{"id":6875,"date":"2022-11-15T15:30:20","date_gmt":"2022-11-15T14:30:20","guid":{"rendered":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/?p=6875"},"modified":"2022-11-15T15:30:20","modified_gmt":"2022-11-15T14:30:20","slug":"ditet-e-alfabetit-albanologet-gjermane-gurthemeltaret-e-albanologjise-shkencore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/ditet-e-alfabetit-albanologet-gjermane-gurthemeltaret-e-albanologjise-shkencore\/","title":{"rendered":"\u201cDit\u00ebt e Alfabetit\u201d, albanolog\u00ebt gjerman\u00eb gurthemeltar\u00ebt e albanologjis\u00eb shkencore"},"content":{"rendered":"<p>Shkup, 15 n\u00ebntor 2022 &#8211; Sot ka vazhduar dita e dyt\u00eb e manifestimit kulturor-shkencor \u201cDit\u00ebt e Alfabetit\u201d, i cili sivjet i kushtohet kryesisht \u201cStudimet albanologjike n\u00eb gjuh\u00ebn gjermane\u201d. Si nj\u00eb ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb e organizon ITSHKSH, sesioni i sot\u00ebm shkencor u mbajt n\u00eb hap\u00ebsirat e Ministris\u00eb p\u00ebr Sistem Politik dhe Marr\u00ebdh\u00ebnie n\u00eb mes t\u00eb Bashk\u00ebsive, institucion ky q\u00eb po tregon gatishm\u00ebri t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur aktivitetet kulturore-shkencore t\u00eb ITSHKSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sivjet \u201cDit\u00ebt e Alfabetit\u201d po mbahen n\u00eb shenj\u00eb t\u00eb jubileut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u2013 50- vjetori i Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe 15 vjetori i themelimit t\u00eb ITSHKSH.<\/p>\n<p>Arsyet pse u zgjodh pik\u00ebrisht tema \u201cStudimet albanologjike n\u00eb gjuh\u00ebn gjermane\u201d, jan\u00eb t\u00eb shumta, por m\u00eb holl\u00ebsisht foli Emin Azemi, udh\u00ebheq\u00ebs i Departamentit t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb pran\u00eb ITSHKSH. Ai tha se interesimi I albanolog\u00ebve gjermanofon\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e shqiptar\u00ebve, n\u00eb t\u00eb gjitha dimensionet e saj kulturore, gjuh\u00ebsore, etno-pikologjike e arkeologjike ka nj\u00eb kronologji t\u00eb hershme hitorike. Qysh n\u00eb shekullin XV, kemi vepr\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe, nj\u00eb Fjalorth, i hartuar nga Arnold von Harff (1497). N\u00eb vazhd\u00ebn e k\u00ebsaj kronologjie q\u00eb vazhdon me shek. XVI, vjen edhe nj\u00eb vep\u00ebr e studiuesit gjerman gjerman: Konrad von Gesner (1555), e cila trajton problematikat historike p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe dhe shqiptar\u00ebt, n\u00ebnvizoi Azemi. N\u00eb vazhdim ai foli p\u00ebr kontributet e albanolog\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb gjermanofon\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb Andrea Muller (1680), Gottfried Wilhelm Leibnitz (1705-1715). Ky I fundit, tha Azemi, ka merita shkencore p\u00ebr arsye se ka trajtuar nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt prejardhjen e gjuh\u00ebs shqipe.<\/p>\n<p>Sipas Azemit studiuesit gjerman\u00eb albanologjin\u00eb e kishin shikuar edhe nga prizmi i udh\u00ebtimeve q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb n\u00ebp\u00ebr viset shqiptare dhe kjo ka ndikuar q\u00eb ata gjuh\u00ebn shqipe ta shikojn\u00eb edhe si nj\u00eb dimension krahasues me gjuh\u00ebt tjera.<\/p>\n<p>\u201cKonteksti historik, letrar dhe filosofik i studimit shkencor gjerman mbi letersine dhe gjuhen shqipe\u201d, ishte kumtesa e par\u00eb e sesionit t\u00eb sot\u00ebm shkencor me autor prof.dr. Teuta Arifin. Sipas saj t\u00eb flas\u00ebsh dhe t\u00eb shkruash p\u00ebr studimet gjermane mbi gjuh\u00ebn shqipe dhe kultur\u00ebn shqiptare do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kthehesh n\u00eb fillimet e interesimit europian-perendimor p\u00ebr Ballkanin. P\u00ebr rredhoj\u00eb, ajo e b\u00ebn ndarjen e historis\u00eb s\u00eb albanologjis\u00eb n\u00eb tri etapa: e para nga fundi i shek.. XV deri n\u00eb mesin e shek.. XIX, e dyta nga viti 1854 \u2013 1942 dhe etapa e tret\u00eb pas vitit 1945.<\/p>\n<p>N\u00eb fokusin e punimit t\u00eb saj, Teuta Arifi kishte vendosur etap\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb studimeve albanologjike, e cila p\u00ebrkon me zhvillimet specifike n\u00eb hart\u00ebn politike t\u00eb Europ\u00ebs Perendimore, duke u ndalur kryesisht n\u00eb kontekstin historiko-politik dhe n\u00eb kontekstin filozofik t\u00eb k\u00ebtyre zhvillimeve q\u00eb pat\u00ebn impakt edhe n\u00eb studimet gjermane mbi gjuh\u00ebn dhe kultur\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr studimet tona shqiptare, Herderi \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant si nd\u00ebrtues i trungut t\u00eb gjuh\u00ebve indopvropiane dhe partikularitetin q\u00eb i jep gjuh\u00ebs shqipe si nd\u00ebr t\u00eb paktat gjuh\u00eb t\u00eb lashta europiane\u201d , n\u00ebnvizoi Arifi, dhe konstatoi se \u201cRilindja jon\u00eb komb\u00ebtare e cila \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebkohshme me k\u00ebt\u00eb rrrug\u00eb t\u00eb dertimit t\u00eb kombit gjerman, kan\u00eb gjetur inspirim tek mendimet e Herderit. N\u00eb parath\u00ebnien e botmit t\u00eb par\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs \u201cBleta shqyptare\u201d , autori i saj Thimi Mitko do ta mer si motiv fjalin\u00eb e Herderit kur thot\u00eb : Nj\u00eb popull nuk mund t\u00eb \u00e7lirohet kurr\u00eb nga barbarizmi, p\u00ebrve\u00e7 se duke zhvilluar gjuh\u00ebn e vet\u201d .<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim t\u00eb sesionit t\u00eb sot\u00ebm shkencor, diskutoi edhe prof.dr.Qemal Murati, i cili u paraqit me kumtes\u00ebn: \u201cNorbert Jokl &#8211; albanolog i shquar q\u00eb e pati shqipen mision t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij\u201d. Ai p\u00ebrkujtoi se sivjet mbushen 145 vjet nga lindja e albanologut t\u00eb shquar austriak, Norbert Jokli dhe 80 vjet nga shuarja e tij, t\u00eb cilit albanologia shqiptare i detyron mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr studimet jo aq t\u00eb v\u00ebllimshme t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij, sa p\u00ebr studimet e thella n\u00eb truallin gjuh\u00ebsor t\u00eb shqipes.<\/p>\n<p>Duke ofruar t\u00eb dh\u00ebna plot\u00ebsuese mbi portretin e Joklit, prof. Murati n\u00eb vazhdim tha se ai ka hulumtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb thelb\u00ebsore pothuajse t\u00eb gjitha dukurit\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjet e shqipes : etimologjin\u00eb, fjal\u00ebformimin, fonetik\u00ebn dhe morfologjin\u00eb historike, historin\u00eb e gjuh\u00ebs shqipe, p\u00ebrkime midis greqishtes dhe shqipes, p\u00ebrkimet k\u00ebto-shqiptare, ballkano-gjermanike-shqiptare, maxharo-shqiptare, shqiptaro-iraniane, kultur\u00ebn e gjuh\u00ebs, etnografin\u00eb, folklorin.<\/p>\n<p>\u201cKur vler\u00ebsohet vepra e Joklit, nuk mund t\u00eb lihet pa th\u00ebn\u00eb se ai n\u00eb studimet e tij e ka trajtuar gjer\u00ebsisht si historin\u00eb e brendshme, ashtu edhe at\u00eb t\u00eb jashtme t\u00eb shqipes (Kotrri 2003), me kompetenc\u00eb si askush tjet\u00ebr p\u00ebrpara tij, po edhe pas tij\u201d, n\u00ebnvizoi prof. Murati.<\/p>\n<p>Albanologu gjerman Norbert Jokli, me t\u00eb drejt ka qen\u00eb n\u00eb fokusin e interesimit shkencor t\u00eb shum\u00eb studiuesve tan\u00eb dhe t\u00eb huaj. Nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb edhe prof.Albert Riska, i cili p\u00ebrmes nj\u00eb video-lidhjeje paraqiti kumte\u00ebn e tij me titull: \u201cShkalla apofonike zero n\u00eb rind\u00ebrtime etimologjike nga Norbert Jokli\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim pati edhe nj\u00eb kumtes\u00eb, gjithashtu p\u00ebrmes video-lidhjes, e cila sikur plot\u00ebson kumtes\u00ebn paraprake, por nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim tjet\u00ebr, pasi q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr albanologun e njejt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cStudime mbi etimologjin\u00eb dhe fjal\u00ebformimin e shqipes\u201d &#8211; vepra e par\u00eb monografike e Norbert Joklit- quhet kumtesa e radh\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn e paraqiti profesoresh\u00eb Anila Omari nga Tirana.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim u b\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb albanolog tjet\u00ebr, por mjaft i qen\u00ebsish\u00ebm, pasi q\u00eb ai ishte eksploruesi m\u00eb besnik i viseve shqiptare, prej nga voli nj\u00eb material t\u00eb bollsh\u00ebm gjuh\u00ebsor, etnologjik dhe arkeologjik. \u00cbsht\u00eb ky pra Johann Georg von Hahn, p\u00ebr t\u00eb cilin kumtes\u00eb arkelologu Sali Islami nga ITSHKSH me titull: \u201cKontributi i Johann Georg von Hahn n\u00eb zbulimet e para arkeologjike n\u00eb Lugin\u00ebn e Vardarit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Sali Islamit Johann Georg von Hahn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr studiuesit m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb shekullit XX. Ai me t\u00eb drejt\u00eb konsiderohet si babai i Studimeve albanologjike. Gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, ai b\u00ebri disa udh\u00ebtime n\u00eb Ballkan, ku p\u00ebrve\u00e7 r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb dhe ndikimit q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, Hahn ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm edhe n\u00eb aspektin gjeografik, historik e arkeologjik. N\u00eb udh\u00ebtimet e tij, tha Islami, Hahn n\u00eb shum\u00eb raste, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ka par\u00eb dhe identifikuar shum\u00eb lokalitete arkeologjike. Dy veprat e tij: Udh\u00ebtimi nga Beogradi n\u00eb Selanik dhe Udh\u00ebtimi n\u00ebp\u00ebr vendet e Drinit dhe Vardarit, do t\u00eb jen\u00eb baz\u00eb nga t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrmbledhim n\u00eb pika t\u00eb shkurta kontributin e tij n\u00eb aspektin arkeologjik.<\/p>\n<p>Jo rrall\u00eb studimet e albanolog\u00ebve gjerman\u00eb kan\u00eb qen\u00eb edhe referenca t\u00eb besueshme p\u00ebr historian\u00ebt, pasi q\u00eb hulumtimet e tyre p\u00ebrb\u00ebnin faktografi q\u00eb i b\u00ebnin studimet hitoriografike m\u00eb kredibile&#8230;.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht mbi k\u00ebt\u00eb tem\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar edhe kumtesa \u201c Studimet e albanolog\u00ebve gjerman\u00eb si burime historiografike\u201d nga historiani Benik Rameti.<\/p>\n<p>Ai tha se \u201ckur flitet p\u00ebr studiuesit gjerman rreth historis dhe gjuh\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, natyrisht q\u00eb mund t\u00eb thuhet se edhe ato studime u nd\u00ebrmor\u00ebn n\u00eb baz\u00eb t\u00eb motiveve t\u00eb p\u00ebrgjithshme q\u00eb p\u00ebrcaktuan interesimin e Evrop\u00ebs shkencore p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe gjuh\u00ebn e tyre , por kur fliet p\u00ebr vendin dhe rolin e posa\u00e7\u00ebm t\u00eb studimeve gjermane n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, duhet b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb se ato u p\u00ebrcaktuan nga vet\u00eb pozita e shkencave p\u00ebrkat\u00ebse gjermane t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb kuadrin m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb t\u00eb shkenc\u00ebs evropjane. Vlen\u00eb t\u00eb theksohet se studiuesit gjerman n\u00eb studimet albanologjike u p\u00ebrcaktuan nga roli zot\u00ebrues i shkencave historike t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Rilindjes evropiane, u b\u00eb relativisht von\u00eb objekt i nj\u00eb interesimi t\u00eb gjall\u00eb dhe hetimi shkencor, p\u00ebr arsye se Shqip\u00ebria ende nuk ishte nj\u00eb shtet i pavarur\u201d, n\u00ebnvizoi Rameti.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-full wp-image-6876\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/ALBANOLOGET-1.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"768\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/ALBANOLOGET-1.jpg 1024w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/ALBANOLOGET-1-300x225.jpg 300w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/ALBANOLOGET-1-768x576.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/> <img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-large wp-image-6877\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/albanologet-2.jpg\" alt=\"\" width=\"618\" height=\"464\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/albanologet-2.jpg 1024w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/albanologet-2-300x225.jpg 300w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/albanologet-2-768x576.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 618px) 100vw, 618px\" \/> <img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-large wp-image-6878\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/albanolget-3.jpg\" alt=\"\" width=\"618\" height=\"418\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/albanolget-3.jpg 1024w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/albanolget-3-300x203.jpg 300w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/albanolget-3-768x520.jpg 768w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/albanolget-3-110x75.jpg 110w\" sizes=\"(max-width: 618px) 100vw, 618px\" \/><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkup, 15 n\u00ebntor 2022 &#8211; Sot ka vazhduar dita e dyt\u00eb e manifestimit kulturor-shkencor \u201cDit\u00ebt e Alfabetit\u201d, i cili sivjet i kushtohet kryesisht \u201cStudimet albanologjike n\u00eb gjuh\u00ebn gjermane\u201d. Si nj\u00eb ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb e organizon ITSHKSH, sesioni i sot\u00ebm shkencor u mbajt n\u00eb hap\u00ebsirat e Ministris\u00eb p\u00ebr Sistem Politik dhe Marr\u00ebdh\u00ebnie n\u00eb mes t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":6876,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,53],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6875"}],"collection":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6875"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6875\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6879,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6875\/revisions\/6879"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6876"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6875"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6875"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6875"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}