{"id":7412,"date":"2023-05-05T11:48:29","date_gmt":"2023-05-05T10:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/?p=7412"},"modified":"2023-05-05T11:59:04","modified_gmt":"2023-05-05T10:59:04","slug":"1botimet-tona-ua-ndalin-hovin-manipulimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/1botimet-tona-ua-ndalin-hovin-manipulimeve\/","title":{"rendered":"Botimet tona ua ndalin hovin manipulimeve"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan Prof. dr. Skender ASANI<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sot n\u00eb Tiran\u00eb kemi ardhur me nj\u00eb impenjim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr thellimin e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrinstitucional mes Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Institutit t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup, t\u00eb nisur vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Duke dashur t\u2019ju fal\u00ebnderojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim, nj\u00ebkoh\u00ebsisht ju fal\u00ebnderojm\u00eb edhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb sot para jush t\u00eb spalosim projektin m\u00eb t\u00eb ri botues t\u00eb Institutit ton\u00eb &#8211; dy v\u00ebllimet me dokumente: \u201cIlegalja shqiptare \u2013 pararend\u00ebse e rr\u00ebnimit t\u00eb Jugosllavis\u00eb\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb hulumtimi disamujor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani ne si Institut kemi botuar vepra nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, t\u00eb cilat p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia dhe karakteri kan\u00eb paraqitur vlera t\u00eb pamohueshme shkencore e kulturore, por k\u00ebsaj radhe, me botimin q\u00eb sot po prezantojm\u00eb: \u201cIlegalja shqiptare \u2013 pararend\u00ebse e rr\u00ebnimit t\u00eb Jugosllavis\u00eb\u201d, po sh\u00ebnojm\u00eb nj\u00eb hap paksa m\u00eb ambicioz n\u00eb mbylljen e nj\u00eb teme q\u00eb gjat\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb objekt debatesh e q\u00ebllimesh konstruktive e jokonstruktive, t\u00eb sinqerta e djall\u00ebzore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e dosjeve dhe vendosja e tyre n\u00eb funksion t\u00eb ndri\u00e7imit t\u00eb kaluar\u00ebs, dhe hapjes s\u00eb perspektivave p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ajo \u00e7ka e b\u00ebn t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb hulumtuese gjat\u00eb p\u00ebrgatitjes p\u00ebr shtyp t\u00eb k\u00ebtyre dosjeve, \u00ebsht\u00eb fakti se ky material voluminoz \u00ebsht\u00eb siguruar nga Arkivi Shtet\u00ebror i Kroacis\u00eb, nj\u00eb favor ky jasht\u00ebzakonisht i dobish\u00ebm p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb dhe autenticitetin e l\u00ebnd\u00ebve arkivore t\u00eb cilat mor\u00ebn form\u00ebn e k\u00ebtij botimi dyv\u00ebllim\u00ebsh, me intenc\u00eb q\u00eb n\u00eb jav\u00ebt dhe muajt n\u00eb vazhdim t\u00eb p\u00ebrgadisim edhe dhjet\u00ebra v\u00ebllime t\u00eb tjera nga materia e njejt\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrcaktimi yn\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me Arkivin Shtet\u00ebror t\u00eb Kroacis\u00eb, mbase rr\u00ebnj\u00ebt i ka tek nj\u00eb miq\u00ebsi tradicionale shqiptaro-kroate, qysh n\u00eb dekadat e para t\u00eb shek. t\u00eb kaluar, q\u00eb nd\u00ebrlidhet edhe me figur\u00ebn e Milan Shulfajt, nj\u00eb albanolog i shquar kroat, i cili e pagoi me jet\u00eb p\u00ebrkushtimin e tij ndaj studimeve shqiptare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kjo miq\u00ebsi u tregua e sinqert\u00eb edhe n\u00eb periudh\u00ebn midis dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore, at\u00ebher\u00eb kur pati nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb frytsh\u00ebm n\u00eb mes t\u00eb Komitetit Mbrojtja e Komb\u00ebtare e Kosov\u00ebs dhe komiteteve kroate, bashk\u00ebpunim ky q\u00eb ishte n\u00eb funksion t\u00eb gjetjes s\u00eb nj\u00eb strategjie t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kund\u00ebr hegjemonis\u00eb pansllaviste t\u00eb Beogradit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Miq\u00ebsia shqiptaro-kroate vazhdoi edhe n\u00eb vitet n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, kur Kroacia u b\u00eb streh\u00eb e shum\u00eb disident\u00ebve dhe veprimtar\u00ebve shqiptar\u00eb nga Kosova dhe viset tjera shqiptare, si dhe n\u00eb vitet e m\u00ebhershme, sidomos pas t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 1963 n\u00eb Shkup, kur shum\u00eb familje katolike shqiptare gjet\u00ebn mik\u00ebpritje t\u00eb ngroht\u00eb n\u00eb Kroaci, e cila u b\u00eb atdheu i dyt\u00eb i tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Aktualisht institucionet kroate ruajn\u00eb nj\u00eb respekt t\u00eb posa\u00e7\u00ebm ndaj vullnetar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb betejat kroate p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ky botim dyv\u00ebllim\u00eblsh q\u00eb sot po vjen para jush, sigurisht q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb objekt hulumtimesh t\u00eb shumta nga historian\u00ebt, sociolog\u00ebt, politolog\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebve iu bie barra t\u00eb ndajn\u00eb shapin nga sheqeri duke ofruar nj\u00eb qasje krejt t\u00eb re, objektive dhe t\u00eb liruar nga \u00e7fard\u00eblloj manipulimi, si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb raste t\u00eb caktuaar kur dosjet m\u00eb tep\u00ebr jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb shantazhuar individ\u00eb, se sa p\u00ebr t\u00eb zb\u00ebrthyer enigmat e koh\u00ebs. Dosjet e tilla ende ruhen n\u00eb Shkup, Beograd dhe n\u00eb Lubljan\u00eb, prandaj \u00e7do tendenc\u00eb manipulimi q\u00eb mund t\u00eb hasni, ta dini q\u00eb burimin e ka n\u00eb k\u00ebto tri qendra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pra puna q\u00eb ne po b\u00ebjm\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim nxjerrjen n\u00eb pah t\u00eb v\u00ebrtetat nga dosjet historike, e jo gjys\u00ebm t\u00eb vertetat nga dosjet personale. K\u00ebto t\u00eb fundit do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb histori dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ne po b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb prerje historike n\u00eb mes t\u00eb realiteteve politike e shoq\u00ebrore , n\u00eb mes t\u00eb personales dhe historikes.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pas LDB shum\u00eb atdhetar\u00eb shqiptar\u00eb u detyruan t\u00eb largohen n\u00eb vendet t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, kurse nj\u00eb pjes\u00eb e tyre vazhduan t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb atdhe, disa prej t\u00eb cil\u00ebve kaluan n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb kalvar persekutimesh, si\u00e7 ishte burgu i Goli Otokut, nj\u00eb ishull ky fam\u00ebkeq, n\u00eb t\u00eb cilin vuajt\u00ebn d\u00ebnimet m\u00eb drakonike dhjet\u00ebra disident\u00eb shqiptar\u00eb, por edhe t\u00eb komb\u00ebsive t\u00eb tjera t\u00eb ish Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Arsyeja themelore pse ne iu rrek\u00ebm k\u00ebtij projekti, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb q\u00ebllim shum\u00eb sublim q\u00eb kishim si studiues: q\u00eb t\u00eb parandalojm\u00eb manipulimin historik t\u00eb shqiptar\u00ebve nga qarqe e individ\u00eb t\u00eb cil\u00ebt me vite t\u00eb t\u00ebra ishin munduar t\u00eb na i prezantojn\u00eb si vlera komb\u00ebtare, disa pseudovlera, t\u00eb na fusin pyka n\u00eb mesin e shqiptar\u00ebve p\u00ebr llogari t\u00eb sh\u00ebrbimeve antishqiptare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ky manipulim historik rr\u00ebnj\u00ebt i ka qysh n\u00eb vitet e para pas LDB kur sh\u00ebrbimet sekrete jugosllave, t\u00eb ndihmuar edhe nga disa argat\u00eb shqiptar\u00eb, u munduan t\u00eb nxisin disa segmente t\u00eb caktuara t\u00eb emigracionit shqiptar n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar pushtetin popullor n\u00eb Shqip\u00ebri, duke i larguar ata nga kauza p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs nga hegjemonia serbo-jugosllave dhe duke ia mveshur rezistenc\u00ebs shqiptare atributet balliste e zogiste.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ka mjaftuar ky manipulim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret si pretekst nga OZNA dhe UDBA p\u00ebr t\u00eb ushtruar reprezalje mbi popullat\u00ebn shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb viste shqiptare n\u00eb ish Jugosllavi. Ata q\u00eb i propaguan k\u00ebto atribute balliste e zogiste t\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb vullnetar\u00ebve shqiptar\u00eb, q\u00ebllimin e kishin q\u00eb t\u2019i japin konotacion fashist k\u00ebtyre p\u00ebrpjekve atdhetare , nj\u00eb etiket\u00eb kjo q\u00eb mjaftonte t\u00eb p\u00ebrdorej nga pushteti jugosllav p\u00ebr t\u00eb justifikuar masat represive ndaj shqiptar\u00ebve gjat\u00eb dhe pas LDB. Prandaj nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar opinioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i lajthitur dhe nuk e kishte t\u00eb qart\u00eb se n\u00eb cil\u00ebn an\u00eb ishin shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse nuk ia arrit\u00ebn q\u00ebllimit, k\u00ebto p\u00ebrpjekje vazhduan deri at\u00ebher\u00eb kur menj\u00ebher\u00eb pas asgj\u00ebsimit t\u00eb L\u00ebvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, n\u00eb sken\u00eb doli Adem Dema\u00e7i, me l\u00ebvizjen e tij p\u00ebr bashkim, q\u00eb u pasua pastaj me nj\u00eb mori organizatash e grupesh ilegale deri n\u00eb vitet tet\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Ky organizim i ilegales shqiptare ishte nj\u00eb grusht i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr manipulator\u00ebt e historis\u00eb, prandaj ata nuk rresht\u00ebn se g\u00ebrmuari n\u00ebp\u00ebr dosje p\u00ebr t\u00eb gjetur material denigrues p\u00ebr veprimtar\u00ebt shqiptar\u00eb. Dhe at\u00ebher\u00eb kur nuk mund\u00ebn t\u00eb gjejn\u00eb materiale t\u00eb tilla, i hyn\u00eb falsfikimit dhe fabrikimit t\u00eb dosjeve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja themelore pse ne u p\u00ebrcaktuam p\u00ebr Arkivin Shtet\u00ebror t\u00eb Kroacis\u00eb sepse vet\u00ebm aty nuk mund\u00ebn t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb duart e manipulator\u00ebve dhe falsifikuesve t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb hulumtim lidhte edhe nj\u00eb arsye tjet\u00ebr q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me periudh\u00ebn kohore t\u00eb viteve 1980-86, periudh\u00eb kjo mjaft delikate, e cila ka qen\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnuar edhe nga rreziku i nd\u00ebrprerjes s\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes ilegale shqiptare. Por, fatbardh\u00ebsisht kjo nuk ndodhi dhe erdhi deri te nj\u00eb riorganizim edhe m\u00eb i madh q\u00eb rezultoi me aktivitete e veprime t\u00eb sukseshme q\u00eb u kuror\u00ebzuan me rezistenc\u00ebn e armatosur t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb vitet 1998\/99 dhe me \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1999.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Konsiderojm\u00eb se gjith\u00eb ky angazhim i yni hulumtues ka n\u00eb thelb nj\u00eb mision t\u00eb shenjt\u00eb, sepse nuk ka shenjt\u00ebri m\u00eb t\u00eb madhe se sa t\u00eb thuhet e v\u00ebrteta. Nuk ka shenjt\u00ebri m\u00eb t\u00eb madhe se t\u00eb mbrohen njer\u00ebzit nga etiketimet dhe denigrimet. Nuk ka shenjt\u00ebri m\u00eb t\u00eb madhe se mbi dyshimet e fabrikuara t\u00eb ngrejm\u00eb besimin n\u00eb mes nesh, dhe t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb ura mbi t\u00eb cilat do t\u00eb kaloj\u00eb mir\u00ebkuptimi dhe uniteti yn\u00eb i brendsh\u00ebm komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Misionet e shenjta nuk mund t\u00eb realizohen pa nj\u00eb motivim dhe pa nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe morale e njer\u00ebzore. Ne si studiues dhe un\u00eb si udh\u00ebheq\u00ebs i Institutit e llogarisim veten me fat q\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb k\u00ebtij projekti madhor, pat\u00ebm nj\u00eb motivues t\u00eb palodhur. Ai \u00ebsht\u00eb z. Ali Ahmeti. Mb\u00ebshtetja dhe kurajoja e tij, ishin pjes\u00ebt m\u00eb vitale t\u00eb motorit q\u00eb vuri n\u00eb l\u00ebvizje k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje gjigande me karakter hulumtues- shkencor, por pse jo edhe komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Prandaj, me k\u00ebt\u00eb rast dua t\u00eb faleminderoj sinqerisht z. Ahmetin p\u00ebr mb\u00ebshtejen por edhe p\u00ebr besimin ndaj nesh, q\u00eb ky projekt t\u00eb dimenzionohet sipas kritereve t\u00eb paanshme shkencore.<\/p>\n<p>Shpresojm\u00eb q\u00eb ky projekt i nisur t\u00eb vazhdoj\u00eb me botimin e v\u00ebllimeve t\u00eb tjera, ku do t\u00eb shpalosen nj\u00eb varg aktivitetesh e protagonit\u00ebsh t\u00eb ilegales shqiptare, t\u00eb cilat do ti p\u00ebrmbeldihim n\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta tematike e p\u00ebrmbajt\u00ebsore.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter wp-image-7413 size-full\" src=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FB_IMG_1683283343579.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"1422\" srcset=\"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FB_IMG_1683283343579.jpg 640w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FB_IMG_1683283343579-135x300.jpg 135w, https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-content\/uploads\/FB_IMG_1683283343579-461x1024.jpg 461w\" sizes=\"(max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Prof. dr. Skender ASANI &nbsp; Sot n\u00eb Tiran\u00eb kemi ardhur me nj\u00eb impenjim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr thellimin e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrinstitucional mes Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Institutit t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup, t\u00eb nisur vite m\u00eb par\u00eb. &nbsp; Duke dashur t\u2019ju fal\u00ebnderojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim, nj\u00ebkoh\u00ebsisht ju fal\u00ebnderojm\u00eb edhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":7417,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,53],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7412"}],"collection":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7412"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7412\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7414,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7412\/revisions\/7414"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7417"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7412"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7412"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7412"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}