{"id":7230,"date":"2023-03-17T00:12:22","date_gmt":"2023-03-16T23:12:22","guid":{"rendered":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/?p=7230"},"modified":"2023-03-17T00:12:22","modified_gmt":"2023-03-16T23:12:22","slug":"ne-itshksh-kujtohet-gazetari-dhe-publicisti-qani-mehmedi-ne-70-vjetorin-e-lindjes-se-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/ne-itshksh-kujtohet-gazetari-dhe-publicisti-qani-mehmedi-ne-70-vjetorin-e-lindjes-se-tij\/","title":{"rendered":"N\u00eb ITSHKSH kujtohet gazetari dhe publicisti Qani Mehmedi n\u00eb 70 vjetorin e lindjes s\u00eb tij"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shkup, 16 mars 2023<\/strong> \u2013 Me nj\u00eb pjes\u00eb nga simfonia IX e Bethovenit \u2013 \u201cOda e g\u00ebzimit\u201d (Hymni i Evrop\u00ebs), interpretuar nga pianisti Shk\u00eblzen Baftjari, t\u00eb enjten n\u00eb ITSHKSH filloi nj\u00eb akademi p\u00ebrkujtimore p\u00ebr nder t\u00eb 70 vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb doajenit t\u00eb gazetaris\u00eb shqiptare, Qani Mehmedit. Me k\u00ebt\u00eb rast nga Prishtina, Tetova e K\u00ebr\u00e7ova\u00a0 kishin ardhur disa miq e koleg\u00eb t\u00eb Qaniut, t\u00eb cil\u00ebt shk\u00ebput\u00ebn fragmente kujtimesh p\u00ebr t\u00eb, duke ve\u00e7uar momente\u00a0 m\u00eb interesante q\u00eb karakterizuan personalitetin njer\u00ebzor, intelektual e komb\u00ebtare t\u00eb tij.<br \/>\nP\u00ebr ta paraqitur m\u00eb t\u00eb plot\u00eb figur\u00ebn e Qani Mehmedit, p\u00ebr t\u00eb pranishmit u shfaq edhe\u00a0 nj\u00eb dokumentar i p\u00ebrgatitur nga gazetari Bekim Adili, n\u00eb t\u00eb cilin u shpalos nj\u00eb fabul\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e rrug\u00ebtimit jet\u00ebsor e profesional t\u00eb k\u00ebtij doajeni t\u00eb gazetaris\u00eb dhe publicist\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, \u201cK\u00ebng\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore p\u00ebr Ballkanin \u2013 zemr\u00ebn e Europ\u00ebs\u201d, ishte titulli i nj\u00eb poezie t\u00eb shkrimtarit dhe diplomatit Jordan Plevnesh dedikuar miq\u00ebsis\u00eb dhe dhembjes p\u00ebr humbjen e parakohshme t\u00eb Qani Mehmedit, kurse me nj\u00eb dedikim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr babain e saj u paraqit e bija e Qani Mehmedit, sopranoja dhe pedagogia, Besiana Mehmedi me k\u00ebng\u00ebn \u201cFaleminderit baba\u201d, nj\u00eb interpretim ky sa artistik po aq edhe shpirt\u00ebror, q\u00eb krijoi nj\u00eb impakt emocional tek auditoriuimi.<\/p>\n<p>Drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, pasi u shpreh i nderuar p\u00ebr sh\u00ebnimin e 70 vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb nj\u00eb prej korifejve t\u00eb gazetaris\u00eb shqiptare, tha se ky \u00ebsht\u00eb Qani Mehmedi, emri dhe vepra e t\u00eb cilit jan\u00eb t\u00eb pashk\u00ebputur nga zhvillimi yn\u00eb i gjithmbarsh\u00ebm, ku kontributi i tij n\u00eb fush\u00ebn e gazetaris\u00eb e publicistik\u00ebs \u00ebsht\u00eb i patejkaluesh\u00ebm.<br \/>\n\u201cMe emrin e Qani Mehmedit lidhet nj\u00eb shkoll\u00eb e t\u00ebr\u00eb gazetarie n\u00eb Kosov\u00eb dhe gjetiu dhe kjo mjafton p\u00ebr ta nderuar figur\u00ebn e tij dhe p\u00ebr ta radhitur at\u00eb n\u00eb vazhd\u00ebn e veprimtar\u00ebve dhe intelektual\u00ebve t\u00eb shquar q\u00eb kombit ton\u00eb i dhan\u00eb shtytje p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb dije, m\u00eb shum\u00eb progres dhe m\u00eb shum\u00eb dinjitet&#8230;N\u00ebse ndjekim diagramin e formimit dhe zhvillimit t\u00eb gazetarit dhe publicistit\u00a0 Qani Mehmedit, do t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb se ai ndoqi nj\u00eb trajektore mjaft dinamike me shum\u00eb sfida e\u00a0 t\u00eb papritura q\u00eb sjell profesioni dhe vet jeta. Nga ajo \u00e7ka kemi arritur t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb telegrafikisht nga veprimtaria e tij, mund t\u00eb konkludojm\u00eb se nj\u00eb komb q\u00eb ka n\u00eb gjiun e vet pena t\u00eb shquara si Qani Mehmedi e kan\u00eb m\u00eb leht\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb rrug\u00ebt e prosperitetit dhe zhvillimit t\u00eb gjithansh\u00ebm shoq\u00ebror. At\u00ebher\u00eb kur ishte v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapej e v\u00ebrteta p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe luft\u00ebn saj t\u00eb drejt p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi, ishte z\u00ebri i Qani Mehmedit q\u00eb jehonte n\u00eb eter dhe d\u00ebrgonte n\u00eb skajet m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb globit mesazhin se liria \u00ebsht\u00eb af\u00ebr. Ishte ky z\u00eb i kurajos dhe q\u00ebndres\u00ebs edhe p\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb n\u00eb frontet e betejave, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebrpos municionit dhe ushqimit, jetike ishte edhe fjala q\u00eb p\u00ebrhapej n\u00eb media. Ishte kjo fjala q\u00eb buronte nga pena e guximshme q\u00eb sot me krenari ia festojm\u00eb 70 vjetorin lindjes\u201d, n\u00ebnvizoi prof.dr. Skender Asani.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nderuar figur\u00ebn e Qani Mehmedit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb akademi p\u00ebrkujtimore kishte ardhur edhe Faton Ahmeti, sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i BDI-s\u00eb, i cili nd\u00ebr t\u00eb tjera tha se Qani Mehmedi jetoi dhe veproi n\u00eb koh\u00ebra shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, ku \u00e7\u00ebshtja shqiptare ishte hal\u00eb ne sy per armikun, por d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb informuar dhe mobiliziar shqiptar\u00ebt i tejkalonte gjithmon\u00eb k\u00ebto barriera. Veprimtaria e tij, tha Ahmeti,\u00a0 identifikohet me men\u00e7urin\u00eb dhe fuqin\u00eb e t\u00eb shkruarit p\u00ebr t\u00eb informuar drejt\u00eb dhe n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr situatat delikate n\u00eb t\u00eb cilat ndodheshim ne si popull. P\u00ebrgjat\u00eb veprimit t\u00eb tij, \u00e7mimet dhe vler\u00ebsimet p\u00ebr pun\u00ebn e tij, gjithmon\u00eb kan\u00eb qen\u00eb simbolike karshi r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb dhe pesh\u00ebs qe ai kishte, vuri n\u00eb dukje Faton Ahmeti.<\/p>\n<p>Duke folur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb prej miqve t\u00eb af\u00ebrt, ishte edhe studiuesi dhe shkrimtari Emin Azemi, i cili pasi shpalosi disa detaje nga opusi i madh publicistik e gazeresk i Qani Mehmedit tha se sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb 70 vjetor t\u00eb lindjes s\u00eb Qani Mehmedit, secili prej nesh ruan di\u00e7ka t\u00eb shenjt\u00eb nga miq\u00ebsia me t\u00eb\u00a0 dhe kjo ndoshta \u00ebsht\u00eb pasuria m\u00eb e madhe e nj\u00eb njeriu, sepse gj\u00ebrat materiale shkojn\u00eb\u00a0 vijn\u00eb, por ajo q\u00eb mbetet e shtresuar n\u00eb jet\u00ebn e njeriut \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kujtimi p\u00ebr vlerat njer\u00ebzore t\u00eb nj\u00eb miq\u00ebsie t\u00eb sinqert\u00eb, n\u00ebnvizoi Azemi.<\/p>\n<p>\u201cAi sot, si nj\u00eb burr\u00eb 70 vje\u00e7ar, me nj\u00eb karrier\u00eb mbi 40 vje\u00e7are n\u00eb gazetari, dhe me nj\u00eb ndikim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb formimin e brezave t\u00eb shumt\u00eb gazetar\u00ebsh e redaktor\u00ebsh n\u00eb shtypin ton\u00eb, sigurisht vazhdon t\u00eb na frym\u00ebzoj\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur transformimi teknologjik i medias ka krijuar nj\u00eb diskurs t\u00eb ri publik. Rrath\u00ebt e k\u00ebtij frym\u00ebzimi shkojn\u00eb duke u zgjeruar, p\u00ebr aq sa \u00ebsht\u00eb i gjer\u00eb edhe fush\u00ebveprimi i tij n\u00eb mediat shqipe n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni, Shqip\u00ebri gjetiu&#8230;. Gjithkund ku ai punoi, la gjurm\u00eb dhe sot gjithkush q\u00eb provon t\u00eb shkruaj historin\u00eb moderne t\u00eb gazetaris\u00eb shqiptare, e ka t\u00eb pamundur t\u00eb shmang emrin e tij nga data baza e kujtes\u00ebs son\u00eb kulturore.<\/p>\n<p>\u00c7do tradit\u00eb i ka shenjat e saja identifikuese, kurse \u00e7do shenj\u00eb ka nj\u00eb em\u00ebr. Qani Mehmedi me gjith\u00eb bagazhin e tij profesional, komb\u00ebtar e intelektual, na la trash\u00ebgim stilin, guximin dhe vizionaritetin n\u00eb shkrimet e tij gazetareske publicistike. Ai me guximin e mjaftuesh\u00ebm profesional iu rrek edhe trajtimit shkencor t\u00eb problematikave politike e komb\u00ebtare dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb edhe veprat e tij q\u00eb na i la si nj\u00eb thesar i \u00e7muar\u201d, u shpreh Emin Azemi.<\/p>\n<p>Prof.dr. Qemal Murati, nj\u00eb mik i ngusht dhe bashk\u00ebvendas i Qani Mehmedit, pasi konstatoi se portreti jet\u00ebsor i tij nuk \u00ebsht\u00eb leht\u00eb t\u00eb b\u00ebhet a t\u00eb skicohet, tha se\u00a0 ai ishte njeri me shum\u00eb dimensione, me dije komplekse, intelektual e guximtar, q\u00eb \u00e7ante vet\u00eb n\u00eb jet\u00eb e q\u00eb u dilte zot edhe t\u00eb tjer\u00ebve. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb njohur k\u00ebt\u00eb Njeri me vlera, mjesht\u00ebr t\u00eb fjal\u00ebs, sh\u00ebrbyes t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, sigurisht kan\u00eb shum\u00eb fjal\u00eb kujtimi e nderimi p\u00ebr t\u00eb, tha prof. Murati.<\/p>\n<p>\u201cBiografia e tij \u00ebsht\u00eb e pasur dhe bazohet kryesisht n\u00eb dy shtylla. E para \u00ebsht\u00eb Atdhedashuria dhe tjetra Publicistika. Por, shtylla eprore tek ky njeri krejt i ve\u00e7ant\u00eb ishte &#8211; Njeriu!\u00a0 Ai ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb \u00e7muar n\u00eb informimin e opinionit t\u00eb gjer\u00eb publik p\u00ebr zhvillimet n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni, n\u00eb trojet e tjera dhe n\u00eb Diaspor\u00ebn shqiptare. Qani Mehmedi shquhej p\u00ebr mendim kritik, solidaritetin me koleg\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr p\u00ebrkushtimin e tij komb\u00ebtar dhe profesional. Qani Mehmedi ishte d\u00ebshmi e gjall\u00eb e historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb afro dyzet vitet e fundit. Ai ka botuar studimin \u201cShtetformimi i Kosov\u00ebs 1968-2008\u201d (2011) dhe librin \u201cMe gjurm\u00ebm\u00ebdhenjt\u00eb e Kosov\u00ebs\u201d (2015). Me shkrimet e tij publicistike ka mundur t\u00eb botonte nj\u00eb duzin\u00eb veprash, por ai nuk u dha pas botimit t\u00eb librave t\u00eb vet. M\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb ndihmonte t\u00eb tjer\u00ebt t\u2019u botonte vepra dhe t\u2019i promovonte ato. \u2026Qani Mehmedi, njeri me informacion dhe erudicion t\u00eb gjer\u00eb, cil\u00ebsohet si njoh\u00ebs i mir\u00eb i sken\u00ebs politike dhe i \u00e7\u00ebshtjeve ballkanike. Botoi\u00a0 qindra kolumne, editoriale e intervista n\u00eb gazetat e Prishtin\u00ebs, Tiran\u00ebs, Shkupit, Zagrebit dhe Sarajev\u00ebs. Ai ishte nj\u00eb z\u00eb i fuqish\u00ebm dhe i pakompromis i gazetaris\u00eb shqiptare n\u00eb interes t\u00eb informimit t\u00eb lir\u00eb publik dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb vlerave nacionale kundrejt pseudovlerave. \u2026Me nj\u00eb natyr\u00eb krejt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ai kishte miq\u00ebsi t\u00eb ngusht\u00eb me njer\u00ebz t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb i \u00e7monte dhe e \u00e7monin. Si\u00e7 e thoshte edhe vet\u00eb shprehimisht: \u201cI kam dashur shum\u00eb profesor\u00ebt e mi t\u00eb m\u00ebdhenj: Rexhep Qosjen, Ali Hadrin, Gazmend Zajmin, Ejup Statovcin, Ukshin Hotin\u2026 M\u00eb von\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb edhe miq. Dijetar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj dhe njer\u00ebz t\u00eb m\u00ebdhenj\u201d, n\u00ebnvizoi prof.dr. Qemal Murati.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej koleg\u00ebve e miq\u00ebve t\u00eb pandash\u00ebm t\u00eb Qani Mehmedit n\u00eb Radio Televizionin Kosov\u00ebs, ishte edhe gazetari Nuhi Byty\u00e7i , i cili tha se Qani Mehmedi t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tij ia kushtoi informimit objektiv, frym\u00ebzues mobilizues gjat\u00ebt gjitha periudhave n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat kaloi shoq\u00ebri shqiptare.<\/p>\n<p>\u201cAi me guximin e tij prej intelektuali e gazetari profesionist, p\u00ebrher\u00eb ishte i pranish\u00ebm n\u00eb mediat m\u00eb t\u00eb lexuara dhe m\u00eb t\u00eb shikuara shqiptare. Shkrimet dhe emisionet e tij dalloheshin p\u00ebr nga aktualiteti, p\u00ebrmbajtja dhe mesazhi shum\u00eb i qart\u00eb, paras\u00ebgjithash duke informuar drejt\u00eb dhe guximsh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ai, si thoshte shpesh edhe vet, q\u00ebndroi vertikalisht dhe dha kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb afirmimin e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, por gjithher\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb afirmimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare\u201d, u shpreh Nuhi Byty\u00e7i.<\/p>\n<p>P\u00ebr ndikimin\u00a0 q\u00eb ushtroi Qani Mehmedi n\u00eb rrjedhat e gjithmbarshme t\u00eb gazetaris\u00eb, foli gazetari Bekim Adili, i cili potencoi se fal\u00eb pesh\u00ebs s\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij u qart\u00ebsuan edhe shum\u00eb tema e dilema n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nderuar figur\u00ebn e Qani Mehmedit, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e 70 t\u00eb lindjes s\u00eb tij, drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani ,ndau nj\u00eb mir\u00ebnjohje postomrtum p\u00ebr t\u00eb , duke e vler\u00ebsuar\u00a0 k\u00ebshtu simbolikisht kontributin e tij jet\u00ebsor n\u00eb gazetarin\u00eb dhe publicistik\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-large wp-image-7231\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-111-1024x683.jpg\" alt=\"\" width=\"618\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-111-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-111-300x200.jpg 300w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-111-768x512.jpg 768w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-111-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-111.jpg 2048w\" sizes=\"(max-width: 618px) 100vw, 618px\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-large wp-image-7232\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-222-1-1024x683.jpg\" alt=\"\" width=\"618\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-222-1-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-222-1-300x200.jpg 300w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-222-1-768x512.jpg 768w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-222-1-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-222-1.jpg 2048w\" sizes=\"(max-width: 618px) 100vw, 618px\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-large wp-image-7233\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-333-1024x683.jpg\" alt=\"\" width=\"618\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-333-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-333-300x200.jpg 300w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-333-768x512.jpg 768w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-333-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-333.jpg 2048w\" sizes=\"(max-width: 618px) 100vw, 618px\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-large wp-image-7234\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-444-1024x683.jpg\" alt=\"\" width=\"618\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-444-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-444-300x200.jpg 300w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-444-768x512.jpg 768w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-444-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-444.jpg 2048w\" sizes=\"(max-width: 618px) 100vw, 618px\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-large wp-image-7235\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-555-1024x683.jpg\" alt=\"\" width=\"618\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-555-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-555-300x200.jpg 300w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-555-768x512.jpg 768w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-555-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-555.jpg 2048w\" sizes=\"(max-width: 618px) 100vw, 618px\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-large wp-image-7236\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-666-1024x683.jpg\" alt=\"\" width=\"618\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-666-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-666-300x200.jpg 300w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-666-768x512.jpg 768w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-666-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-666.jpg 2048w\" sizes=\"(max-width: 618px) 100vw, 618px\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-large wp-image-7237\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-777-1024x683.jpg\" alt=\"\" width=\"618\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-777-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-777-300x200.jpg 300w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-777-768x512.jpg 768w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-777-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-777.jpg 2048w\" sizes=\"(max-width: 618px) 100vw, 618px\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-large wp-image-7238\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-888-1024x683.jpg\" alt=\"\" width=\"618\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-888-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-888-300x200.jpg 300w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-888-768x512.jpg 768w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-888-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-888.jpg 2048w\" sizes=\"(max-width: 618px) 100vw, 618px\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-large wp-image-7239\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-999-1024x683.jpg\" alt=\"\" width=\"618\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-999-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-999-300x200.jpg 300w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-999-768x512.jpg 768w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-999-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-999.jpg 2048w\" sizes=\"(max-width: 618px) 100vw, 618px\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-large wp-image-7240\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-10-1024x683.jpg\" alt=\"\" width=\"618\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-10-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-10-300x200.jpg 300w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-10-768x512.jpg 768w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-10-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-10.jpg 2048w\" sizes=\"(max-width: 618px) 100vw, 618px\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-large wp-image-7241\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-11......-1024x683.jpg\" alt=\"\" width=\"618\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-11......-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-11......-300x200.jpg 300w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-11......-768x512.jpg 768w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-11......-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FOTO-11.......jpg 2048w\" sizes=\"(max-width: 618px) 100vw, 618px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkup, 16 mars 2023 \u2013 Me nj\u00eb pjes\u00eb nga simfonia IX e Bethovenit \u2013 \u201cOda e g\u00ebzimit\u201d (Hymni i Evrop\u00ebs), interpretuar nga pianisti Shk\u00eblzen Baftjari, t\u00eb enjten n\u00eb ITSHKSH filloi nj\u00eb akademi p\u00ebrkujtimore p\u00ebr nder t\u00eb 70 vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb doajenit t\u00eb gazetaris\u00eb shqiptare, Qani Mehmedit. Me k\u00ebt\u00eb rast nga Prishtina, Tetova e K\u00ebr\u00e7ova\u00a0 &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":7236,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,53],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7230"}],"collection":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7230"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7230\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7242,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7230\/revisions\/7242"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7236"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7230"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7230"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7230"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}