{"id":7186,"date":"2023-03-06T17:50:28","date_gmt":"2023-03-06T16:50:28","guid":{"rendered":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/?p=7186"},"modified":"2023-03-10T08:53:57","modified_gmt":"2023-03-10T07:53:57","slug":"zeqirija-ibrahimi-instituti-i-trashegimise-shpirterore-e-kulturore-te-shqiptareve-shkup","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/zeqirija-ibrahimi-instituti-i-trashegimise-shpirterore-e-kulturore-te-shqiptareve-shkup\/","title":{"rendered":"Ibrahimi: &#8220;Adem\u00ebt e Liris\u00eb&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Bota \u00ebsht\u00eb plot koincidenca, q\u00eb ne synojm\u00eb t\u2019i lexojm\u00eb. Ato her\u00eb i kuptojm\u00eb dhe mrekullohemi prej tyre, e her\u00eb nuk i kuptojm\u00eb, por vet\u00ebm i p\u00ebrjetojm\u00eb. K\u00ebshtu ne vazhdojm\u00eb ta besojm\u00eb dhe interpretojm\u00eb si shkencore rast\u00ebsin\u00eb kur nj\u00eb shtytje aksidentale b\u00ebri q\u00eb materia inorganike filloi t\u00eb evoluoj\u00eb n\u00eb materie organike. Madje, edhe kur besimtar\u00ebt k\u00ebsaj rast\u00ebsie i japin interpretime t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb bot\u00ebs metafizike n\u00eb bot\u00ebn fizike dhe shkenca vazhdon t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00eb n\u00eb shpjegimin e saj \u201crast\u00ebsor\u201d, megjithat\u00eb ne mrekullohemi se pas asaj \u201crast\u00ebsie\u201d ka lindur gjith\u00eb kjo bot\u00eb e gjall\u00eb me kaq larmi dhe kaq e bukur. Kjo magjepsje e jona, bile, tashm\u00eb sillet shp\u00ebrfillsh\u00ebm ndaj rast\u00ebsis\u00eb q\u00eb e ka prodhuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb koincidenc\u00eb t\u00eb till\u00eb e synon ta lexoj\u00eb dhe interpretoj\u00eb edhe kumtesa e shtruar m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n<p>Prolog<\/p>\n<p>Para shum\u00eb viteve, madje para se t\u00eb ndodhte epopeja e madhe n\u00eb Prekaz t\u00eb Ep\u00ebrm, e kisha lexuar nj\u00eb ese nga filozofi gjerman me origjin\u00eb hebraike, Erih From, q\u00eb tash \u2013 m\u00eb shum\u00eb se 25 vjet m\u00eb von\u00eb \u2013 m\u00eb erdhi n\u00eb mendje p\u00ebr ta zbuluar nj\u00eb nga k\u00ebto koincidenca t\u00eb bukura, nga t\u00eb cilat mrekullohemi edhe n\u00ebse nuk i kuptojm\u00eb se si dhe pse ndodhin ato.<\/p>\n<p>Fromi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb filozof gjerman me origjin\u00eb hebraike i shkoll\u00ebs s\u00eb Frankfurtit, i cili p\u00ebr nga p\u00ebrcaktimi ideologjik ishte nj\u00eb psikanalist dhe, nj\u00ebherazi, nj\u00eb i majt\u00eb, por q\u00eb meq\u00eb vinte nga nj\u00eb familje rabin\u00ebsh hebraik\u00eb, do t\u2019u referohej shpesh n\u00eb vepr\u00ebn e tij teksteve religjioze t\u00eb Hebraizmit, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar teza interesante n\u00eb shpjegimet e fenomeneve shoq\u00ebrore e psikologjike. Pavar\u00ebsisht q\u00ebndrimit q\u00eb mund t\u00eb kemi ndaj bindjeve t\u00eb tij ideologjike e religjioze, arsyeja q\u00eb sot po i referohemi atij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ese q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb librin \u201cP\u00ebr pad\u00ebgjueshm\u00ebrin\u00eb dhe ese t\u00eb tjera\u201d (librin e kam pasur n\u00eb maqedonisht \u2013 \u201e\u0417\u0430 \u043d\u0435\u043f\u043e\u0441\u043b\u0443\u0448\u043d\u043e\u0441\u0442\u0430 \u0438 \u0434\u0440\u0443\u0433\u0438 \u0435\u0441\u0435\u0438\u201c), t\u00eb cilin e kam lexuar n\u00eb maqedonisht dhe, madje, nuk di a \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Edhe pse te shqiptar\u00ebt Fromi ka qen\u00eb i njohur m\u00eb shum\u00eb me librin \u201cIkje nga liria\u201d, q\u00eb n\u00eb p\u00ebrkthimin e ri t\u00eb Tiran\u00ebs ka ardhur me titull edhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u2013 \u201cArratisje nga liria\u201d, libri p\u00ebr t\u00eb cilin po flasim ka pasur edhe ese t\u00eb tjera, por kjo ese, me t\u00eb cil\u00ebn e fillon librin, \u00ebsht\u00eb shtylla jo vet\u00ebm e librit n\u00eb fjal\u00eb, por ajo paraqet nj\u00eb ide q\u00eb flet p\u00ebrbotsh\u00ebm p\u00ebr historin\u00eb ton\u00eb si njer\u00ebz, e t\u00eb cil\u00ebn ne e kemi p\u00ebrkthyer edhe n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb m\u00eb t\u00eb re komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr pad\u00ebgjueshm\u00ebrin\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Eseja e Fromit fillon me tez\u00ebn se a \u00ebsht\u00eb pad\u00ebgjueshm\u00ebria ves dhe d\u00ebgjueshm\u00ebria virtyt, p\u00ebr t\u00eb shpjeguar se, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u201chistoria njer\u00ebzore ka filluar me aktin e pad\u00ebgjueshm\u00ebris\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me aktin e d\u00ebgjueshm\u00ebris\u00eb\u201d . P\u00ebr ta shpjeguar k\u00ebt\u00eb, ai i referohet legjend\u00ebs biblike t\u00eb Adamit dhe Ev\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt ishin krijuar dhe jetonin n\u00eb parajs\u00eb. Ky shpjegim \u00ebsht\u00eb, pak a shum\u00eb, edhe n\u00eb Kuran. Dhe, duke jetuar n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb edenike, Adami e Eva (n\u00eb versionin islamik Ademi dhe Hava), ishin dy qenie q\u00eb p\u00ebr Fromin \u201cishin njer\u00ebz, por nj\u00ebherazi ende nuk ishin njer\u00ebz\u201d . Shpjegimi i tij \u00ebsht\u00eb se Adami e kalonte jet\u00ebn krejt n\u00eb korniza t\u00eb nj\u00eb lumturie q\u00eb ai nuk e njihte e as nuk e p\u00ebrjetonte, sepse ai nuk njihte bot\u00eb tjet\u00ebr. Mir\u00ebpo, q\u00ebndrimi i tij n\u00eb at\u00eb vend e kishte nj\u00eb peng p\u00ebr ata t\u00eb dy \u2013 Per\u00ebndia u kishte th\u00ebn\u00eb se \u201cju mund t\u00eb hani \u00e7far\u00eb t\u00eb doni, pos nj\u00eb peme t\u00eb kopshtit\u201d. K\u00ebshtu p\u00ebrshkruhet edhe n\u00eb librin e Zanafill\u00ebs t\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr, por edhe n\u00eb kaptin\u00ebn \u201cBekare\u201d t\u00eb Kuranit. Dhe, k\u00ebtu do t\u00eb ndodh\u00eb historia.<\/p>\n<p>Adami, sipas shpjegimeve biblike e kuranore, i cytur prej djallit, i cili i thoshte se ajo pem\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ty t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, vendosi ta thyej\u00eb urdhrin e Zotit dhe, bashk\u00eb me bashk\u00ebshorten e tij, e h\u00ebngri at\u00eb pem\u00eb. K\u00ebshtu, vet\u00ebm pasi Ademi e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb shkelje, ai u b\u00eb njeri. Fromi do t\u00eb thot\u00eb se \u201c\u2019m\u00ebkati i par\u00eb\u2019 nuk e shkat\u00ebrroi njeriun, por e \u00e7liroi; ky ishte fillimi i historis\u00eb\u201d . N\u00ebse nuk do t\u00eb ndodhte ky m\u00ebkat, Adami do t\u00eb vazhdonte t\u00eb jetonte n\u00eb at\u00eb bot\u00eb dhe nuk do t\u00eb kishte fare histori. Ndon\u00ebse n\u00eb egzegjeza t\u00eb ndryshme, emrat \u201cpem\u00eb\u201d dhe \u201cm\u00ebkat\u201d kan\u00eb shpjegimet e tyre simbolike, pa dashur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb hermeneutik\u00eb, sepse edhe ashtu nuk \u00ebsht\u00eb synimi i k\u00ebtij shkrimi n\u00eb ato interpretime, do t\u00eb themi se njeriu u b\u00eb njeri vet\u00ebm pasi q\u00eb e b\u00ebri m\u00ebkatin e par\u00eb. Nd\u00ebrkaq m\u00ebkati i par\u00eb ishte pik\u00ebrisht pad\u00ebgjueshm\u00ebria. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se krejt jeta jon\u00eb si qenie e gjall\u00eb i detyrohet pad\u00ebgjueshm\u00ebris\u00eb se Ademit ndaj Zotit. Duke \u201cm\u00ebkatuar\u201d, n\u00ebse mund ta quajm\u00eb ashtu veprimin e Adamit, ai praktikisht e fitoi lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur se \u00e7far\u00eb d\u00ebshiron ai. Pra, pad\u00ebgjueshm\u00ebria e lindi njeriun e lir\u00eb ose vet\u00eb lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb e gjejm\u00eb edhe n\u00eb mitologjin\u00eb greke, ku Prometheu e vodhi zjarrin nga bota hyjnore dhe ua dha njer\u00ebzve, p\u00ebr \u00e7ka u nd\u00ebshkua. E kur duhej ta merrte d\u00ebnimin, ai do t\u00eb thoshte: \u201cM\u00eb i lumtur jam t\u00eb gozhdohem n\u00eb k\u00ebt\u00eb shk\u00ebmb sesa t\u00eb b\u00ebhem skllav i n\u00ebnshtruar\u201d. Te grek\u00ebt lasht\u00eb e kemi edhe tragjedin\u00eb e Sofokliut, \u201cAntigona\u201d, ku motra e varros v\u00ebllain e saj n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimin e Mbretit, duke e vendosur etik\u00ebn familjare mbi ligjet shtet\u00ebrore, nj\u00eb veprim q\u00eb asaj i kushton jet\u00eb.<\/p>\n<p>Pad\u00ebgjueshm\u00ebria, kur \u00ebsht\u00eb e shtyr\u00eb nga vlera t\u00eb larta etike, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritja e veprimi t\u00eb Babait t\u00eb Njer\u00ebzimit, i cili vet\u00ebm duke shprehur pad\u00ebgjueshm\u00ebri u b\u00eb i lir\u00eb.<\/p>\n<p>Koincidenca e bukur e k\u00ebsaj hyrjeje \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse historia e jon\u00eb si njer\u00ebz koincidon me pad\u00ebgjueshm\u00ebrin\u00eb e njeriut t\u00eb par\u00eb, Ademit, edhe historia jon\u00eb m\u00eb e re si komb koincidon me pad\u00ebgjueshm\u00ebrin\u00eb e adem\u00ebve tan\u00eb. Ashtu si Ademi i par\u00eb, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se em\u00ebr i p\u00ebrve\u00e7\u00ebm i njeriut t\u00eb par\u00eb n\u00eb bot\u00eb, ishte em\u00ebr i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i njeriut t\u00eb dashuruar p\u00ebr lirin\u00eb, edhe emrat e adem\u00ebve tan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm t\u00eb personave Adem Dema\u00e7i e Adem Jashari, jan\u00eb emrat t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe sinonime t\u00eb njeriut t\u00eb lir\u00eb shqiptar, q\u00eb flijohet p\u00ebr liri.<\/p>\n<p>Dema\u00e7i \u2013 Ademi i par\u00eb Liris\u00eb<\/p>\n<p>Adem Dema\u00e7i \u00ebsht\u00eb i lindur m\u00eb 1936 dhe ka vdekur m\u00eb 2018. Qysh si i ri e kishte ndjer\u00eb n\u00eb shpirt presionin dhe dhun\u00ebn serbe mbi shqiptar\u00ebt dhe kjo e kishte ndezur tek ai zjarrin e liris\u00eb, me t\u00eb cilin do t\u00eb jetoj\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn. P\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij kund\u00ebr sistemit shtyp\u00ebs t\u00eb ish Jugosllavis\u00eb, ai do t\u00eb burgoset tri her\u00eb, duke q\u00ebndruar n\u00eb burg 28 vjet t\u00eb plota. P\u00ebr nga numri i viteve t\u00eb kaluara n\u00eb burg, ai nj\u00ebsohet me Nelson Mandel\u00ebn e Afrik\u00ebs s\u00eb Jugut, nd\u00ebrsa dallimi i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb se Mandela ka q\u00ebndruar n\u00eb burg t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb, nd\u00ebrsa Dema\u00e7i ka pasur nd\u00ebrprerje. Sidoqoft\u00eb, Adem Dema\u00e7i, q\u00eb nga viti 1958 kur d\u00ebnohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e deri m\u00eb 1990, deri kur del nga burgu i fundit, ka qen\u00eb frym\u00ebzimi m\u00eb i lart\u00eb intelektual dhe moral i rezistenc\u00ebs shqiptare ndaj regjimit t\u00eb Beogradit.<\/p>\n<p>Kur e lexon biografin\u00eb e Adem Dema\u00e7it, t\u00eb mrekullon q\u00ebndrueshm\u00ebria e tij. Ai \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb vdes\u00eb p\u00ebr idealin e tij. \u201cKur vendosa ta formoja organizat\u00ebn ilegale, u p\u00ebrsh\u00ebndeta nga t\u00eb gjith\u00eb sentimentalizmat. U p\u00ebrgatita t\u00eb ndahesha edhe nga nana, gruaja, f\u00ebmij\u00ebt. K\u00ebshtu, as arrestimi e as vet\u00eb burgu nuk m\u00eb jan\u00eb duk\u00eb si di\u00e7ka e r\u00ebnd\u00eb, sepse kur nj\u00ebher\u00eb vendos se nuk je m\u00eb, at\u00ebher\u00eb, t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb mund t\u00eb t\u00eb ndodhin i pranon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt t\u00eb qet\u00eb. Natyrisht, ishte v\u00ebshtir\u00eb me e marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb.\u201d , do t\u00eb shkruante vite m\u00eb von\u00eb ai. N\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarim shprehet qart\u00eb se p\u00ebr Adem Dema\u00e7in vdekja nuk ishte kurrfar\u00eb lajmi i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe ai e perceptonte at\u00eb pa asnj\u00eb fije frike. N\u00eb gjuh\u00ebn e teksteve mistike kjo quhet \u201cvdekje para vdekjes\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai edhe tortur\u00ebn n\u00eb burgjet jugosllave e shihte si ngjizje t\u00eb liris\u00eb. Prandaj do t\u00eb thoshte: \u201cKy d\u00ebnim ishte i mir\u00ebseardhur p\u00ebr mua, duke e pas\u00eb parasysh faktin se kam qen\u00eb i p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aq rigoroze, sa as me ik\u00eb nuk mundesha. Mir\u00ebpo, isha aq i men\u00e7\u00ebm sa as nuk tentoja fare me ik\u00eb. Isha i bindur se d\u00ebnimi im do t&#8217;i nxiste t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr kryengritje. K\u00ebshtu edhe ndodhi. Pik\u00ebrisht si\u00e7 e kisha d\u00ebshiruar. Me arrestimin tim, pushteti jugosllav m\u00eb shum\u00eb ka humb\u00eb sesa ka fituar.\u201d<\/p>\n<p>Adem Dema\u00e7i mendonte se duke q\u00ebndruar n\u00eb burg, duke i p\u00ebrjetuar vuajtjet fizike, kjo p\u00ebr shkak t\u00eb prirjes s\u00eb tij p\u00ebr liri dhe pad\u00ebgjueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij ndaj pushtetit serb, vet\u00ebm e shum\u00ebzonte prirjen e shqiptar\u00ebve p\u00ebr liri. Nj\u00eb Adem vuante n\u00eb burg, q\u00eb ashtu t\u00eb prodhonte shum\u00eb adem\u00eb n\u00eb liri. Zaten, n\u00ebse njeriu nuk \u00ebsht\u00eb gati q\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb vdes\u00eb p\u00ebr idealin n\u00eb t\u00eb cilin beson, ai ose nuk ka ideal ose nuk beson n\u00eb at\u00eb. Adem Dema\u00e7i e kishte idealin e liris\u00eb s\u00eb shqiptarit dhe besonte aq fuqish\u00ebm n\u00eb t\u00eb, sa ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb vdes\u00eb \u00e7do \u00e7ast p\u00ebr t\u00eb. E kur njeriu arrin n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkall\u00eb, gjuha e tij flet fjal\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebndomta, nd\u00ebrsa p\u00ebr historin\u00eb lexohen si profetike. \u201cPrej k\u00ebtu ku jam po ju them edhe nj\u00eb her\u00eb se n\u00ebse Serbia e Jugosllavia nuk heqin dor\u00eb nga okupimi i Kosov\u00ebs dhe n\u00ebse nuk lejojn\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb shk\u00ebputet nga Jugosllavia e t&#8217;i bashkohet Shqip\u00ebris\u00eb, at\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb paqe as n\u00eb Ballkan, as n\u00eb Jugosllavi, as n\u00eb S\u00ebrbi. N\u00ebse Serbia do t\u00eb vazhdoj\u00eb me k\u00ebt\u00eb politik\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve, nj\u00eb dit\u00eb S\u00ebrbia ka p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb shkaktare e shpartallimit t\u00eb krejt Jugosllavis\u00eb dhe n\u00eb fund do t\u00eb mbetet edhe pa Kosov\u00ebn. Kaq.\u201d , do t\u00eb deklaronte Adem Dema\u00e7i para trupit gjykues n\u00eb burgun e tij t\u00eb par\u00eb m\u00eb 1958. At\u00ebbot\u00eb, trupi gjykues mund t\u00eb ket\u00eb qeshur me nj\u00eb djalosh 22-vje\u00e7ar q\u00eb po flet \u201cgjepura\u201d, por sot, 65 vjet m\u00eb von\u00eb, deklarimi i tij \u00ebsht\u00eb realizuar \u2013 Jugosllavia \u00ebsht\u00eb shpartalluar, nd\u00ebrsa Kosova \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shtet i pavarur. Un\u00eb jam i bindur se as vet\u00eb ai nuk ka qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se po thot\u00eb nj\u00eb fjali q\u00eb ne sot e quajm\u00eb profetike, por besojm\u00eb thell\u00eb se kur shpirti \u00e7lirohet nga frika dhe dhimbja e vdekjes, ai flet fjali q\u00eb nuk mund t\u2019i thot\u00eb nj\u00eb njeri ordiner.<\/p>\n<p>Adem Dema\u00e7i \u00ebsht\u00eb Ademi i par\u00eb i rezistenc\u00ebs intelektuale shqiptare, i cili ishte i bindur se \u201cP\u00ebr lirin\u00eb asnj\u00eb \u00e7mim nuk \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb, sepse liria nuk ka \u00e7mim.\u201d Vet\u00ebm dikush q\u00eb jetonte me k\u00ebto bindje e p\u00ebrmasa ishte b\u00ebr\u00eb i pathyesh\u00ebm dhe i pamposhtur. Madje, edhe gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb bombardimeve, kur ai ecte n\u00ebp\u00ebr Prishtin\u00eb dhe policia e ndalonte, ai shkruan se nuk ndjente fare frik\u00eb dhe se madje d\u00ebshironte ta vrisnin, sepse besonte se vrasja e tij i tij i ndihmonte liris\u00eb s\u00eb kombit t\u00eb tij: \u201cDoja q\u00eb t\u00eb m\u00eb vrisnin, i bindur se po t\u00eb m\u00eb vrisnin, at\u00ebher\u00eb, do t\u00eb kuptohej edhe m\u00eb mir\u00eb natyra gjakatare e regjimit jugosllav.\u201d<\/p>\n<p>Ademi Dema\u00e7i, gjat\u00eb gjith\u00eb viteve t\u00eb ish Jugosllavis\u00eb, duke i shkaktuar dhimbje trupit t\u00eb tij, do ta ushqente pandalsh\u00ebm pad\u00ebgjueshm\u00ebrin\u00eb ndaj pushtetit represiv serbo-jugosllav dhe, nga ana tjet\u00ebr, do t\u00eb ishte frym\u00ebzimi i shum\u00eb brezave se vdekja reale nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebnia e shpirtit dhe varrimi i trupit, por dor\u00ebzimi i njeriut para presionit dhe heqja dor\u00eb nga ideali. Ishte kjo arsyeja q\u00eb breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebsh ta ken\u00eb pasur at\u00eb model dhe matric\u00eb t\u00eb angazhimit t\u00eb tyre, ashtu q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb Serbia e burgoste dhe e torturonte, kjo aq m\u00eb shum\u00eb e rriste dashurin\u00eb dhe bindjen e atdhetar\u00ebve shqiptar\u00eb se liria ishte af\u00ebr. Prandaj ata nuk e kishin m\u00eb problem q\u00eb t\u00eb binin n\u00eb burg. Burgu, n\u00eb fakt, ishte b\u00ebr\u00eb rruga n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kalonte liria. Sipas nj\u00eb sh\u00ebnimi t\u00eb Selatin Novosell\u00ebs, vet\u00ebm n\u00eb periudh\u00ebn e viteve 1981-1990, pra vet\u00ebm p\u00ebr 9 vjet, shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij ideali, kan\u00eb vuajtur 250 shekuj burg . Natyrisht, simboli i shqiptarit t\u00eb burgosur dhe liridash\u00ebsit absolut, artikuluesit t\u00eb pad\u00ebgjueshm\u00ebris\u00eb ademike dhe simbolit t\u00eb rezistenc\u00ebs intelektuale, do t\u00eb ishte Adem Dema\u00e7i.<\/p>\n<p>Prof. Ukshin Hoti, po ashtu nj\u00eb shqiptar i burgosur q\u00eb nuk u kthye nga burgu, do t\u00eb deklaronte p\u00ebr t\u00eb: \u201cFigura e tij e r\u00ebndomt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gati t\u00eb padiskutueshme kaloi n\u00eb legjend\u00eb; u tret n\u00eb shpirtin e gjall\u00eb t\u00eb popullit dhe u mish\u00ebrua me \u00ebndrr\u00ebn e tij shekullore; Dema\u00e7i dhe populli u b\u00ebn\u00eb nj\u00eb. Nuk ishte m\u00eb tutje vet\u00ebm nj\u00eb bir i denj\u00eb i popullit, por gati vet\u00eb populli.\u201d<\/p>\n<p>Adem Jashari i pad\u00ebgjueshm\u00ebris\u00eb militare<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb t\u00eb frym\u00ebzuar me sakrific\u00ebn gati 30-vje\u00e7are n\u00ebp\u00ebr burgjet serbe t\u00eb Adem Dema\u00e7it, n\u00eb Kosov\u00eb ky frym\u00ebzim kishte ushqyer edhe trajtat e rezistenc\u00ebs militare. Pasi q\u00eb pushteti serb e suprimoi autonomin\u00eb m\u00eb 1989, shqiptar\u00ebt dol\u00ebn nga sistemi shtet\u00ebror, nd\u00ebrsa presioni u rrit n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb paimagjinueshme, sakrifica e Adem Jasharit u p\u00ebrkthye n\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr luft\u00eb t\u00eb armatosur.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e \u201980-ta n\u00eb fshatin Prekaz t\u00eb Skenderajt jetonte n\u00eb mir\u00ebqenie t\u00eb mir\u00eb ekonomike familja e madhe e Shaban Jasharit. Por, t\u00eb pak\u00ebnaqur me gjendjen e skllav\u00ebris\u00eb, djemt\u00eb e Shabanit, Ademi dhe Hamza, q\u00eb nga viti 1991 kishin vendosur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb aksione t\u00eb armatosura kund\u00ebr pushtuesit serb. E kur Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs kishte dal\u00eb publikisht (28 n\u00ebntor 1997) dhe ishte deklaruar p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr Serbis\u00eb, makineria ushtarake-policore e ish Jugosllavis\u00eb, e p\u00ebrvet\u00ebsuar tashm\u00eb nga Serbia, do t\u00eb instalohej n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr ta realizuar misionin e saj vrastar, q\u00eb do t\u00eb kulminoj\u00eb me qindra masakra, me m\u00eb shum\u00eb se 12 mij\u00eb civil\u00eb t\u00eb vrar\u00eb, diku 20 mij\u00eb gra t\u00eb dhunuara, disa mij\u00ebra f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vrar\u00eb, e deri n\u00eb pastrimin etnik t\u00eb rreth 1 milion shqiptar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb d\u00ebbohen nga Kosova n\u00eb Shqip\u00ebri, respektivisht n\u00eb Maqedoni. N\u00eb vlugun e k\u00ebsaj lufte, Adem Jashari \u2013 q\u00ebmoti n\u00eb ilegalitet \u2013 vazhdonte t\u00eb organizoj\u00eb aksione ushtarake kund\u00ebr forcave policore, ushtarake e paralamilitare serbe q\u00eb e torturonin popullat\u00ebn civile. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye pushteti serb e kishte d\u00ebnuar at\u00eb me burg 20-vje\u00e7ar n\u00eb munges\u00eb.<\/p>\n<p>Por, jan\u00eb disa \u00e7aste t\u00eb historis\u00eb s\u00eb re shqiptare deri te martirizimi i plot\u00eb i familjes Jashari. S\u00eb pari \u00ebsht\u00eb sulmi i par\u00eb kund\u00ebr tyre m\u00eb 30 dhjetor 1991, kur ndaj k\u00ebsaj familjeje u ushtrua nj\u00eb sulm me t\u00eb gjitha mjetet e luft\u00ebs, e q\u00eb e mori p\u00ebrgjigjen e armatosur nga Adem Jashari dhe shok\u00ebt e tij, nd\u00ebrsa p\u00ebrfundoi me plagosjen e ushtar\u00ebve t\u00eb Komandantit Legjendar. Sulmi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb 22 janar 1998. Pas p\u00ebrgjigjes s\u00eb fuqishme t\u00eb Adem Jasharit, forcat serbe u t\u00ebrhoq\u00ebn, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb plagosura dy vajza t\u00eb familjes. Tashm\u00eb ishte e qart\u00eb se Serbia kishte vendosur q\u00eb ushtarakisht t\u2019i q\u00ebroj\u00eb hesapet me rezistenc\u00ebn q\u00eb e kishte organizuar nd\u00ebr vite Adem Jashari. Nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb 28 shkurt e 1 mars 1998 ndodh\u00eb masakra n\u00eb fshatrat Qirez e Likoshan t\u00eb Drenic\u00ebs, duke vrar\u00eb 24 shqiptar\u00eb, kryesisht civil\u00eb. Dhe, skena ishte e qart\u00eb. Pritej dita kur do t\u00eb sulmohej edhe Prekazi i Adem Jasharit. \u00cbsht\u00eb raportuar n\u00eb media se gjat\u00eb atyre dit\u00ebve dikush ka shkuar dhe i ka k\u00ebrkuar Adem Jasharit q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet, sepse Serbia do ta sulmonte me gjith\u00eb arsenalin e saj luftarak dhe se ishte e pamundur t\u00eb shp\u00ebtohet nga ai sulm. K\u00ebtu vjen p\u00ebrgjigjja legjendare e Komandantit Legjendar: \u201c\u00c7far\u00eb na duhet jeta pa liri?\u201d. Ndon\u00ebse p\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb d\u00ebgjuar, kjo mund t\u00eb ishte nj\u00eb p\u00ebrgjigje e r\u00ebndomt\u00eb e nj\u00eb luft\u00ebtari, por dit\u00ebt e 5, 6 dhe 7 marsit kan\u00eb d\u00ebshmuar se ai e kishte me gjith\u00eb mend dhe se ai kishte ardhur n\u00eb fund. Si\u00e7 thot\u00eb Arb\u00ebr Xhaferi: \u201cVet\u00ebm njeriu i lir\u00eb (nga vetja) mund t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb fund, vet\u00ebm ata q\u00eb shkojn\u00eb deri n\u00eb fund hapin shtigje t\u00eb reja p\u00ebr realizim t\u00eb idealeve p\u00ebr barazi dhe jet\u00eb dinjitoze. K\u00ebt\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb shkuar deri n\u00eb fund, n\u00eb planin ideologjik, e p\u00ebruroi z. Dema\u00e7i, nd\u00ebrkaq n\u00eb plane t\u00eb tjera e vazhduan theomah\u00ebt e tjer\u00eb me n\u00eb krye Adem Jasharin: dy Adema, dy t\u00eb par\u00ebt e historis\u00eb moderne shqiptare.\u201d<\/p>\n<p>Dit\u00ebt e 5, 6 dhe 7 marsit e gjejn\u00eb Adem Jasharin n\u00eb sht\u00ebpi me gjith\u00eb familjen e tij, me bab\u00ebn e tij, Shaban Jasharin, me v\u00ebllain Hamz\u00ebn, si dhe me grat\u00eb e f\u00ebmij\u00ebt, nj\u00ebsoj si n\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre familjare. Ai po sillej sikur nuk ndodhte asgj\u00eb, duke u folur me k\u00ebt\u00eb veprim familjar\u00ebve t\u00eb tij se \u201cne jemi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, n\u00eb pragun ton\u00eb dhe t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb vdesim deri n\u00eb an\u00ebtarin e fundit p\u00ebr ta mbrojtur pragun e sht\u00ebpis\u00eb, sepse \u00e7far\u00eb kuptimi ka jeta n\u00ebse ikim nga sht\u00ebpia jon\u00eb?!\u201d. Besarta Jashari \u2013 si e vetmja e mbijetuar e k\u00ebsaj storjeje \u2013 rr\u00ebfen se derisa ai p\u00ebrgatitej q\u00eb ta pres\u00eb sulmin e fundit, \u201cvazhdimisht k\u00ebndonte\u201d, duke i inkurajuar familjar\u00ebt se asgj\u00eb nuk ishte vdekja kur t\u00eb gjith\u00eb e dinin se po ashtu po shkriheshin n\u00eb altarin e liris\u00eb. \u00cbsht\u00eb pak a shum\u00eb si ngjarja e filmit \u201cSamuraji i fundit\u201d, kur samuraji e di se cili \u00ebsht\u00eb fundi i tij, por ai ec\u00eb drejt atij fundi me krenari dhe mburrje, duke e b\u00ebr\u00eb betej\u00ebn deri n\u00eb frym\u00ebn e fundit. P\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb mrekulli e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb kuptimin militar dhe moral, m\u00eb shum\u00eb se kaq magjeps\u00ebse \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi q\u00eb kan\u00eb familjar\u00ebt e tjer\u00eb. Ata po e shihnin se vdekja u kishte ardhur n\u00eb prag, por askush nuk k\u00ebrkonte t\u00eb gjej\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb ikur e p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar, porse t\u00eb gjith\u00eb \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb edhe f\u00ebmij\u00ebt \u2013 q\u00ebndruan aty. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, shum\u00ebkush e ka shtruar \u00e7\u00ebshtjen se pse Adem Jashari i la edhe f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb flijohen kur ata as nuk mund ta ndihmonin n\u00eb luft\u00eb. Mesazhi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb sublim dhe i p\u00ebrtejsh\u00ebm \u2013 n\u00ebse nuk jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb, as f\u00ebmij\u00ebt nuk duhet t\u00eb jetojn\u00eb. Nuk ka kuptim e vler\u00eb ekzistenca pa liri. P\u00ebr Adem Jasharin, liria ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se familja, se bashk\u00ebshortja dhe f\u00ebmij\u00ebt. Ne e dim\u00eb se ai nuk ishte filozof q\u00eb k\u00ebshtu t\u2019ia shpjegoj\u00eb familjes s\u00eb tij, por jeta dhe q\u00ebndrimi i tij i kishte bindur t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb kull\u00ebn e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb ideal t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Adem Jashari e kishte kuptuar se, pavar\u00ebsisht sa e fuqishme ishte Serbia (Armata e Jugosllavis\u00eb llogaritej si e gjashta n\u00eb nivel t\u00eb Europ\u00ebs), ajo nuk ishte m\u00eb e fuqishme se prirja e tij p\u00ebr liri. Ndon\u00ebse gjasat q\u00eb ai ta mundte Serbin\u00eb n\u00eb kuptimin luftarak ishin t\u00eb barabarta me zero, kjo nuk ishte arsye q\u00eb ai t\u00eb dor\u00ebzohej. Edhe Adem Jashari, nj\u00ebsoj si Adem Dema\u00e7i, besonte se pad\u00ebgjueshm\u00ebria deri n\u00eb fund ndaj atij pushteti aq t\u00eb fuqish\u00ebm, ishte m\u00ebnyra e vetme se si t\u00eb replikohej e shum\u00ebzohej rezistenca e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs kundrejt Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, kur m\u00eb 7 mars 1998, pra 25 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb kull\u00ebn e Jasharajve n\u00eb Prekaz ishin radhitur 58 d\u00ebshmor\u00ebt e atyre tre dit\u00ebve t\u00eb betej\u00ebs, prej t\u00eb cil\u00ebve ishin 18 gra dhe 10 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs n\u00ebn 16-vje\u00e7are, ata \u2013 m\u00eb shum\u00eb se kufoma t\u00eb martir\u00ebve \u2013 ishin lule t\u00eb liris\u00eb. Dita e 8 marsit 1998 n\u00eb Prekaz ishte si skena e filmit \u201cSamuraji i fundit\u201d, kur fituesi e sheh se e ka fituar betej\u00ebn, por e ka humbur luft\u00ebn. Duke r\u00ebn\u00eb n\u00eb altarin e liris\u00eb, bashk\u00eb me krejt familjen e tij, duke dh\u00ebn\u00eb porosin\u00eb se \u201ckrejt \u00e7ka pata e flijova p\u00ebr liri\u201d, Ademi i familjes Jashari u b\u00eb emri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i secilit shqiptar n\u00eb bot\u00eb q\u00eb do t\u00eb frym\u00ebzohej me k\u00ebt\u00eb pasion t\u00eb liris\u00eb. Pas k\u00ebsaj asnj\u00eb shqiptar nuk mbeti m\u00eb indiferent. Ademi i Jasharajve e vrau frik\u00ebn e shqiptar\u00ebve nga vdekja. At\u00eb frym\u00ebzim q\u00eb ai e kishte marr\u00eb nga Ademi i par\u00eb i rezistenc\u00ebs intelektuale, Ademi i Jasharajve e reprizoi si n\u00eb shirit filmik p\u00ebrmes flijimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb fenomenet i kundrojn\u00eb me qasje racionale, shtrohet pyetja se \u00e7far\u00eb p\u00ebrjeton njeriu q\u00eb i dor\u00ebzohet vdekjes n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb ideali? Kur njeriu vdes, pse duhet t\u2019i b\u00ebhet von\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb flitet pas tij dhe a do ta shpallin martir? \u00cbsht\u00eb intriguese se cili \u00ebsht\u00eb perceptimi i bot\u00ebs nga njer\u00ebzit e profilit t\u00eb Adem Jasharit. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ata jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb para s\u00eb gjithash e kan\u00eb vrar\u00eb frik\u00ebn nga vdekja. S\u00eb dyti, ata jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb kur u duhet t\u00eb zgjedhin mes jet\u00ebs n\u00ebn rob\u00ebri dhe liris\u00eb n\u00eb amshueshm\u00ebri, ata e zgjedhin t\u00eb dyt\u00ebn. Pasioni i tyre p\u00ebr liri shkon p\u00ebrtej kufijve fizik\u00eb. P\u00ebr ta b\u00ebhet e padurueshme bota fizike dhe prandaj ata jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta paguajn\u00eb \u00e7mimin e purgatorit q\u00eb i shpie matan\u00eb n\u00eb bot\u00ebn metafizike. Nd\u00ebrkaq se si e arrin k\u00ebt\u00eb ta b\u00ebj\u00eb dikush n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kolektive, me gjith\u00eb familjen e tij, kjo \u00ebsht\u00eb mrekulli n\u00eb vete.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, 40 vitet e mbjelljes s\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb Ademit t\u00eb par\u00eb do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ta lindur Ademin e dyt\u00eb, i cili \u2013 p\u00ebr dallim nga i pari, q\u00eb p\u00ebrmes burgut, e krijoi flak\u00ebn prometheane t\u00eb liris\u00eb \u2013 i dyti, duke u shuar n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb \u2013 i bindi shqiptar\u00ebt e shekullit t\u00eb ri se ka pasur t\u00eb drejt\u00eb Ademi i par\u00eb kur thoshte se \u201cLiria nuk ka \u00e7mim\u201d. Adem Jashari \u00ebsht\u00eb ana tjet\u00ebr e rezistenc\u00ebs s\u00eb Adem Dema\u00e7it, nd\u00ebrsa t\u00eb dy ata jan\u00eb bij t\u00eb Ademit t\u00eb par\u00eb t\u00eb historis\u00eb, q\u00eb jet\u00ebn e qenies son\u00eb e garantoi duke ia dhuruar pad\u00ebgjueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr liri.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundim \u2013 Adem\u00ebt si paradigma t\u00eb liris\u00eb<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb popull q\u00eb nuk i frik\u00ebsohet luft\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm i marr\u00eb, por frika e luft\u00ebs kurrnjiher\u00eb, asnj\u00eb popull, nuk e ka penguar t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr idealet e veta. \u201d, shkruan prof. Ukshin Hoti n\u00eb librin e tij \u201cFilozofia politike e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se asnj\u00eb popull nuk e do luft\u00ebn, por asnj\u00eb popull nuk \u00e7lirohet n\u00ebse nuk lufton. Shqiptar\u00ebt n\u00eb ish Jugosllavi, duke qen\u00eb populli i tret\u00eb p\u00ebr nga numri, nd\u00ebrsa i fundit p\u00ebr nga t\u00eb drejtat, ishin t\u00eb detyruar t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e tyre. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ishte shtytja e represionit serb detyrimi q\u00eb nuk u linte shteg tjet\u00ebr. Ky ishte shtrati q\u00eb e lindi Adem Dema\u00e7in dhe Adem Jasharin.<\/p>\n<p>Nga gjith\u00eb kjo q\u00eb e tham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr mund t\u00eb konkludojm\u00eb se ne shqiptar\u00ebt si komb e kemi dh\u00ebn\u00eb provimin ton\u00eb historik. Duke i ndjekur gjurm\u00ebt e Ademit t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori, ne kemi d\u00ebshmuar se jemi adem\u00eb, q\u00eb kur u desh t\u00eb p\u00ebrd\u00ebftohet prirja jon\u00eb p\u00ebr liri, ne ishim t\u00eb gatsh\u00ebm ta b\u00ebjm\u00eb at\u00eb. Fromi thot\u00eb se pik\u00ebrisht aft\u00ebsia p\u00ebr dyshim, kritik\u00eb dhe pad\u00ebgjueshm\u00ebri \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja e vetme q\u00eb q\u00ebndron mes s\u00eb ardhmes s\u00eb njer\u00ebzimit dhe fundit t\u00eb civilizimit. P\u00ebrkthyer n\u00eb kontekst t\u00eb kumtes\u00ebs son\u00eb, mund t\u00eb themi se nj\u00eb popull q\u00eb i ka k\u00ebto virtyte, ka t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>Adem\u00ebt tan\u00eb, nj\u00ebsoj si Ademi i Par\u00eb ose si Prometheu, e kryen detyr\u00ebn e tyre. Ata e soll\u00ebn lirin\u00eb dhe na e fal\u00ebn zjarrin e liris\u00eb. Tash mbetet n\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb q\u00eb mos t\u00eb arratisemi nga liria, p\u00ebrs\u00ebri sipas Fromit, por k\u00ebt\u00eb liri ta ruajm\u00eb e ta kthejm\u00eb n\u00eb mir\u00ebqenie.<\/p>\n<p>E kur i kthehemi Fromit dhe esen\u00eb e tij e lexojm\u00eb n\u00ebn objektivin e adem\u00ebve tan\u00eb, do t\u00eb thoshim se m\u00ebsimi q\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb adem\u00ebt tan\u00eb nga Ademi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb njeri, por jo vet\u00ebm njeri, por njeri i lir\u00eb, duhet t\u00eb jesh Adem.<\/p>\n<p>Krejt n\u00eb fund do t\u00eb themi se n\u00ebse intenca e njer\u00ebzimit \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen adem\u00eb, sipas Adamit t\u00eb par\u00eb, intenca shqiptare \u00ebsht\u00eb e dyfisht\u00eb \u2013 ne jemi adem\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb Ademit t\u00eb par\u00eb dhe ne jemi adem\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb dy adem\u00ebve mbi t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar historia jon\u00eb m\u00eb e re si komb dhe t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb kandilat q\u00eb ndri\u00e7ojn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb drejt liris\u00eb. Adem Dema\u00e7i dhe Adem Jashari nuk jan\u00eb vet\u00ebm emrat e p\u00ebrve\u00e7\u00ebm t\u00eb personave q\u00eb e kishin k\u00ebt\u00eb em\u00ebr. Madje, mund nuk jan\u00eb as vet\u00ebm emrat e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb atyre q\u00eb flijuan gjith\u00e7ka p\u00ebr popullin e tyre. Adem Dema\u00e7i dhe Adem Jashari jan\u00eb emri i paradigm\u00ebs s\u00eb liris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bota \u00ebsht\u00eb plot koincidenca, q\u00eb ne synojm\u00eb t\u2019i lexojm\u00eb. Ato her\u00eb i kuptojm\u00eb dhe mrekullohemi prej tyre, e her\u00eb nuk i kuptojm\u00eb, por vet\u00ebm i p\u00ebrjetojm\u00eb. K\u00ebshtu ne vazhdojm\u00eb ta besojm\u00eb dhe interpretojm\u00eb si shkencore rast\u00ebsin\u00eb kur nj\u00eb shtytje aksidentale b\u00ebri q\u00eb materia inorganike filloi t\u00eb evoluoj\u00eb n\u00eb materie organike. Madje, edhe kur besimtar\u00ebt k\u00ebsaj &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":7187,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,53],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7186"}],"collection":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7186"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7186\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7199,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7186\/revisions\/7199"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7187"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}