nj\u00eb pjes\u00eb e fotografive t\u00eb k\u00ebsaj ekspozite d\u00ebshmojn\u00eb se N\u00ebn\u00eb Tereza nuk u mbyll n\u00eb vetmin\u00eb e saj, por p\u00ebrkundrazi udh\u00ebtoi gijithkund ku prosit\u00eb dhe sugjerimet e saj merreshin shum\u00eb seriozisht nga lider\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm bot\u00ebror\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt sa her\u00eb q\u00eb ndodheshin n\u00eb situata t\u00eb nd\u00ebrlikuara e konfliktuoze, kishin si udh\u00ebrr\u00ebfim pik\u00ebrisht urt\u00ebsin\u00eb e N\u00ebn\u00ebs Tereze.<br \/>\nAjo p\u00ebr \u00e7ka angazhohemi edhe ne si Institut, me gjith\u00eb veprimtarin\u00eb hulumtuese e shkencore t\u00eb Departamentit p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb e Gonxhe Bojaxhiut-N\u00ebn\u00ebs Tereze, nd\u00ebrlidhet pik\u00ebrisht me filozofin\u00eb e k\u00ebsaj doktrine paq\u00ebsore t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze, e cila mund t\u00eb aplikohet edhe sot, pasi q\u00eb shum\u00eb shtete e popuj aktualisht nuk po mund t\u00eb gjejn\u00eb forc\u00eb shpirt\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb tejkaluar konfliktet dhe mosmarr\u00ebveshjet. Mjafton nj\u00eb rishikim i porosive largpam\u00ebse t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze, p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb p\u00ebrfundim se \u00e7mimi i paq\u00ebs gjithmon\u00eb matet n\u00eb peshoren e urt\u00ebsis\u00eb, kurse N\u00ebna Tereze mund t\u00eb merret si nj\u00eb gur\u00eb peshoreje q\u00eb vendos balance n\u00eb mes t\u00eb keqes dhe t\u00eb mir\u00ebs, n\u00eb mes t\u00eb dashuris\u00eb dhe urrejtjes, n\u00eb mes t\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb err\u00ebt dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb ndritur.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzimi sot vuan edhe p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb ushqimit dhe resurseve t\u00eb ndryshme natyrore, por nj\u00eb s\u00ebmundje m\u00eb e madhe nga e cila nuk po mundet t\u00eb sh\u00ebrohet planeti yn\u00eb, \u00ebsht\u00eb mungesa e dashuris\u00eb dhe ngroht\u00ebsis\u00eb njer\u00ebzore. Sa m\u00eb tep\u00ebr po lidhemi n\u00eb rrjetin global t\u00eb komunikmeve , aq m\u00eb tep\u00ebr po e shtojm\u00eb distanc\u00ebn \u00a0familjare e miq\u00ebsore nga nj\u00ebri tjetri, sepse dimensioni material\u00a0 i njeriut modern ia ka z\u00ebn\u00eb frym\u00ebn dimensionit shpirt\u00ebror e human dhe p\u00ebr pasoj\u00eb ne sot kemi shtim t\u00eb depresionit dhe vetmis\u00eb tek njer\u00ebzit.<br \/>\nPor, megjithat\u00eb ka nj\u00eb shpres\u00eb q\u00eb njer\u00ebzimi t\u00eb sh\u00ebrohet nga ky kolaps shpirt\u00ebror, n\u00ebse n\u00eb kurikulat shkollore fillon t\u00eb zbatohet doktrina paq\u00ebsore e N\u00ebn\u00ebs Tereze.<\/p>\n<p>Ne si Departament p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb e Gonxhe Bojaxhiut-N\u00ebn\u00ebs Tereze shum\u00eb shpejt do t\u00eb dalim me nj\u00eb nism\u00eb drejtuar Minitris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe Shkenc\u00ebs, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb donim t\u00eb ofrojm\u00eb nj\u00eb pako edukative-pedagogjike me m\u00ebsime, k\u00ebshilla e p\u00ebrvoja jet\u00ebsore t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze. Duke qen\u00eb pjes\u00eb fakultative e kurikulave arsimore, kjo pako edukative-pedagogjike do t\u00eb mund t\u00eb ndihmoj\u00eb shum\u00eb n\u00eb ventilimin shpirt\u00ebror t\u00eb hap\u00ebsirave tona t\u00eb mbyllura mendore, pasi q\u00eb N\u00ebna Tereze me pashterrshm\u00ebrin\u00eb e thesarit t\u00eb saj njer\u00ebzor, human e paq\u00ebsor duhet t\u00eb na sh\u00ebrbej\u00eb si spiranc\u00eb ku do t\u00eb mund t\u00eb lidheshin t\u00eb gjitha varkat n\u00eb uj\u00ebrat e shqet\u00ebsimeve tona.<\/p>\n<p>Ju faleminderit p\u00ebr v\u00ebmendjen!<\/p>\n<p><strong>Shkup, 05 shtator 2022<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan prof.dr. Skender Asani Titulli i k\u00ebsaj ekspozite \u201cE KAM N\u00cb ZEM\u00cbR POPULLIN TEM SHQIPTAR\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajtmotiv q\u00eb ng\u00ebrthen n\u00eb vetvete\u00a0 udh\u00ebtimin n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb filozofis\u00eb jet\u00ebsore t\u00eb Gonxhe Bojaxhiut-N\u00ebn\u00ebs Tereze. Duke iu faleminderuar Don Lush Gjergjit i cili ishte nj\u00eb njoh\u00ebs dhe ndjek\u00ebs i spikatur i veprimtaris\u00eb s\u00eb shumanshme t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":6612,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,53],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6611"}],"collection":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6611"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6611\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6613,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6611\/revisions\/6613"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6612"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6611"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6611"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6611"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}