{"id":7461,"date":"2023-05-15T12:55:59","date_gmt":"2023-05-15T11:55:59","guid":{"rendered":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/?p=7461"},"modified":"2023-05-15T12:55:59","modified_gmt":"2023-05-15T11:55:59","slug":"shtegtime-neper-atdhe-nje-liber-i-shkruar-me-perkushtim-atdhedashurie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/shtegtime-neper-atdhe-nje-liber-i-shkruar-me-perkushtim-atdhedashurie\/","title":{"rendered":"\u201cShtegtime n\u00ebp\u00ebr atdhe\u201d,  nj\u00eb lib\u00ebr i shkruar me p\u00ebrkushtim atdhedashurie"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Prof.dr. Skender ASANI<\/strong><\/p>\n<p>Dua t\u00eb shpreh q\u00eb n\u00eb fillim p\u00ebrg\u00ebzimet e mia t\u00eb sinqerta p\u00ebr mikun tim, z. Berat Luzha, i cili k\u00ebsaj radhe, si autor i vepr\u00ebs dy v\u00ebllimshme \u201cShtegtime n\u00ebp\u00ebr atdhe\u201d , na ka b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb promovim, duke d\u00ebshmuar edhe nj\u00eb her\u00eb se aktivitetet e tij komb\u00ebtare e kulturore gjithmon\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten ngjarje me nj\u00eb ndikim t\u00eb pakontestuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Duke e promovuar k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr voluminoze t\u00eb z. Luzha, ne sot me ndihm\u00ebn e tij po e b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb \u201cekskursion\u201d tematik n\u00ebp\u00ebr viset e bukura t\u00eb vendeve tona, ku pena dhe shija e st\u00ebrolluar e autorti ka arrit\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb vlerat njer\u00ebzore e natyrore gjat\u00eb k\u00ebtij shteg\u00ebtimi tep\u00ebr motivues.<\/p>\n<p>I shkruar n\u00eb form\u00ebn e reportazheve dhe vrojtimeve studimore, tekstet e k\u00ebtij libri nxjerrin n\u00eb pah zhd\u00ebrvjellt\u00ebsin\u00eb e\u00a0 nj\u00eb pene q\u00eb si pik\u00ebsynim ka plot\u00ebsimin\u00a0 e njohurive t\u00eb munguara t\u00eb publikut me disa specifika etno-historike e social-urbanistike t\u00eb vendbanimeve tona, n\u00eb t\u00eb gjitha skajet e atdheut ton\u00eb, andej e k\u00ebndej Drinit.<\/p>\n<p>Kur lexon k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, t\u00eb b\u00ebhet se po udh\u00ebton bashk\u00eb me autorin dhe si bashk\u00ebudh\u00ebtar i tij n\u00eb monitorin e imagjinat\u00ebs t\u00ebnde renditen qytetet, fshatrat, bukurit\u00eb natyrore, monumentet e lashta si dhe personazhet e shumt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb lib\u00ebr vijn\u00eb shum\u00eb natyrsh\u00ebm, fal\u00eb edhe fotografive autentike e tep\u00ebr kualitative.<\/p>\n<p>Libri dy v\u00ebllim\u00ebsh\u00a0 \u201cShtegtime n\u00ebp\u00ebr atdhe\u201d i flet koh\u00ebs s\u00eb tanishme p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb mbi gjeografin\u00eb dhe historin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare dhe si i till\u00eb ky lib\u00ebr lirisht mund t\u00eb integrohet n\u00eb korpusin e veprave shkollore, si literatur\u00eb ndihm\u00ebse q\u00eb do t\u00eb plot\u00ebsonte dhe zgjeronte njohurit\u00eb e bazuara n\u00eb biseda t\u00eb gjalla, dhe n\u00eb vizita t\u00eb shumta t\u00eb realizuara n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ton\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Vet p\u00ebrmbajtja e librit flet shum\u00eb edhe p\u00ebr autorin, sepse ky lib\u00ebr nuk do t\u00eb mund t\u00eb shkruhej pa p\u00ebrkushtim dhe dashuri ndaj vlerave tona, prandaj Berat Luzha duke na ofruar k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, ai n\u00eb fakt ka shpalosur edhe karakterin e nj\u00eb shpirti liridash\u00ebs e patriot.<\/p>\n<p>Pra, duke e pasur parasysh pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb karakter, na del q\u00eb \u00a0z. Luzha me jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tij t\u00eb bujshme p\u00ebrfaq\u00ebson jo vet\u00ebm nj\u00eb gjenerat\u00eb, por edhe nj\u00eb mozaik t\u00eb gjer\u00eb veprimtarie, g\u00ebrshetuar me mjete e metoda t\u00eb ndryshme, \u00a0dedikuar kauz\u00ebs son\u00eb \u00a0komb\u00ebtare. Kjo mund t\u00eb shihet leht\u00ebsisht edhe n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, sidomos\u00a0 p\u00ebrkushtimi i tij n\u00eb gazet\u00ebn Rilindja, por edhe m\u00eb her\u00ebt, kur ai si pjes\u00ebtar aktiv i l\u00ebvizjes son\u00eb ilegale p\u00ebrgatiti terrenin p\u00ebr rezistenc\u00ebn e armatosur, t\u00eb cil\u00ebn ai e fuqizoi p\u00ebrmes veprimtaris\u00eb propaganduese-gazetareske, dhe duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb z\u00eb i fuqish\u00ebm p\u00ebrmes Kosovapresit dhe Radio Kosova e Lir\u00eb,i betejave t\u00eb lavdishme t\u00eb djemve e vajzave tona, por edhe i procesit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Para nesh kemi pra nj\u00eb autor, i cili librin e tij nuk e ka nd\u00ebrtuar mbi cop\u00ebza meditimesh e motive imagjinare, por nj\u00eb autor q\u00eb vjen i p\u00ebrgatitur me p\u00ebrvoj\u00ebn e njeriut q\u00eb me nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb hekurti b\u00ebri ball\u00eb edhe pothuajse nj\u00eb dekad\u00eb n\u00eb burg, nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb kjo q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb atij nxitje q\u00eb ta eksploroj atdheun nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e tij. Kjo nxitje zat\u00ebn shprehet edhe nga vet autori q\u00eb n\u00eb parath\u00ebnien e librit \u201cShtegtime n\u00ebp\u00ebr atdhe\u201d, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera ai \u00a0v\u00eb n\u00eb dukje se d\u00ebshira e tij e p\u00ebrjetshme ka qen\u00eb t\u00eb udh\u00ebtonte n\u00ebp\u00ebr \u00e7do rrug\u00eb t\u00eb atdheut e n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyre t\u2019i p\u00ebrmbahet fjal\u00ebs s\u00eb popullit <em>\u201cNjihe atdheun q\u00eb ta duash m\u00eb shum\u00eb<\/em>\u201d.\u00a0 Po k\u00ebshtu, mund t\u00eb thuhet se kjo vep\u00ebr \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e nj\u00eb shpirti me dashuri t\u00eb pashtershme dhe t\u00eb pakusht\u00ebzuar \u00a0ndaj atdheut.<\/p>\n<p>Lexuesi q\u00eb fillon t\u00eb shfletoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr leht\u00ebsisht mund t\u00eb zhytet n\u00eb p\u00ebrjetimin e k\u00ebndsh\u00ebm t\u00eb udh\u00ebtimit imagjinar, ku autori b\u00ebhet nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes me nj\u00eb ton miq\u00ebsor, t\u00eb sinqert\u00eb e t\u00eb urt\u00eb. Duke lexuar p\u00ebr viset tona, disa t\u00eb njohura e disa q\u00eb presin t\u00eb zbulohen nga ne, natyrsh\u00ebm lind k\u00ebrsh\u00ebria dhe dashuria, b\u00ebhet m\u00eb e prekshme historia plot drama e popullit ton\u00eb, q\u00eb nga antikiteti e deri m\u00eb sot. Shpeshher\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lexojm\u00eb mund t\u00eb hasim ndonj\u00eb k\u00ebshill\u00eb, se \u00e7\u2019mund t\u00eb b\u00ebhet, p\u00ebr shembull, p\u00ebr nj\u00eb qytet q\u00eb \u201cpo vdes\u201d, th\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu me fjal\u00ebt e autorit.<\/p>\n<p>Por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ky lib\u00ebr mund t\u00eb lexohet edhe si nj\u00eb guid\u00eb udh\u00ebtimesh ekzotike, sepse autori si duket e ka pasur edhe k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, q\u00eb duke shkruar p\u00ebr an\u00ebt\u00a0 panjohura t\u00eb atdheut ton\u00eb, t\u00eb na ftoj\u00eb t\u2019i vizitojm\u00eb shumic\u00ebn e atraksioneve turistike, por edhe vendbanimet braktisura dhe lokalitetet e pasura arkeologjike, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu mund ta duam m\u00eb tep\u00ebr atdheun, ose 222 viset sa ka prezantuar autori n\u00eb lib\u00ebr. Me t\u00eb gjitha k\u00ebto dimensione, kjo vep\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 se q\u00eb \u00ebsht\u00eb fryt i nj\u00eb dashurie p\u00ebr atdheun, ajo \u00ebsht\u00eb edhe\u00a0 kuror\u00ebzim i natyrsh\u00ebm i nj\u00eb veprimtarie p\u00ebrplot sakrifica dhe beteja, t\u00eb lidhura me fatin e nj\u00eb idealisti t\u00eb flakt\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu pra, kjo vep\u00ebr dyv\u00ebllimshme, me pritjen p\u00ebr t\u2019iu bashkangjitur edhe nj\u00eb v\u00ebllim i tret\u00eb,na fton t\u00eb t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb edhe p\u00ebr vet\u00eb shpirtin e popullit q\u00eb e ka ushqyer k\u00ebt\u00eb tok\u00eb me jet\u00ebn e vepr\u00ebn e vet, ndon\u00ebse shpeshher\u00eb i rrezikuar nga pushtues t\u00eb ndrysh\u00ebm. \u201cShtegtime n\u00ebp\u00ebr atdhe\u201d padyshim q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pasuri q\u00eb nd\u00ebr vite do t\u00eb njoftoj\u00eb dhe frym\u00ebzoj\u00eb brezat e ardhsh\u00ebm me viset shqiptare, e do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb ftes\u00eb q\u00eb integrimi yn\u00eb komb\u00ebtar t\u00eb ndjek pik\u00ebrisht itinerarin udh\u00ebtimeve t\u00eb autorit n\u00ebp\u00ebr atdheun ton\u00eb, duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah t\u00eb bukur\u00ebn e natyr\u00ebs dhe t\u00eb virtytshmen e njeriut shqiptar.<\/p>\n<p>Duke e p\u00ebrmbyllur k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb timen q\u00eb ishte impresion rasti nga leximi i k\u00ebsaj vepre kaq t\u00eb vlefshme t\u00eb veprimtarit dhe publicistit z. Berat Luzha, po sjell nj\u00eb shprehje t\u00eb bukur t\u00eb\u00a0 N\u00ebn\u00ebs Tereza, e cila thoshte: \u201cMos mendoni se p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dashuria duhet t\u00eb jet\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. Nevojitet vet\u00ebm t\u00eb dashurojm\u00eb pa u ndjer\u00eb t\u00eb lodhur\u201d.<\/p>\n<p>Me librin e tij, z. Luzha jo vet\u00ebm q\u00eb na ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mos e ndjejm\u00eb lodhjen e udh\u00ebtimit ton\u00eb imagjinar n\u00ebp\u00ebr viset e bukura t\u00eb atdheut ton\u00eb, por na ka obliguar q\u00eb atdheun ta njohim edhe m\u00eb tep\u00ebr duke eksploruar at\u00eb, qoft\u00eb si vizitor\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, qoft\u00eb si studiues.<\/p>\n<p>Krej n\u00eb fund autorit, z. Berat Luzha i uroj sh\u00ebndet dhe suksese t\u00eb pandalshme me vepra t\u00eb tjera!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Prof.dr. Skender ASANI Dua t\u00eb shpreh q\u00eb n\u00eb fillim p\u00ebrg\u00ebzimet e mia t\u00eb sinqerta p\u00ebr mikun tim, z. Berat Luzha, i cili k\u00ebsaj radhe, si autor i vepr\u00ebs dy v\u00ebllimshme \u201cShtegtime n\u00ebp\u00ebr atdhe\u201d , na ka b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb promovim, duke d\u00ebshmuar edhe nj\u00eb her\u00eb se aktivitetet e tij komb\u00ebtare e kulturore gjithmon\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":7463,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,53],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7461"}],"collection":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7461"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7461\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7462,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7461\/revisions\/7462"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7463"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7461"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7461"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/itsh.edu.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7461"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}