Ekspozitë dhe 100 libra shqipe të Institutit për Ulqinin

Ulqin, 14.12.2021 – Sot në Ulqin u zhvilluan dy aktivitete kulturore në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Hasan Prishtinës – Kryeministër i 8-të i Shqipërisë londineze.

Bashkë me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe z. Mehmet Prishtinën, u hap ekspozita me fotografi dhe dokumente nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës. Ndërsa njëkohësisht, ITShKSh nga Shkupi i dhuroi librarisë së qytetit të Ulqinit 100 tituj veprash nga fondi i vet botues.

Drejtori i Instituti, Skender Asani, theksoi rëndësinë që vëmendja e komunitetit shkencor dhe kulturor shqiptar duhet të përqendrohet edhe në pjesët periferike të trungut shqiptar, siç është Ulqini, ku nevoja për ushqim shpirtëror është më e madhe se ç’kado tjetër.

Mikpritës i këtyre aktiviteteve ishte Këshilli Nacional i Shqiptarëve të Malit të Zi, i  udhëhequr nga z. Faik Nikaj.

Këto aktivitete zgjuan vëmendjen e mediave dhe të intelektualëve të Ulqinit, kurse bashkëpunimi në mes të Shkupit dhe Ulqinit do të thellohet në fushat e albanologjisë dhe kulturologjisë.

Shikoni gjithashtu

PRESIDENTJA OSMANI BASHKË ME DREJTORIN E ITSHKSH, SKENDER ASANI, MBOLLËN BREDHIN E NËNË TEREZËS

“Bredhi dedikuar Nënë Tereze simbolizon lidhjen mes njerëzve, popujve e vendeve. Shembulli i saj në …