{"id":6691,"date":"2022-09-30T10:39:13","date_gmt":"2022-09-30T09:39:13","guid":{"rendered":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/?p=6691"},"modified":"2022-09-30T10:39:13","modified_gmt":"2022-09-30T09:39:13","slug":"skender-asani-regjenerues-i-kujteses-komunitare-t%d1%91-trashegimise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/skender-asani-regjenerues-i-kujteses-komunitare-t%d1%91-trashegimise\/","title":{"rendered":"Skender Asani, regjenerues i kujtes\u00ebs komunitare t\u0451 trash\u00ebgimis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sot, 29 shtator \u00ebsht\u00eb Dita Komb\u00ebtare e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore, e shpallur nga Ministria e Kultur\u00ebs q\u00eb prej vitit 2003. D\u00ebshiroj t\u2019ja dedikoj Professor\u00a0 Skender Aanit q\u00eb m\u00eb frym\u00ebzoi t\u00eb ndaj me ju k\u00ebt\u00eb shkrim.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shkruan Rozi DAKO<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shpesh pushimet p\u00ebr mua shnd\u00ebrrohen n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim q\u00eb ngjan me shum\u00eb me nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shuar etjen p\u00ebr t\u00eb njohur. K\u00ebto udh\u00ebtime mund t\u00eb kthehen n\u00eb eksperienca mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse kur mendja ushqehet me emocione si rrjedhoj\u00eb e takimeve me persona t\u00eb vecant\u00eb q\u00eb dhurojn\u00eb me bujari jo vet\u00ebm koh\u00ebn e tyre, por edhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb transmetuar \u00e7far\u00eb pasuron njohurit\u00eb tona, pra i japin jet\u00eb eksperienc\u00ebs ton\u00eb prej udh\u00ebtari.<br \/>\nNj\u00eb nga k\u00ebto eksperienca provova pik\u00ebrisht n\u00eb Zagreb, ku u njoha p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me Profesor Skender Asanin, n\u00eb qytetin q\u00eb u ktheva ta vizitoja 2 vjet mbasi kishte ndodhur t\u00ebrmeti i fort\u00eb i 29 dhjetorit 2020, ku pati 7 viktima, shum\u00eb t\u00eb plagosur dhe d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb qend\u00ebr dhe n\u0451 nd\u00ebrtesat historike t\u00eb qytetit. Me k\u00ebnaq\u00ebsi vura re q\u00eb qyteti, n\u00eb dukje, kishte filluar t\u00eb funksiononte normalisht dhe plag\u00ebt i kishin l\u00ebn\u00eb vend nj\u00eb gjall\u00ebrie zhurmuese verore. Vet\u00ebm katedralja, tradhtonte k\u00ebt\u00eb gjall\u00ebri, me plag\u00ebt e saja t\u00eb thella ende t\u00eb mb\u00ebshtjella me garza skelash q\u0451 nuk i lejonin v\u00ebshtrimit t\u00eb penetronte nd\u00ebr to e q\u0451 ende t\u00eb pash\u00ebruara po kurohen prej dy vitesh. Q\u00ebndronte e vetmja d\u00ebshmi e asaj dite t\u00eb frikshme q\u0451 nga e cila katedralja nuk hapte dyert e saja p\u00ebr t\u00eb pritur besimtar\u00ebt dhe vizitoret e p\u00ebrfundimi i rikonstruktimit dhe m\u00eb pas hapja e s\u0451 cil\u00ebs ishte akoma e pacaktuar e sidoqoft\u00eb jo e af\u00ebrme.<br \/>\nE zhg\u00ebnjyer nga pamund\u00ebsia p\u00ebr ta vizituar u drejtova tek Arkivi i Shtetit, p\u00ebr nj\u0451 vizit\u00eb t\u00eb prenotuar me shoq\u00ebrues. Arkivat dhe bibliotekat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u0451 pasion gati obsesiv q\u0451 lidhet ngusht\u0451 me f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb dhe rinin\u00eb time, t\u0451 ushqyera q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri nga n\u00ebna ima Zana Shehu, studiuese e historiane. Obsesiviteti im p\u00ebr k\u00ebto objekte m\u00eb shtyn\u00eb t\u00eb vizitoj gjat\u0451 udh\u00ebtimit t\u0451 k\u00ebtij viti edhe 3 biblioteka t\u00eb tjera t\u00eb mrekullueshme, ku, 2 prej tyre i p\u00ebrkisnin manastireve t\u00eb shekullit XI. Rikuperimi i arkivit t\u00eb Zagrebit nga d\u00ebmet e t\u00ebrmetit dhe rihapja e saj p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga aktet e normalizimit t\u00eb jet\u00ebs mbas t\u00ebrmetit, dhe bukurin\u00eb e saj e kishte \u201cpushtuar\u201d heshtja e shum\u00eb studiuesve q\u0451 kan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar k\u00ebshtu hap\u00ebsir\u00ebn e tyre natyrale.<br \/>\nVizita n\u00eb Arkivin e Shtetit ishte e ushqyer nga kurioziteti im jo vet\u00ebm p\u00ebr ve\u00e7anshm\u00ebrin\u00eb e saj arkitektonike ku dominon stili \u2018art dec\u00f2\u2019 dhe fasada e dekoruar me dy bufa, simbol i men\u00e7uris\u00eb, por edhe nga mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb vizituar disa salla t\u00eb ve\u00e7anta, t\u0451 dekoruara n\u0451 stil \u2018art nouveau\u2019, t\u00eb hapura p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr publikun. \u00c7far\u00eb emocioni t\u00eb vizitosh nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb q\u00eb ruan me besnik\u00ebri, edhe pas nj\u0451 ristrukturimi kaq t\u0451 r\u0451nd\u0451sish\u0451m, vlerat arkitektonike q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson q\u00eb nga nd\u00ebrtimi i saj n\u00eb vitin 1913, projektuar nga arkitekti Rudolf Lubynsi. Admirimi p\u00ebr dekorimet e ambienteve dhe sallave t\u00eb brendshme, dritaret me stil \u2018art dec\u00f2\u2019 e afresket, llambat e bankave t\u0451 leximit, pasqyrohet dhe gjen shprehjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb gjat\u0451 vizit\u00ebs s\u0451 sall\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb leximit. Vizita e k\u00ebsaj salle m\u0451 emocionoi e m\u0451 ringjalli kujtimet e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb kur, rreth mosh\u00ebs 11 vje\u00e7, shkoja t\u00eb kaloja ndopak koh\u00eb n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare n\u00eb Tiran\u00eb me n\u00ebn\u00ebn time e cila prej 10 vjet\u00ebsh tashme punonte me vazhdueshm\u00ebri edhe n\u00eb Arkivin e Shtetit n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr mbledhjen e dokumenteve t\u00eb familjes ton\u0451 Qiriazi -Dako. Edhe pse nj\u0451 ambient familjar p\u00ebr mua, nuk ndihesha fort rehat sepse mendoja q\u00eb prania jon\u00eb dhe z\u00ebri i ciceronit mund t\u0451 shqet\u00ebsonte studiuesit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye isha pak n\u00eb siklet, por nd\u00ebrkoh\u00eb mundohesha q\u00eb zhurma e hapave t\u00eb mija n\u00eb sall\u00eb t\u00eb ishte e paperceptueshme, trupi im gati lundronte n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb dhe pa guxuar ti k\u00ebrkoja asnj\u00eb pyetje apo ti shprehja ndonj\u00eb kureshtje ciceronit. V\u00ebshtrimi im shpesh ishte i drejtuar tek studiuesit p\u00ebr t\u00eb kapur edhe m\u0451 t\u0451 voglin reagim negativ ndaj pranis\u00eb ton\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u0451 mezi prisja q\u0451 t\u00eb mbaronte vizita n\u00eb sall\u00eb. Por edhe pse isha n\u00eb siklet, v\u00ebshtrimi im ishte drejtuar objekteve t\u00eb studimit dhe emocionet u b\u00ebn\u00eb akoma m\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebse kur m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen aparati p\u00ebr t\u00eb par\u00eb filmime nga nj\u00eb studiues q\u00eb m\u00eb ngjalli mallin e mamas\u00eb kur ishte nj\u00eb studiuese e re me kok\u00ebn e p\u00ebrkulur p\u00ebr t\u00eb studiuar dokumentin e radh\u00ebs\u2026 M\u00eb tutje ndodhej nj\u00eb studiuese q\u00eb po konsultonte nj\u00eb lib\u00ebr t\u0451 viteve 1900, ku ishin t\u00eb p\u00ebrfshira harta t\u00eb ndryshme, e dy radh\u00eb m\u00eb tutje ishte nj\u00eb grup studiuesish. Me t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebmendjen, ndoshta sepse ishin n\u00eb grup apo sepse po konsultonin dokumentet me nj\u00ebri tjetri dhe, nd\u00ebrsa po largoheshim m\u00eb kapi veshi nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb shqiptuar nga nj\u00ebri prej tyre. Kjo fjal\u00eb gati e p\u00ebshp\u00ebritur e gati e paperceptueshme qe si shk\u0451ndij\u0451, ishte fjala shqip \u201ck\u00ebtu\u201d. \u00cbsht\u00eb e pap\u00ebrshkrueshme habia e atij momenti, e tashm\u00eb v\u00ebzhgimit admirues t\u0451 detajeve t\u00eb sall\u00ebs shoq\u00ebruar nga p\u00ebrshkrimi i ciceronit, iu shtua kurioziteti drejt grupit t\u00eb studiuesve. A do t\u00eb ishin vall\u00eb shqiptar\u0451, apo kisha d\u00ebgjuar gabim e, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb tryste kjo pyetje, nga ana tjet\u00ebr e sall\u00ebs i v\u00ebshtroja dhe di\u00e7ka m\u00eb thoshte q\u00eb jo vet\u00ebm ishin studiues shqiptar por ndoshta mund ti kisha par\u00eb diku. Mezi prisja t\u00eb dilja nga salla sepse mendoja q\u00eb nj\u00eb grup vizitor\u00ebsh prej 8 vetash ( 2 me origjin\u00eb irane -amerikan, 1 italian, 2 francez, 2 kanadez e 1 shqiptare), p\u00ebr sa ishin munduar t\u0451 mos shqet\u00ebsonin, kishte sidoqoft\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen. K\u00ebshtu, jam e para q\u00eb dal nga salla e leximit e \u00e7liruar q\u00eb nuk do ti shqet\u00ebsonim m\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb syt\u00eb e m\u00ebndja ime k\u00ebrkon n\u00eb memorien e saj di\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb ishte familjare sepse m\u00eb shum\u00eb mendoja e m\u00eb shum\u00eb m\u00eb vinin fleshe imazhesh. Nj\u00eb moment, nd\u00ebrsa ciceroni vazhdonte t\u00eb jepte detaje interesante mbi hollin e Arkivit ku ishte vet\u00ebm grupi yn\u0451, them me z\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe e bindur \u201cJan\u00eb tre studiues shqiptar n\u00eb sall\u00eb!\u201d. Do kisha dashur t\u00eb shk\u00ebmbeja dy fjal\u00eb por druajtja ime se mos i shqet\u00ebsoja m\u00eb ndalonte t\u00eb merrja guximin t\u00eb rikthehesha n\u00eb sall\u00eb. T\u00eb rikthehesha do t\u00eb thoshte t\u00eb thyeja at\u00eb form\u00eb p\u00ebrqendrimi gati t\u00eb hekurt q\u00eb kan\u00eb studiuesit, q\u00eb kisha shpesh v\u00ebrejtur me n\u00ebn\u00ebn time kur shkoja n\u00eb bibliotek\u00eb mbas shkoll\u00ebs ta takoja. Ajo ishte aq e p\u00ebrqendruar saq\u00eb do her\u0451 nuk vinte re q\u00eb isha ulur pran\u0451 saj dhe le\u00e7itja. Pyetjes s\u00eb saj se sa koh\u00eb isha aty i p\u00ebrgjigjesha me numrin e faqeve t\u00eb librit q\u00eb kisha le\u00e7itir nd\u00ebrkoh\u00eb.<\/p>\n<p>Vizita mbas 45 minutave mbaroi dhe nd\u00ebrkoh\u00eb po b\u00ebja shkall\u00ebn e fundit p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb Arkivin, me planin p\u00ebr t\u00eb vazhduar programin e dit\u00ebs, por, di\u00e7ka m\u00eb b\u00ebri t\u00eb mposht karakterin tim tep\u00ebr t\u00eb rezervuar dhe t\u00eb kthehesha, ti k\u00ebrkoja leje ciceronit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur nj\u00eb person n\u00eb sall\u00eb. Me hapa t\u00eb lehta kalova sall\u00ebn dhe iu drejtova ve\u00e7an\u00ebrisht nj\u00ebrit prej studiuesve \u201cM\u00eb falni, m\u00eb falni \u2026m\u00eb falni Profesor Skender Asani\u201d e p\u00ebrs\u00ebrita plot kat\u00ebr her\u00eb e kur po b\u00ebhesha gati t\u00eb largohesha sepse mu duk\u00ebn jasht\u00eb mase t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb \u00e7far\u00eb po le\u00e7itnin, saq\u0451 jo vet\u00ebm nuk m\u00eb kishin d\u00ebgjuar por as kishin v\u00ebn\u00eb re q\u00eb dikush ju ishte afruar. N\u00eb at\u00eb \u00e7ast Profesor Asani u kthye drejt meje e m\u00eb thot\u00eb \u201cPo, d\u00ebshironi?\u201d. Rrethanat e k\u00ebtij takimi n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb pazakonsh\u00ebm m\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb humb nja 5 sekonda q\u00eb t\u00eb prezantohesha: \u201cI nderuar Profesor Asani d\u00ebshiroja t\u2019ju merrja vet\u00ebm pak minuta p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrsh\u00ebndetur dhe t\u2019ju shprehur mir\u00ebnjohjen e familjes sime p\u00ebr konsiderat\u00ebn e lart\u00eb q\u00eb ju keni shprehur ndaj veprimtaris\u00eb patriotike t\u00eb familjes son\u00eb, \u2026nuk m\u00eb njihni \u2026jam Rozi Dako, st\u00ebrmbesa e Sevasti Qiriazit dhe Kristo Dakos.\u201d<br \/>\nSapo mbarova k\u00ebto fjal\u00eb kuptova ku e gjeta \u201ckuraj\u00ebn\u201d t\u00eb tejkaloj ndrojtjen time dhe t\u0451 nd\u00ebrprisja pun\u00ebn q\u00eb po b\u00ebnin: ishte e nevojshme ti shfaqja MIRENJOHJEN Profesor Asanit- Drejtor i Institutit t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve-Shkup (ITSHKSH) q\u00eb punon pa u kursyer me gjith\u00eb stafin e tij, nd\u00ebr t\u0451 tjera, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur figurat e shquara shqiptare n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, ku ende sot nuk jan\u00eb t\u00eb garantuara plot\u00ebsisht t\u00eb drejtat e komunitetit shqiptar, dhe mbi t\u00eb gjitha mbrojtja dhe promovimi i identitetit t\u0451 k\u00ebtij komuniteti n\u00eb nj\u00eb kontekst q\u00eb \u201cfrenon\u201d pik\u00ebrisht k\u00ebto lloj iniciativash.<\/p>\n<p>Pata k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e ve\u00e7ant\u0451 t\u0451 njoh personalisht, Profesor Asanin, nism\u00ebtar i nj\u00eb prej akteve me dometh\u00ebn\u00ebse p\u0451rsa i p\u0451rket shp\u00ebtimit t\u0451 nj\u00ebrit prej simboleve t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u0451 Veriut nga forca shkat\u00ebrruese e natyr\u0451s q\u0451 ngjason me ato q\u0451 populli yn\u00eb i ka b\u0451r\u0451 ball\u0451 n\u0451 shekuj, shp\u00ebtimi i bredhit s\u00eb mbjellur nga N\u00ebn\u00eb Tereza n\u00eb Shkup, n\u00eb vitin 1980. Asgj\u00ebsimi i simboleve t\u00eb identitetit shqiptar apo i atyre elementeve q\u00eb mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u0451 simbole me kalimin e koh\u00ebs \u00ebsht\u00eb prioritet i armiqve t\u00eb kombit shqiptar sepse shohin rrezikun e transformimit t\u0451 tyre n\u00eb burim frym\u00ebzimi, n\u0451 identifikim kolektiv e si rrjedhoj\u00eb n\u00eb element bashkimi. K\u00ebtij akti violent Profesor Asani iu p\u00ebrgjigj duke marr\u0451 frym\u00ebzim nga mesazhi universal i N\u0451n\u0451 Terez\u00ebs p\u0451r t\u0451 cilin \u00ebsht\u00eb e pa mundur ta burgos\u00ebsh forc\u00ebn e far\u00ebs, q\u00eb gjeneron jet\u00eb dhe ushqen dashuri e cila kap\u00ebrcen e ka forc\u00eb d\u00ebrmuese, shpartallon \u00e7do lloji kufijsh t\u00eb ngritur, edhe ato t\u00eb urrejtjes.<\/p>\n<p>Ka forca q\u00eb nuk mund t\u0451 kontrollohen, si stuhia q\u00eb \u201cmposhti\u201d pik\u00ebrisht madh\u00ebshtin\u00eb e bredhit t\u00eb mbjellur n\u00eb Shkup nga N\u00ebn\u00eb Tereza n\u00eb vitin 1980. Tronditja ishte e madhe kur u \u00e7rr\u00ebnjos nga stuhia, por ishte e nevojshme t\u00eb reagohej sa m\u00eb par\u00eb dhe, Profesor Asani, edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb institucionit q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson, iu drejtua autoriteteve p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb merrnin masa t\u0451 menj\u00ebhershme q\u0451 t\u00eb rimbillej ATY KU ISHTE pa humbur koh\u00eb. Por k\u00ebsaj k\u00ebrkese, duke ditur shum\u00eb mir\u00eb \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson, institucionet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Shkupit iu p\u00ebrgjigj\u00ebn me nj\u00eb akt barbar, duke eliminuar gjith\u00e7ka. Tronditja u shnd\u00ebrrua n\u00eb shok, dhe shpresa t\u00eb shihej e rip\u0451rt\u0451ritur, u p\u00ebrballua me realitetin e hidhur me t\u00eb cil\u00ebn komuniteti shqiptar \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb bashk\u00ebjetoj\u00eb n\u00eb MV. P\u00ebr t\u00eb ringjallur trash\u00ebgimin\u00eb e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs mund t\u00eb shpresohej vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb mrekulli o n\u0451 nj\u00eb akt revolucionar n\u0451 saj\u0451 t\u0451 k\u00ebmb\u00ebnguljes dhe guximit t\u00eb personave largpam\u00ebs. Ndodhi kjo e dyta dhe fal\u0451 k\u00ebtyre akteve p\u0451r t\u00eb mbrojtur kujtes\u00ebn komunitare t\u0451 trash\u00ebgimis\u00eb, identiteti shpirt\u00ebror i nj\u00eb populli t\u00eb lasht\u00eb si i yni mund t\u00eb ket\u00eb shpres\u00eb t\u2019ju transmetohet brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm. Platoni thoshte se \u201cDija e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kujtimi, \u00ebsht\u00eb kujtimi i origjin\u00ebs hyjnore. Duke e ruajtur k\u00ebt\u00eb kujtim, shpirtrat jan\u00eb t\u0451 vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u0451 nuk i p\u00ebrkasin k\u00ebsaj bote dhe pavdek\u00ebsin\u00eb e tyre e shohin si t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e tyre\u201d.<\/p>\n<p>Ky vizion i Profesor Asanit, p\u00ebr t\u00eb cilin i jepet r\u00ebnd\u00ebsi ruajtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb, solli bashk\u00ebpunimin me Ambasadorin austriak, Shk\u00eblqesia e tij z.Georg Uotsas, q\u0451 u kuror\u00ebzua me shp\u00ebtimin e 25 filizave, q\u00eb do i quaja filizat e ringjalljes, duke i njohur th\u00ebnies \u201cnj\u00eb bie e mij\u00ebra ngrihen\u201d shprehjen m\u0451 dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p>Shpresa u transformua n\u00eb nj\u00eb projekt largpam\u00ebs, ku fillimisht mb\u00ebshtetja edhe bashk\u00ebpunimi me Ambasadorin Austriak ringjalli shpres\u00ebn q\u00eb kjo trash\u00ebgimi t\u0451 mos zhdukej apo thjesht t\u0451 mbetej n\u00eb kujtes\u00ebn kolektive dhe rikuperimi i disa filizave dha mund\u00ebsin\u00eb e projeksionit n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb pasme, asaj t\u00eb bashk\u00ebpunimit me institucione p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb trojet Shqiptare e t\u00eb Kosov\u00ebs q\u0451 b\u00ebri t\u00eb mundur q\u00eb filizat t\u00eb mbillen, n\u00eb hap\u0451sira t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebtyre trojeve, duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu mbart\u00ebse mesazhesh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ku ai rezistenc\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e identitetit nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi dhe ku, pik\u00ebrisht, ndryshimi dhe transpozimi i dometh\u00ebnies p\u00ebrfaq\u00ebson forc\u00ebn simbolike t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb. Transpozimi i dometh\u00ebnies, edhe pse i referohemi nj\u00eb objekti statik t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb, qoft\u00eb dhe t\u0451 d\u00ebmtuar o t\u0451 paplot\u00eb, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht, ve\u00e7anti e simbolizmit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb ajo q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn limf\u00ebn vitale q\u00eb i jep jet\u00eb, vazhdim\u00ebsi e p\u00ebrjetshm\u00ebri, dhe e shnd\u00ebrron n\u00eb qenie t\u0451 gjall\u0451 ku fati i saj \u00ebsht\u00eb i lidhur me vullnetin popullor p\u00ebr ta p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e saj n\u00eb kujtes\u00ebn kolektive t\u00eb tashme, nd\u00ebrkoh\u00eb, me prospektiven q\u00eb k\u00ebto dy dimensione kohore t\u00eb projektojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e saj n\u00eb t\u00eb ardhmen. Forca simbolike e tejkalon realitetin e t\u00eb tashmes dhe b\u00ebn t\u00eb mundur, si n\u00eb rastin e filizave t\u00eb bredhit s\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, t\u00eb projektohet n\u00eb t\u00eb ardhmen duke shprehur urimin q\u00eb k\u00ebto filiza t\u00eb rriten dhe rr\u00ebnj\u00ebt e tyre t\u00eb jen\u00eb aq t\u00eb thella saq\u00eb t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb stuhit\u00eb e koh\u00ebs dhe t\u00eb shtrihen aq gjer\u00eb sa t\u00eb nd\u00ebrthuren e t\u00eb bashkojn\u00eb simbolikisht trojet Shqiptare, t\u00eb bekuar nga Zoti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, bashk\u00ebpunimi e mb\u00ebshtetja e menj\u00ebhershme q\u00eb Profesor Asani gjeti tek ambasadori austriak, m\u00eb rikujtoi histori t\u00eb vjetra kur mamaja, nga dokumentet e nxjerra nga arkivi i shtetit, nxorri n\u0451 pah bashk\u00ebpunimin, aleanc\u00ebn, mb\u00ebshtetjen e kthyer n\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb Gjergj Qiriazit, v\u00ebllait t\u00eb Sevastis\u0451, me konsullin austriak n\u00eb Manastir, gjat\u0451 koh\u00ebs n\u0451 t\u0451 cil\u00ebn punonte n\u00eb konsullat\u00ebn austriake n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1900.<br \/>\nKa kaluar gati nj\u00eb shekull dhe nj\u00eb konsull austriak i p\u00ebrgjigjet p\u00ebrs\u00ebri, n\u00eb koh\u00eb rekord, thirrjes s\u00eb s\u00eb nj\u00eb shqiptari, Profesor Asanit, me nj\u00eb akt q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb veprim i shtyr\u00eb nga altruizmi, por nj\u00eb p\u00ebrgjigje, q\u00ebndrim institucional kundrejt nj\u00eb veprimi barbar ushtruar ndaj nj\u00eb simboli t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb komunitetit shqiptar. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi q\u00eb historia mund t\u0451 p\u00ebrs\u00ebritet, e aleanca t\u0451 vjetra mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dobishme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet tona komb\u00ebtare q\u0451, n\u0451se t\u0451 shfryt\u00ebzuara me sinqeritet e inteligjenc\u00eb, si n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, sjellin n\u0451 realizimin e objektiveve madhore, sigurisht duke pasur kujdes ndryshimin e interesave gjeopolitike.<\/p>\n<p>Kjo ngjarje me jep shpres\u00ebn q\u00eb populli yn\u00eb do t\u0451 gjej\u0451 n\u0451 gjirin e saj p\u00ebrfaq\u00ebsues largpam\u00ebs, si Profesor Asani, me nj\u00eb vullnet t\u0451 pakursyer p\u00ebr tu kujdesur p\u00ebr pasurin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare, t\u00eb frym\u00ebzuar edhe nga fjal\u0451t testamentare t\u0451 Sevasti Qiriazit \u201cUn\u00eb jam shqiptare. Ky p\u00ebrb\u00ebn faktin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs sime, madje m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se edhe familja, pasi t\u00eb qen\u00ebt e nd\u00ebrgjegjshme p\u00ebr t\u00eb m\u00eb krijoi ndjesin\u00eb e gjall\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj duke i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu q\u00ebllim jet\u00ebs sime\u201d, p\u0451r t\u2019ju kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb me forz\u00eb projekteve armiq\u00ebsore, t\u0451 br\u0451nd\u0451shme dhe t\u00eb jashme, t\u0451 eliminimit te trashigimis\u0451 son\u0451, por gjithashtu duke vigjiluar edhe kundrejt sfidave bashkohore q\u0451 duhet t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb, sic \u0451sht\u0451 rreziku i asimilimit si rrjedhoj\u0451 e globalizimit. .<\/p>\n<p>Takimi si\u00e7 e kan\u00eb zakon shqiptar\u00ebt vazhdoi, p\u00ebrpara nj\u00eb filxhani kafeje, dhe mbetet nj\u00eb nd\u00ebr takimet m\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse n\u0451 shum\u00eb aspekte, sepse qe jo vet\u00ebm frym\u00ebzues por m\u0451 dhuroi, mbi t\u00eb gjitha, prospektiva t\u00eb reja q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb persona jan\u00eb t\u00eb pa imagjinushme.<\/p>\n<p><strong><em>(Autorja \u00ebsht\u00eb<\/em><\/strong><strong>\u00a0st\u00ebrmbesa e Sevasti Qiriazit dhe Kristo Dakos)<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-full wp-image-6692\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/ROZI-DAKO-768x1024-1.jpg\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"1024\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/ROZI-DAKO-768x1024-1.jpg 768w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/ROZI-DAKO-768x1024-1-225x300.jpg 225w\" sizes=\"(max-width: 768px) 100vw, 768px\" \/> <img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-large wp-image-6693\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/ROZI-DAKO-FOTO-2-1024x1024.jpg\" alt=\"\" width=\"618\" height=\"618\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/ROZI-DAKO-FOTO-2-1024x1024.jpg 1024w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/ROZI-DAKO-FOTO-2-300x300.jpg 300w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/ROZI-DAKO-FOTO-2-150x150.jpg 150w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/ROZI-DAKO-FOTO-2-768x768.jpg 768w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/ROZI-DAKO-FOTO-2-1536x1536.jpg 1536w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/ROZI-DAKO-FOTO-2.jpg 2048w\" sizes=\"(max-width: 618px) 100vw, 618px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot, 29 shtator \u00ebsht\u00eb Dita Komb\u00ebtare e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore, e shpallur nga Ministria e Kultur\u00ebs q\u00eb prej vitit 2003. D\u00ebshiroj t\u2019ja dedikoj Professor\u00a0 Skender Aanit q\u00eb m\u00eb frym\u00ebzoi t\u00eb ndaj me ju k\u00ebt\u00eb shkrim. \u00a0 Shkruan Rozi DAKO &nbsp; Shpesh pushimet p\u00ebr mua shnd\u00ebrrohen n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim q\u00eb ngjan me shum\u00eb me nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":6694,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,53],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6691"}],"collection":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6691"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6691\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6695,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6691\/revisions\/6695"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6694"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6691"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6691"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6691"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}