{"id":6723,"date":"2022-10-04T19:35:21","date_gmt":"2022-10-04T18:35:21","guid":{"rendered":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/?p=6723"},"modified":"2022-10-04T19:46:53","modified_gmt":"2022-10-04T18:46:53","slug":"ditet-e-alfabetit-nje-thesar-i-cmuar-per-albanologjine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/ditet-e-alfabetit-nje-thesar-i-cmuar-per-albanologjine\/","title":{"rendered":"\u201cDIT\u00cbT E ALFABETIT\u201d &#8211; NJ\u00cb THESAR I \u00c7MUAR P\u00cbR ALBANOLOGJIN\u00cb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Nga Sevdail DEMIRI, kryeredaktor <\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>\u00a0<em>M<\/em><\/strong><strong><em>e rastin e promovimit t\u00eb botimit \u201cDit\u00ebt e Alfabetit\u201d, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb edicionit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Panairit t\u00eb Botimeve Albanologjike, mbajtur n\u00eb Institutin Albanologjik t\u00eb Prishtin\u00ebs, m\u00eb 4 tetor 2022 \u00a0\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Tani e disa vite me radh\u00eb, Instituti i Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup, organizon manifestime t\u00eb shumta n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs nga ngjarjet m\u00eb madhore t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare \u2013 Kongresi i Alfabetit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe, mbajtur m\u00eb 14 \u2013 22 N\u00ebntor t\u00eb vitit 1908 n\u00eb Manastir, q\u00eb sot i bie n\u00eb kufijt\u00eb territorial t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, me kalimin e viteve, historia jon\u00eb m\u00eb e re u pasurua edhe me data tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb kalendarin e muajit n\u00ebntor, n\u00eb mesin e t\u00eb cilave edhe dat\u00eblindja e themelimit t\u00eb Institutit ton\u00eb n\u00eb vitin 2007. K\u00ebshtu, duke e konsideruar relevanc\u00ebn e madhe t\u00eb k\u00ebtyre datave dhe ngjarjeve, K\u00ebshilli i Institutit, n\u00eb mbledhjen e 144-t\u00eb t\u00eb mbajtur m\u00eb 6 qershor 2019, vendosi q\u00eb t\u00eb organizohet manifestimi i p\u00ebrvitsh\u00ebm kulturor \u2013 shkencor me emrin \u201cDit\u00ebt e Alfabetit\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Koordinator i aktiviteteve t\u00eb k\u00ebtij manifestimi, organizuar nga Instituti e t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut me ministrit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, \u00ebsht\u00eb drejtori i Institutit Skender Asani. Nd\u00ebrsa, un\u00eb Sevdail Demiri \u2013 kryeredaktor i edicionit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, i cili po me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr botohet p\u00ebr \u00e7do vit me p\u00ebrmbledhjen e t\u00eb gjitha ngjarjeve q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb aktivitet.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebshtu, deri m\u00eb tani jan\u00eb botuar dy numra t\u00eb edicionit \u201cDit\u00ebt e Alfabetit\u201d (q\u00eb ndodhen k\u00ebtu para nesh), nd\u00ebrsa n\u00eb shtyp \u00ebsht\u00eb edhe numri i tret\u00eb, i cili pritet t\u00eb sheh drit\u00ebn e botimit k\u00ebto dit\u00eb, dhe do t\u00eb promovohet n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb fillimit t\u00eb edicionit t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb k\u00ebtij manifestimi m\u00eb 14 n\u00ebntor 2022.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fakt, numri i par\u00eb i k\u00ebtij edicioni \u00ebsht\u00eb pasqyrim i t\u00eb gjitha aktiviteteve t\u00eb organizuara nga Instituti yn\u00eb me mb\u00ebshtetjen e Ministris\u00eb p\u00ebr Sistem Politik e Marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrmjet Bashk\u00ebsive, si dhe Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019. Gjat\u00eb atyre n\u00ebnt\u00eb dit\u00ebve, pati aktivitete t\u00eb ndryshme tematike n\u00eb Shkup e Manastir, si\u00e7 jan\u00eb promovime librash e ekspozitash, tryeza e konferenca shkencore, akademi solemne, etj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Natyrisht, p\u00ebrpos Institutit shqiptar t\u00eb Shkupit, n\u00eb organizimin sa m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij manifestimi, u angazhuan edhe institucione tjera relevante nga vendi dhe rajoni, si: Muzeu i Alfabetit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe n\u00eb Manastir, Agjencia p\u00ebr Zbatimin e Gjuh\u00ebs Shqipe n\u00eb Shkup, Instituti Albanologjik dhe Instituti i Historis\u00eb nga Prishtina, Akademia e Studimeve Albanologjike dhe Akademia e Shkencave nga Tirana, Instituti i Studimeve Shqiptare dhe Protestante, si dhe personalitete t\u00eb ndryshme, dashamir\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs, historis\u00eb dhe shkenc\u00ebs shqiptare. Kontributi i gjithsecilit ishte i ve\u00e7ant\u00eb dhe shum\u00eb i mir\u00ebseardhur p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen sa m\u00eb t\u00eb suksesshme t\u00eb k\u00ebtyre aktiviteteve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke qen\u00eb se vitin 2019 e kishim shpallur si \u201cViti i Uilsonit\u201d, n\u00eb nderim t\u00eb ish-presidentit amerikan Udro Uilson, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Institut e l\u00ebshuam n\u00eb p\u00ebrdorim edhe Sall\u00ebn \u201cUilson\u201d, n\u00eb prani t\u00eb miqve amerikan\u00eb nga vendlindja e presidentit Uilson. Pamja e re dhe shum\u00eb frym\u00ebzuese e k\u00ebsaj salle, i dha nj\u00eb shije t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb aktiviteteve kulturore \u2013 shkencore, t\u00eb cilat u zhvilluan pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Si\u00e7 do t\u00eb shihni n\u00ebp\u00ebr faqet e k\u00ebtij botimi t\u00eb par\u00eb, manifestimi kulturor &#8211; shkencor \u201cDit\u00ebt e Alfabetit\u201d, nisi solemnisht nga Manastiri, m\u00eb 14 n\u00ebntor 2019, me promovimin e librit: \u201cL\u00ebvizja Protestante te shqiptar\u00ebt, 1816\u20131908\u201d e autorit David Hosaflook. Pastaj aktivitetet u zhvendos\u00ebn n\u00eb sall\u00ebn \u201cUilson\u201d n\u00eb ITSHKSH \u2013 Shkup, ku u b\u00eb promovimi i librit: \u201cBiseda me Omer Kaleshin\u201d nga autori Luan Starova, ku mori pjes\u00eb edhe vet\u00eb protagonisti i vepr\u00ebs, Omer Kaleshi. Dit\u00ebn tjet\u00ebr, u promovua libri: \u201cL\u00ebvizja Komb\u00ebtare \u00c7lirimtare Shqiptare (1890 \u2013 1912)\u201c e autorit Vllado Popovski. Pastaj, promovimi i edicionit \u201cScupi\u201d nr. 24: \u201cKontributi i prof. Remzi Nesimit p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe dhe gjuh\u00ebsin\u00eb shqiptare\u201d dhe i librit: \u201cRemzi Nesimi \u2013 P\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe\u201d. Pasoi promovimi i veprave monumentale t\u00eb profesor Xhevat Lloshit: \u201cGjergj Qiriazi n\u00eb Kongresin e Manastirit\u201d \u2013 I dhe II. M\u00eb 20 n\u00ebntor prap\u00eb u kthyem n\u00eb Manastir, me nj\u00eb Akademi Shkencore, ku mor\u00ebn pjes\u00eb krer\u00ebt e akademive dhe instituteve shkencore nga Shqip\u00ebria e Kosova. M\u00eb 21 n\u00ebntor qend\u00ebr e aktiviteteve ishte Komuna \u00c7air e Shkupit, para s\u00eb cil\u00ebs u vendos busti i ish\u2013presidentit amerikan Uilson. Dhe, n\u00eb dit\u00ebn e fundit, m\u00eb 22 n\u00ebntor, u sh\u00ebnua patronazhi i 12\u2013t\u00eb i ITSHKSH\u2013s\u00eb, me hapjen e ekspozit\u00ebs s\u00eb p\u00ebrhershme \u201cU.Uilson\u201d, dhe shpalljen e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb Institutit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Jemi kujdesur q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb botim t\u00eb par\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshijm\u00eb t\u00eb gjitha elementet e nevojshme me t\u00eb cilat u rrumbullakuan ngjarjet e lartcekura. Shumica e referuesve i kan\u00eb d\u00ebrguar fjalimet apo punimet e tyre shkencore n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkruar p\u00ebr botim, p\u00ebr \u00e7\u2019gj\u00eb edhe i fal\u00ebnderojm\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00c7do aktiviteti i paraprin\u00eb nj\u00eb informacion gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, i mb\u00ebshtetur me fotografi nga ngjarja e caktuar. Pasojn\u00eb fjalimet dhe recensionet tematike. T\u00eb gjitha k\u00ebto japin nj\u00eb pasqyr\u00eb reale dhe t\u00eb qart\u00eb, jo vet\u00ebm se p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e atyre ngjarjeve dhe personaliteteve p\u00ebr t\u00eb cilat flitet, por edhe p\u00ebr shkenc\u00ebn albanologjike dhe arkivistik\u00ebn shqiptare n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Edicioni i dyt\u00eb i manifestimit kulturor \u2013 shkencor \u201cDit\u00ebt e Alfabetit\u201d, i mbajtur n\u00eb vitin 2020, \u00ebsht\u00eb botuar gjat\u00eb vitit kalendarik 2021, dhe p\u00ebr dallim nga edicioni i par\u00eb i cili ishte m\u00eb i p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb aspekt t\u00eb tematikave t\u00eb trajtuara, edicioni i dyt\u00eb filloi t\u00eb profilizohet dhe t\u00eb merr p\u00ebr shqyrtim tema m\u00eb specifike.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Manifestimi i vitit 2020, n\u00eb fakt iu kushtua femrave iluministe shqiptare, q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb sfera t\u00eb ndryshme n\u00ebp\u00ebr rrjedhat e historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare. K\u00ebshtu, p\u00ebrmes tribunave shkencore u nderuan figurat e Parashqevi Qiriazit, She\u0308n N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, Nexhmije Pagarush\u00ebs e Hanife Sejfulla Rec\u0327anit, Olivera Jashar Nastev\u00ebs, Exhlale Dobruna &#8211; Salihut dhe Floresha Dados. P\u00ebr to fol\u00ebn me kompetenc\u00eb studiues t\u00eb njohur dhe personalitete t\u00eb d\u00ebshmuara t\u00eb jet\u00ebs akademike, kulturore e shkencore nga Shkupi, Prishtina, Tirana e m\u00ebrgata. T\u00eb gjitha referimet gjat\u00eb k\u00ebtyre aktiviteteve, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb edicion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Institutit, me p\u00ebrjashtime shum\u00eb t\u00eb vogla, kur ndonj\u00eb autor nuk ka treguar kujdesin e duhur!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sikurse n\u00eb botimin e par\u00eb, \u00e7do aktiviteti i paraprin\u00eb nj\u00eb informacion gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, i mb\u00ebshtetur me fotografi nga ngjarja e caktuar. Pasojn\u00eb fjalimet dhe recensionet tematike, t\u00eb cilat japin nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e atyre ngjarjeve dhe personaliteteve p\u00ebr t\u00eb cilat flitet.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Konsideroj se me k\u00ebt\u00eb botim, kemi prekur disa pika shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kontributit madhor q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb femrat iluministe shqiptare n\u00eb t\u00eb gjitha periudhat historike. Studiuesit e shumt\u00eb me qasjet e tyre profesionale, i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kuptim angazhimit sublim t\u00eb femrave shqiptare p\u00ebr zhvillimin, p\u00ebrparimin dhe emancipimin e kombit ton\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb theksojm\u00eb edhe faktin q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes me pandemin\u00eb e shkaktuar nga virusi Covid -19, edhe ne ishim t\u00eb kufizuar me mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb aktivitetet t\u2019i zhvillojm\u00eb me kapacitete t\u00eb plota gjat\u00eb vitit 2020. Por megjithat\u00eb, shfryt\u00ebzuam maksimalisht edhe teknikat e reja digjitale, duke e p\u00ebr\u00e7uar k\u00ebshtu n\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb mesazhin e duhur tek t\u00eb gjith\u00eb ndjek\u00ebsit e interesuar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Edicioni i tret\u00eb i manifestimit kulturor \u2013 shkencor \u201cDit\u00ebt e Alfabetit\u201d, i mbajtur m\u00eb 14 -22 n\u00ebntor 2021, tem\u00eb qendrore kishte \u201cGjuh\u00ebn, let\u00ebrsin\u00eb, kultur\u00ebn dhe tradit\u00ebn arb\u00ebreshe\u201d. Ky material si botim, si\u00e7 theksova n\u00eb fillim, ka shkuar n\u00eb shtyp dhe do t\u00eb promovohet m\u00eb 14 n\u00ebntor.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shkurtimisht t\u00eb theksojm\u00eb, se tema qendrore e k\u00ebtij edicioni ishin arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb, t\u00eb shk\u00ebputur nga trungu am\u00eb p\u00ebr gati gjasht\u00eb shekuj, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nj\u00eb mrekulli antropologjike n\u00eb aspekt t\u00eb ruajtjes s\u00eb gjuh\u00ebs arkaike shqipe, t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr shqiptare.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Edhe ky aktivitet e pati mb\u00ebshtetjen dhe bashk\u00ebpunimin e duhur nga Instituti Albanologjik i Prishtin\u00ebs dhe Akademia e Studimeve Albanologjike e Tiran\u00ebs. Por, p\u00ebr rezultatet e k\u00ebtij edicioni, n\u00eb ve\u00e7anti \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u theksuar kontributi i madh i studiuesit t\u00eb njohur prof. Anton Nik\u00eb Berisha, t\u00eb cilin edhe e fal\u00ebnderojm\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sidoqoft\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb edicion do t\u00eb flasim m\u00eb gjer\u00ebsisht n\u00eb koh\u00ebn e duhur, por ajo q\u00eb ia vlen t\u00eb theksojm\u00eb si p\u00ebrfundim, \u00ebsht\u00eb se me k\u00ebt\u00eb seri t\u00eb re t\u00eb botimeve tona, po e prezantojm\u00eb dhe arkivojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme nj\u00eb thesar t\u00eb \u00e7muar kulturor, shkencor e historik p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo qofshin ata. Nd\u00ebrsa, vler\u00ebn e Kongresit t\u00eb Manastirit dhe Alfabetit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe po m\u00ebtojm\u00eb ta ngrem\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb prioriteteve tona shkencore dhe institucionale. Shpresojm\u00eb dhe synojm\u00eb q\u00eb me k\u00ebt\u00eb kontribut tonin modest, po v\u00ebm\u00eb nj\u00eb gur t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb n\u00eb zhvillimin e albanologjis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prishtin\u00eb, 4 tetor 2022<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-large wp-image-6725\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/received_1775039766187653-1024x788.jpeg\" alt=\"\" width=\"618\" height=\"476\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/received_1775039766187653-1024x788.jpeg 1024w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/received_1775039766187653-300x231.jpeg 300w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/received_1775039766187653-768x591.jpeg 768w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/received_1775039766187653.jpeg 1313w\" sizes=\"(max-width: 618px) 100vw, 618px\" \/><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-large wp-image-6728\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/20221004_140205-1017x1024.jpg\" alt=\"\" width=\"618\" height=\"622\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/20221004_140205-1017x1024.jpg 1017w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/20221004_140205-298x300.jpg 298w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/20221004_140205-150x150.jpg 150w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/20221004_140205-768x773.jpg 768w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/20221004_140205-1525x1536.jpg 1525w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/20221004_140205-2034x2048.jpg 2034w\" sizes=\"(max-width: 618px) 100vw, 618px\" \/><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-large wp-image-6727\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/20221004_150448-1024x768.jpg\" alt=\"\" width=\"618\" height=\"464\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/20221004_150448-1024x768.jpg 1024w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/20221004_150448-300x225.jpg 300w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/20221004_150448-768x576.jpg 768w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/20221004_150448-1536x1152.jpg 1536w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/20221004_150448-2048x1536.jpg 2048w\" sizes=\"(max-width: 618px) 100vw, 618px\" \/><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sevdail DEMIRI, kryeredaktor \u00a0Me rastin e promovimit t\u00eb botimit \u201cDit\u00ebt e Alfabetit\u201d, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb edicionit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Panairit t\u00eb Botimeve Albanologjike, mbajtur n\u00eb Institutin Albanologjik t\u00eb Prishtin\u00ebs, m\u00eb 4 tetor 2022 \u00a0\u00a0 Tani e disa vite me radh\u00eb, Instituti i Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup, organizon manifestime t\u00eb shumta &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":6725,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,53],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6723"}],"collection":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6723"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6723\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6732,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6723\/revisions\/6732"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6725"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6723"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6723"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6723"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}