{"id":7292,"date":"2023-03-21T13:32:20","date_gmt":"2023-03-21T12:32:20","guid":{"rendered":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/?p=7292"},"modified":"2023-03-21T13:54:57","modified_gmt":"2023-03-21T12:54:57","slug":"itshksh-se-i-shtohen-edhe-gjashte-departamente-rajonale-te-trashegimise-kulturore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/itshksh-se-i-shtohen-edhe-gjashte-departamente-rajonale-te-trashegimise-kulturore\/","title":{"rendered":"ITSHKSH-s\u00eb i shtohen edhe gjasht\u00eb Departamente rajonale t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, \u00ebsht\u00eb shprehur i k\u00ebnaqur , pasi q\u00eb p\u00ebrpos gjasht\u00eb departamente rajonale t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ITSHKSH-s\u00eb \u00a0n\u00eb t\u00eb ardhmen\u00a0 do t\u00eb funksionojn\u00eb edhe Departamenti i M\u00ebrgat\u00ebs si dhe Qendra multimediale dhe dokumentare<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shkup, 21 mars, 2023<\/strong> \u2013 Sot n\u00eb mbledhjen e Qeveris\u00eb s\u00eb MV ka kaluar propozim-projekti i ITSHKSH p\u00ebr formimin e gjasht\u00eb departamenteve rajonale t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb kulturore shqiptare. Gjithashtu jan\u00eb\u00a0 miratuar edhe propozim-projektet p\u00ebr formimin\u00a0 e Departamentit t\u00eb M\u00ebrgat\u00ebs dhe Qendr\u00ebs multimediale dhe dokumentare n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ITSHKSH.<\/p>\n<p>Drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, \u00ebsht\u00eb shprehur i k\u00ebnaqur, duke faleminderuar me k\u00ebt\u00eb rast liderin e BDI-s\u00eb, Ali Ahmetin, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e pa rezerv\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre projekteve, ZvKryeministrin e par\u00eb, Artan Grubin, p\u00ebr menaxhimin dhe bashk\u00ebrendimin e procesit\u00a0 dhe Jeton Shaqirin, minist\u00ebr\u00a0 i Arsimit dhe Shkenc\u00ebs, p\u00ebr finalizimin e implementimit institucional t\u00eb k\u00ebtyre propozim-ideve.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb kuror\u00ebzim i nj\u00eb pune shum\u00ebvje\u00e7are q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim rrumbullakimin dhe plot\u00ebsimin e kuadrit ligjor p\u00ebr nj\u00eb veprimtari m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb k\u00ebrkimore-shkencore n\u00eb terren dhe p\u00ebrgatitje e nj\u00eb faze t\u00eb re t\u00eb pun\u00ebs son\u00eb q\u00eb si objektiv kryesor do t\u00eb ket\u00eb zgjerimin e fush\u00ebveprimit ton\u00eb gjithkund ku ndodhet trash\u00ebgimia jon\u00eb shpirt\u00ebrore e kulturore. N\u00eb t\u00eb ardhmen presim q\u00eb me ekipimin e kuadrit t\u00eb specializuar t\u00eb zhvillojm\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb projektesh q\u00eb p\u00ebrpos karakterit shkencor, do t\u00eb ken\u00eb edhe karakter edukativ e njoh\u00ebs p\u00ebr gjeneratat e reja, t\u00eb cilat duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb korrent me historin\u00eb dhe trash\u00ebgimin\u00eb kulturore\u00a0 n\u00eb trevat ku ata banojn\u00eb\u201d, dekaroi Asani.<\/p>\n<p>Me vendimin e sot\u00ebm t\u00eb Qeveris\u00eb, ITSHKSH-s\u00eb do t\u2019i shtohen gjasht\u00eb departamente rajonale t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, duke filluar nga Manastiri (Rajoni i Pellagonis\u00eb), ku do t\u00eb ngrihet Departamenti rajonal i trash\u00ebgimis\u00eb kulturore me emrin \u201cQiriaz\u00ebt\u201d, pastaj pellgu i Ohrit dhe Strug\u00ebs \u2013 Departamenti rajonal\u00a0 \u201cDervish Hima\u201d, rajoni i Rek\u00ebs s\u00eb Ep\u00ebrme me qend\u00ebr n\u00eb Dib\u00ebr, q\u00eb do t\u00eb mbaj emrin e Josif Bagerit , rajoni i K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs \u2013 \u201cN\u00ebna Shqiptare\u201d, rajoni i Pollogut n\u00eb Tetov\u00eb \u2013 \u201cDeralla\u201d, si dhe Departamenti rajonal i Kumanov\u00ebe\u00a0 -\u201cJashar Erebara\u201d, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb rajonin e\u00a0 rrafshit t\u00eb Kumanov\u00ebs dhe Karadakut.<\/p>\n<p>Secili prej k\u00ebtyre departameneteve rajonale i ka specifikat e veta dhe jo rast\u00ebsisht i kan\u00eb em\u00ebrtimet q\u00eb iu p\u00ebrkasin atyre specifikave. K\u00ebshtu, bie fjala, n\u00eb Manastir dihet mir\u00ebfilli kontributi historik i familjes Qiriazi dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb emri q\u00eb do t\u00eb mbaj Departamenti rajonal n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet nd\u00ebrlidhet me historin\u00eb lavdishme t\u00eb k\u00ebsaj familjeje.<\/p>\n<p>Pastaj e kemi rilind\u00ebsin Dervish Hima nga Ohri, nj\u00eb patriot intelektual q\u00eb radhitet bashk\u00eb me firm\u00ebtar\u00ebt tjer\u00eb t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i njohur me pen\u00ebn e tij t\u00eb spikatur si publicist dhe botues. Dhe jo rast\u00ebsisht emrin e tij do ta mbaj\u00eb Departamenti rajonal i Pellgut t\u00eb Ohrit dhe Strug\u00ebs.<\/p>\n<p>Vjen pastaj Rajoni i Rek\u00ebs s\u00eb Ep\u00ebrmes q\u00eb do t\u00eb mbaj emrin e veprimtarit, poetit dhe publicistit Josif Bageri, i cili u angazhua edhe p\u00ebr bashk\u00ebpunimin n\u00eb mes t\u00eb popujve t\u00eb Ballkanit n\u00eb frym\u00ebn e Rilindjes Evropiane.<\/p>\n<p>N\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00eb do ta kemi simbolin e sakrific\u00ebs shekullore \u2013 \u201cN\u00ebna Shqiptare\u201d, nj\u00eb atribut ky q\u00eb do t\u00eb arsyetoj\u00eb fush\u00ebveprimin e Departamenti rajonal t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, duke sublimuar t\u00eb gjitha virtytet e shenjta t\u00eb n\u00ebn\u00ebs shqiptare, ky burim i pashtersh\u00ebm frym\u00ebzimi dhe pjellorie nd\u00ebr shekuj.<\/p>\n<p>Rajoni i Pollogut ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb figura t\u00eb shquara q\u00eb i kan\u00eb kontribuuar progresit dhe dinjitetit nd\u00ebr shekuj, andaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur q\u00eb Departamenti rajonal i trash\u00ebgimis\u00eb kulturore q\u00eb do t\u00eb mbuloj k\u00ebt\u00eb rajon, me seli n\u00eb Tetov\u00eb, t\u00eb ket\u00eb emrin \u201cDeralla\u201d, nj\u00eb personifikim ky i sakrificave dhe aspiratave liridash\u00ebse t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij rajoni dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 1909, me nism\u00ebn e atdhetarit dhe publicistit , Jashar Erebara, themelohet \u201cKlubi i Kumanov\u00ebs\u201d, i cili \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar edhe si vatra e par\u00eb e arsimit shqip n\u00eb k\u00ebto treva. Me themelimin e k\u00ebtij klubi dalin n\u00eb ndrit\u00eb personalitete dhe ngjarje t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi historike p\u00ebr trev\u00ebn shqiptare t\u00eb Kumanov\u00ebs. Prandaj edhe Departamenti i trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb k\u00ebtij rajoni jo rast\u00ebsisht do t\u00eb mbaj emrin e Jashar Erebar\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ITSHKSH n\u00eb t\u00eb ardhmen\u00a0 do t\u00eb funksionojn\u00eb edhe Departamenti i M\u00ebrgat\u00ebs si dhe Qendra multimediale dhe dokumentare.<\/p>\n<p>Duke themeluar Departamentin e M\u00ebrgat\u00ebs, ITSHKSH synon q\u00eb t\u00eb ofroj nj\u00eb shikim t\u00eb ri sa i p\u00ebrket trajtimit t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs son\u00eb, e cila duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e lidhur me vendlindjen, duke kontribuar k\u00ebshtu n\u00eb dy plane: n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, vendlindja p\u00ebrfiton nga p\u00ebrvoja dhe mir\u00ebqenia e m\u00ebrgat\u00ebs, kurse kjo e fundit p\u00ebrfiton nga vendlindja edukimin dhe tradit\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq Qendra multimediale dhe dokumentare do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb ndihm\u00ebse e ITSHKSH n\u00eb dokumentimin dhe arkivimin digjital t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb materiale e shpirt\u00ebrore, nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb kjo e njohur e instituteve bot\u00ebrore t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb edhe produksionet e tyre, shembull ky q\u00eb do t\u00eb ndiqet edhe nga ITSHKSH.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, \u00ebsht\u00eb shprehur i k\u00ebnaqur , pasi q\u00eb p\u00ebrpos gjasht\u00eb departamente rajonale t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ITSHKSH-s\u00eb \u00a0n\u00eb t\u00eb ardhmen\u00a0 do t\u00eb funksionojn\u00eb edhe Departamenti i M\u00ebrgat\u00ebs si dhe Qendra multimediale dhe dokumentare Shkup, 21 mars, 2023 \u2013 Sot n\u00eb mbledhjen e Qeveris\u00eb s\u00eb MV ka kaluar propozim-projekti &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":7293,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,53],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7292"}],"collection":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7292"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7292\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7294,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7292\/revisions\/7294"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7293"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7292"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7292"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7292"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}