{"id":7380,"date":"2023-04-23T14:12:42","date_gmt":"2023-04-23T13:12:42","guid":{"rendered":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/?p=7380"},"modified":"2023-04-23T15:13:31","modified_gmt":"2023-04-23T14:13:31","slug":"nuk-mund-te-ndodhe-zhvendosja-e-proceseve-qe-sollen-lirine-dhe-dinjitetin-e-popullit-tone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/nuk-mund-te-ndodhe-zhvendosja-e-proceseve-qe-sollen-lirine-dhe-dinjitetin-e-popullit-tone\/","title":{"rendered":"T\u00cb KRIJOJM\u00cb KULTUR\u00cbN E RESPEKTIT P\u00cbR  NGJARJET Q\u00cb SOLL\u00cbN LIRIN\u00cb DHE DINJITETIN E POPULLIT TON\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>Prof.dr. Skender ASANI<\/p>\n<p>Mbledhja konsultative e LPRK-s\u00eb mbajtur m\u00eb 23 dhe 24 prill t\u00eb vitit 1993, n\u00eb fshatin Kollar\u00eb t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme historike sepse sh\u00ebnon kthes\u00eb substanciale n\u00eb metodologjin\u00eb e veprimit ilegal politik, q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb orientim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb rezistenc\u00ebs aktive, deri n\u00eb formimin e U\u00c7K-s\u00eb, si bart\u00ebse kryesore e frontit t\u00eb armatosur p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs nga Serbia. Prandaj, me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb thuhet se mbledhja n\u00eb Kollar\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb konsiderohet si b\u00ebrthama ku u ngjiz ideja konkrete p\u00ebr formimin e U\u00c7K-s\u00eb., q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe sinonim i liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00ebse e shikojme n\u00eb retrospektiv\u00eb kontekstin kohor kur u mbajt kjo mbledhje, do t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb se jemi n\u00eb fillim t\u00eb viteve n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur pluralizmi politik dhe demokracia parlamentare ishin instaluar edhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Evropa Qendrore dhe Lindore po jetonte n\u00eb agun e nj\u00eb periudhe ku posa ishte ngritur perdja e hekurt e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb dhe e p\u00ebrfundimi i ndarjes s\u00eb bot\u00ebs n\u00eb dy blloqe t\u00eb m\u00ebdha ideologjike e ushtarake.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa n\u00eb shtetet postkomuniste, si\u00e7 ishte rasti, bie fjala, me Sllovenin\u00eb, Kroaci\u00eb, Polonin\u00eb, Hungarin\u00eb etj. elitat e reja politike kishin marr\u00eb n\u00eb durt e veta fatin p\u00ebr t\u00eb drejtuar institucionet n\u00eb p\u00ebrputhje me interesat e popujve t\u00eb tyre, kjo nuk kishte ndodhur me hap\u00ebsir\u00ebn politike shqiptare n\u00eb Ish &#8211; Jugosllavi. Akomodimi institucional dhe koketimi me politikat zyrtare serbe, malazeze e maqedonase q\u00eb erdhi pas instalimit t\u00eb pluralizmi politik, b\u00ebri q\u00eb eksponent\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00ebp\u00ebr institucione t\u00eb mos i p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb mjaftuesh\u00ebm interesat e popullit shqiptar, andaj kjo ishte edhe arsyeja se pse LPRK iu b\u00ebri presion udh\u00ebheqjeve t\u00eb partive t\u00eb at\u00ebhershme politike t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb parlament dhe n\u00eb qeveri q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb vullnetin politik t\u00eb popullit. Sepse, si\u00e7 thuhej n\u00eb nj\u00eb nga konkulzionet e k\u00ebsaj mbledhjeje, \u201c\u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare do t\u00eb gjej\u00eb p\u00ebrkrahje n\u00eb faktorin e jasht\u00ebm vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur faktori i brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb i organizuar dhe i vendosur p\u00ebr ta \u00e7uar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebrpara, duke aplikuar t\u00eb gjitha mjetet e luft\u00ebs \u00e7lirimtare\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dhe kjo ndodhi vet\u00ebm n\u00eb fund t\u00eb viteve n\u00ebnt\u00ebdhjeta, at\u00ebher\u00eb kur rezistenca aktive u kuror\u00ebzua me aksione t\u00eb armatosura guerile n\u00eb vitet 1997\/98, prej nga lind\u00ebn edhe formacionet e para t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtate t\u00eb Kosov\u00ebs, veprime k\u00ebto q\u00eb kishin si pik\u00ebnisje pik\u00ebrisht frym\u00ebn mobilizuese t\u00eb mbledhjes s\u00eb 23 dhe 24 prillit t\u00eb LPRKS-s\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Tani pas 30 viteve, kur po i b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb rekapitulim historik k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, do t\u00eb shohim se drejtuesit dhe ideuesit e saj kishin vizion t\u00eb qart\u00eb mbi t\u00eb ardhmen dhe mbi nevoj\u00ebn e nj\u00eb organizimi m\u00eb efikas q\u00eb do t\u00eb prodhonte efekte konkrete n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Mund t\u2019i numrojm\u00eb disa arsye se pse kjo mbledhje \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por k\u00ebsaj radhe po ve\u00e7ojm\u00eb dy prej tyre:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>1. Vendimet q\u00eb u mor\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, prodhuan efekte t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb infrastruktur\u00ebn organizative dhe n\u00eb shtrirjen e veprimeve konkrete n\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqipare n\u00eb ish Jugosllavi;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>2. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb LPRK po merrte vendime q\u00eb do t\u00eb cil\u00ebsohen si historike dhe kjo fal\u00eb nj\u00eb gjenerate e cila m\u00eb von\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e proceseve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politke n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni e gjetiu\u2026<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00ebse i shohim k\u00ebto ngjarje sipas nj\u00eb dipotrie historike \u2013 dialektike do t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim se asgj\u00eb rat\u00ebsisht nuk ndodhi as para 30 viteve dhe m\u00eb s\u00eb paku mund t\u00eb konsiderohen si t\u00eb rat\u00ebsishme dhe t\u00eb shk\u00ebputura ato ngjarje nga rrjedha e gjat\u00eb e proceseve historike e komb\u00ebtare. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, do t\u00eb shohim se n\u00eb trajektoren e gjat\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekjeve tona komb\u00ebtare p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi, jan fermentuar shum\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebndishme t\u00eb cilat i kan dh\u00ebn\u00eb nxitje mobilizimit kolektiv t\u00eb popullit tone. Por kjo nuk ka mundur t\u00eb ndodh\u00eb pa nj\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsim parprak, prandaj mund t\u00eb themi se n\u00eb t\u00eb kalur\u00ebn e larg\u00ebt ishte Rilindja Komb\u00ebtare ajo q\u00eb sh\u00ebrbeu si platform\u00eb e luft\u00ebrave \u00e7lirimtrare deri tek Pavar\u00ebsia, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb koh\u00ebt e m\u00ebvonshme, konkretisht para 30 viteve ishte LPRK, gjegj\u00ebsisht LPK, strumbullari i vet\u00ebdijsimit dhe ndrgjegj\u00ebsimit kolektiv t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb rezistenc\u00eb m\u00eb t\u00eb organizuar dhe m\u00eb aktive kundrejt sfidave q\u00eb po sillte koha.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Poqese analizojm\u00eb edhe frym\u00ebn e konkluzioneve q\u00eb dol\u00ebn nga mbledhja e 23 dhe 24 prillit t\u00eb vitit 1993, do t\u00eb shohim se drejtuesit dhe ideuesit e k\u00ebsaj mbledhje kishin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat dhe faktor\u00ebt e koh\u00ebs dhe mbi k\u00ebto vler\u00ebsime kishin dizajnuar rrjedh\u00ebn e veprimeve t\u00eb m\u00ebtutjeshme. Kjo pastaj do t\u00eb v\u00ebrehet edhe n\u00eb shum\u00eb artikuj, komente e sh\u00ebnime t\u00eb botuara n\u00eb shtypin ilegal t\u00eb koh\u00ebs, em\u00ebrues i p\u00ebrbashk\u00ebt i t\u00eb cil\u00ebve ishte shk\u00ebputja nga letargjia e organizimit politik i ashtuquajttur institucional i fillimviteve 90-t\u00eb dhe kalimi n\u00eb nj\u00eb organizim m\u00eb aktiv, m\u00eb p\u00ebrmbajt\u00ebsor dhe m\u00eb revolucionar. Frytet e k\u00ebtij organizimi do ti shohim m\u00eb von\u00eb, kurse bart\u00ebsit e tij do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb fakt edhe kreator\u00ebt e asaj q\u00eb sot ne e kemi si realitet dhe si produkt i nj\u00eb mend\u00ebsie q\u00eb solli pavar\u00ebsin\u00eb e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe barazin\u00eb politike, komb\u00ebtare e institucionale t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqednin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Historia nuk mund t\u00eb zhb\u00ebhet, dhe m\u00eb s\u00eb paku mund t\u00eb ndodh\u00eb zhvendosja e proceseve q\u00eb soll\u00ebn lirin\u00eb dhe dinjitetin e popullit ton\u00eb. Prandaj \u00ebsht\u00eb me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb theksohet nevoja e p\u00ebrmbylljes s\u00eb proceseve nga eksponent\u00ebt e njejt\u00eb q\u00eb udh\u00ebhoq\u00ebn k\u00ebto veprime nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe krjimi i parakushteve p\u00ebr formimin e elitave t\u00eb reja politike, t\u00eb cilat do t\u00eb zhvilloheshin mbi bazat e p\u00ebrvojave paraprka dhe p\u00ebrvojave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 veproi Ali Ahmeti dhe shok\u00ebt e tij kur mor\u00ebn model personalitetet e shquara t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare, nd\u00ebr ta edhe Kalosh Danin dhe trimat tjer\u00eb t\u00eb Zajazit dhe gjith\u00eb shqiptaris\u00eb, edhe elitat e reja politike do t\u00eb duhej t\u00eb bashk\u00ebdyzonin p\u00ebrvojat historike me ato moderne, duke krijuar parakushte p\u00ebr nj\u00eb algorit\u00ebm t\u00eb ri ashtu si\u00e7 kan\u00eb vepruar edhe popujt e civilizuar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb rekapitulimi 30 vje\u00e7ar t\u00eb rrug\u00ebtimit politik e komb\u00ebtar t\u00eb k\u00ebsaj gjenerate q\u00eb soll\u00ebn ndryshime radikale n\u00eb jet\u00ebn politike, shoq\u00ebrore e institucionale t\u00eb shqiptar\u00ebve, do t\u00eb duhej t\u00eb krijohet nj\u00eb kultur\u00eb e dinjitetshme nderimi e respekti ndaj bart\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve, duke i skalitur ata thell\u00eb n\u00eb memorien e kombit. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb shpaguhet detyrimi yn\u00eb moral e institucional ndaj verimtar\u00ebve tan\u00eb komb\u00ebtar\u00eb, sakrifica dhe vetmohimi i t\u00eb cil\u00ebve ndryshoi thelb\u00ebsisht statusin shtet\u00ebror e komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shkup, 23 . 04. 2023<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 veproi Ali Ahmeti, bashk\u00eb me Fazliun Veliun dhe shok\u00ebt e tyre kur mor\u00ebn model personalitetet e shquara t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare, nd\u00ebr ta edhe Kalosh Danin dhe trimat tjer\u00eb t\u00eb Zajazit dhe gjith\u00eb shqiptaris\u00eb, edhe elitat e reja politike do t\u00eb duhej t\u00eb bashk\u00ebdyzonin p\u00ebrvojat historike me ato moderne, duke krijuar parakushte p\u00ebr nj\u00eb algorit\u00ebm t\u00eb ri ashtu si\u00e7 kan\u00eb vepruar edhe popujt e civilizuar.<\/p>\n<p>Prof.dr. Skender ASANI<\/p>\n<p>Mbledhja konsultative e LPRK-s\u00eb mbajtur m\u00eb 23 dhe 24 prill t\u00eb vitit 1993, n\u00eb fshatin Kollar\u00eb t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme historike sepse sh\u00ebnon kthes\u00eb substanciale n\u00eb metodologjin\u00eb e veprimit ilegal politik, q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb orientim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb rezistenc\u00ebs aktive, deri n\u00eb formimin e U\u00c7K-s\u00eb, si bart\u00ebse kryesore e frontit t\u00eb armatosur p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs nga Serbia. Prandaj, me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb thuhet se mbledhja n\u00eb Kollar\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb konsiderohet si b\u00ebrthama ku u ngjiz ideja konkrete p\u00ebr formimin e U\u00c7K-s\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe sinonim i liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00ebse e shikojme n\u00eb retrospektiv\u00eb kontekstin kohor kur u mbajt kjo mbledhje, do t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb se jemi n\u00eb fillim t\u00eb viteve n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur pluralizmi politik dhe demokracia parlamentare ishin instaluar edhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Evropa Qendrore dhe Lindore po jetonte n\u00eb agun e nj\u00eb periudhe ku posa ishte ngritur perdja e hekurt e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb dhe p\u00ebrfundimi i ndarjes s\u00eb bot\u00ebs n\u00eb dy blloqe t\u00eb m\u00ebdha ideologjike e ushtarake.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa n\u00eb shtetet postkomuniste, si\u00e7 ishte rasti, bie fjala, me Sllovenin\u00eb, Kroacin\u00eb, Polonin\u00eb, Hungarin\u00eb etj. elitat e reja politike t\u00eb atjeshme kishin marr\u00eb n\u00eb duar fatin p\u00ebr t\u00eb drejtuar institucionet n\u00eb p\u00ebrputhje me interesat e popujve t\u00eb tyre, kjo nuk kishte ndodhur me hap\u00ebsir\u00ebn politike shqiptare n\u00eb Ish &#8211; Jugosllavi. Akomodimi institucional dhe koketimi me politikat zyrtare serbe, malazeze e maqedonase q\u00eb erdhi pas instalimit t\u00eb pluralizmit politik, b\u00ebri q\u00eb eksponent\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00ebp\u00ebr institucione t\u00eb mos i p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb mjaftuesh\u00ebm interesat e popullit shqiptar, andaj kjo ishte edhe arsyeja se pse LPRK iu b\u00ebri presion udh\u00ebheqjeve t\u00eb partive t\u00eb at\u00ebhershme politike t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb parlament dhe n\u00eb qeveri q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb vullnetin politik t\u00eb popullit. Sepse, si\u00e7 thuhej n\u00eb nj\u00eb nga konkluzionet e k\u00ebsaj mbledhjeje, \u201c\u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare do t\u00eb gjej\u00eb p\u00ebrkrahje n\u00eb faktorin e jasht\u00ebm vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur faktori i brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb i organizuar dhe i vendosur p\u00ebr ta \u00e7uar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebrpara, duke aplikuar t\u00eb gjitha mjetet e luft\u00ebs \u00e7lirimtare\u201d.<br \/>\nDhe kjo ndodhi vet\u00ebm n\u00eb fund t\u00eb viteve n\u00ebnt\u00ebdhjeta, at\u00ebher\u00eb kur rezistenca aktive u kuror\u00ebzua me aksione t\u00eb armatosura guerile n\u00eb vitet 1997\/98, prej nga lind\u00ebn edhe formacionet e para t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, veprime k\u00ebto q\u00eb kishin si pik\u00ebnisje pik\u00ebrisht frym\u00ebn mobilizuese t\u00eb mbledhjes s\u00eb 23 dhe 24 prillit t\u00eb LPRKS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Tani pas 30 viteve, kur po i b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb rekapitulim historik k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, do t\u00eb shohim se drejtuesit dhe ideuesit e saj kishin vizion t\u00eb qart\u00eb mbi t\u00eb ardhmen dhe mbi nevoj\u00ebn e nj\u00eb organizimi m\u00eb efikas q\u00eb do t\u00eb prodhonte efekte konkrete n\u00eb terren.<br \/>\nMund t\u2019i num\u00ebrojm\u00eb disa arsye se pse kjo mbledhje \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por k\u00ebsaj radhe po ve\u00e7ojm\u00eb dy prej tyre:<\/p>\n<p>1. Vendimet q\u00eb u mor\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, prodhuan efekte t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb infrastruktur\u00ebn organizative dhe n\u00eb shtrirjen e veprimeve konkrete n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi<\/p>\n<p>2. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb LPRK po merrte vendime q\u00eb do t\u00eb cil\u00ebsohen si historike, dhe kjo fal\u00eb nj\u00eb gjenerate e cila m\u00eb von\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e proceseve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politke n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni e gjetiu\u2026<\/p>\n<p>N\u00ebse i shohim k\u00ebto ngjarje sipas nj\u00eb dioptrie historike \u2013 dialektike do t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim se asgj\u00eb rast\u00ebsisht nuk ndodhi as para 30 viteve dhe m\u00eb s\u00eb paku mund t\u00eb konsiderohen si t\u00eb rast\u00ebsishme dhe t\u00eb shk\u00ebputura ato ngjarje nga rrjedha e gjat\u00eb e proceseve historike e komb\u00ebtare. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, do t\u00eb shohim se n\u00eb trajektoren e gjat\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekjeve tona komb\u00ebtare p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi, jan\u00eb fermentuar shum\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb cilat i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nxitje mobilizimit kolektiv t\u00eb popullit ton\u00eb. Por kjo nuk ka mundur t\u00eb ndodh\u00eb pa nj\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsim paraprak, prandaj mund t\u00eb themi se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e larg\u00ebt ishte Rilindja Komb\u00ebtare ajo q\u00eb sh\u00ebrbeu si platform\u00eb e luft\u00ebrave \u00e7lirimtare deri tek Pavar\u00ebsia, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb koh\u00ebt e m\u00ebvonshme, konkretisht para 30 viteve ishte LPRK, gjegj\u00ebsisht LPK, strumbullari i vet\u00ebdij\u00ebsimit dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit kolektiv t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb rezistenc\u00eb m\u00eb t\u00eb organizuar dhe m\u00eb aktive kundrejt sfidave q\u00eb po sillte koha.<br \/>\nPoqese analizojm\u00eb edhe frym\u00ebn e konkluzioneve q\u00eb dol\u00ebn nga mbledhja e 23 dhe 24 prillit t\u00eb vitit 1993 n\u00eb Kollar\u00eb, do t\u00eb shohim se drejtuesit dhe ideuesit e saj kishin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat dhe faktor\u00ebt e koh\u00ebs dhe mbi k\u00ebto vler\u00ebsime kishin dizajnuar rrjedh\u00ebn e veprimeve t\u00eb m\u00ebtutjeshme. Kjo pastaj do t\u00eb v\u00ebrehet edhe n\u00eb shum\u00eb artikuj, komente e sh\u00ebnime t\u00eb botuara n\u00eb shtypin ilegal t\u00eb koh\u00ebs, em\u00ebrues i p\u00ebrbashk\u00ebt i t\u00eb cil\u00ebve ishte shk\u00ebputja nga letargjia e organizimit politik, i ashtuquajtur institucional, i fillimviteve 90-t\u00eb dhe kalimi n\u00eb nj\u00eb organizim m\u00eb aktiv, m\u00eb p\u00ebrmbajt\u00ebsor dhe m\u00eb revolucionar. Frytet e k\u00ebtij organizimi do t\u2019i shohim m\u00eb von\u00eb, kurse bart\u00ebsit e tij do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb fakt edhe kreator\u00ebt e asaj q\u00eb sot ne e kemi si realitet dhe si produkt i nj\u00eb mend\u00ebsie q\u00eb solli pavar\u00ebsin\u00eb e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe barazin\u00eb politike, komb\u00ebtare e institucionale t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<br \/>\nHistoria nuk mund t\u00eb zhb\u00ebhet, dhe m\u00eb s\u00eb paku mund t\u00eb ndodh\u00eb zhvendosja e proceseve q\u00eb soll\u00ebn lirin\u00eb dhe dinjitetin e popullit ton\u00eb. Prandaj \u00ebsht\u00eb me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb theksohet nevoja e p\u00ebrmbylljes s\u00eb proceseve nga eksponent\u00ebt e njejt\u00eb q\u00eb udh\u00ebhoq\u00ebn k\u00ebto veprime nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe krijimi i parakushteve p\u00ebr formimin e elitave t\u00eb reja politike, t\u00eb cilat do t\u00eb zhvilloheshin mbi bazat e p\u00ebrvojave paraprka dhe p\u00ebrvojave t\u00eb reja.<br \/>\nAshtu si\u00e7 veproi Ali Ahmeti, bashk\u00eb me Fazliun Veliun dhe shok\u00ebt e tyre kur mor\u00ebn model personalitetet e shquara t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare, nd\u00ebr ta edhe Kalosh Danin dhe trimat tjer\u00eb t\u00eb Zajazit dhe gjith\u00eb shqiptaris\u00eb, edhe elitat e reja politike do t\u00eb duhej t\u00eb bashk\u00ebdyzonin p\u00ebrvojat historike me ato moderne, duke krijuar parakushte p\u00ebr nj\u00eb algorit\u00ebm t\u00eb ri ashtu si\u00e7 kan\u00eb vepruar edhe popujt e civilizuar.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb rekapitulimi 30 vje\u00e7ar t\u00eb rrug\u00ebtimit politik e komb\u00ebtar t\u00eb k\u00ebsaj gjenerate q\u00eb soll\u00ebn ndryshime radikale n\u00eb jet\u00ebn politike, shoq\u00ebrore e institucionale t\u00eb shqiptar\u00ebve, do t\u00eb duhej t\u00eb krijohet nj\u00eb kultur\u00eb e dinjitetshme nderimi e respekti ndaj bart\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve, duke i skalitur ata thell\u00eb n\u00eb memorien e kombit. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb shpaguhet detyrimi yn\u00eb moral e institucional ndaj verimtar\u00ebve tan\u00eb komb\u00ebtar\u00eb, sakrifica dhe vetmohimi i t\u00eb cil\u00ebve ndryshoi thelb\u00ebsisht statusin shtet\u00ebror e komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>(Fjal\u00eb rasti n\u00eb evokimin e 30 vjetorit t\u00eb Mbledhjes historike t\u00eb LPRK-s\u00eb q\u00eb u mbajt m\u00eb 23 dhe 24 prill 1993 n\u00eb Kollar\u00eb t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs)<\/p>\n<p>Shkup, 23 . 04. 2023<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-full wp-image-7383\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/IMG-20230423-WA0001.jpg\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"1024\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/IMG-20230423-WA0001.jpg 768w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/IMG-20230423-WA0001-225x300.jpg 225w\" sizes=\"(max-width: 768px) 100vw, 768px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof.dr. Skender ASANI Mbledhja konsultative e LPRK-s\u00eb mbajtur m\u00eb 23 dhe 24 prill t\u00eb vitit 1993, n\u00eb fshatin Kollar\u00eb t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme historike sepse sh\u00ebnon kthes\u00eb substanciale n\u00eb metodologjin\u00eb e veprimit ilegal politik, q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb orientim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb rezistenc\u00ebs aktive, deri n\u00eb formimin e U\u00c7K-s\u00eb, si &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":7383,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,53],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7380"}],"collection":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7380"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7380\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7385,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7380\/revisions\/7385"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7383"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7380"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7380"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7380"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}