Prishtinë/Shkup, 12.02.2014 – Sot drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Shefqet Zekolli, i shoqëruar nga bashkëpunëtori shkencor i këtij instituti, Skender Asani, njëheri kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, u pritën në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë, nga kryeparlamentrari Jakup Krasniqi.
Vizita u bë në kuadër të fillimit të shënimit të përvjetorit të gjashtëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, e cila zyrtarisht do të shënohet më 17 shkurt. Përfaqësuesit e ITSHKSH-së uruan z.Krasniqin dhe gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për këtë ditë madhështore, ditë e lirisë dhe pavarësisë, me shpresë se ky vend do të vazhdojë të zhvillohet normalisht sikurse shtetet e përparuara evropiane.
Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ITSHKSH-së i dhuroi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, si një simbol shumë i rëndësishëm i memories tonë kolektive dhe historike, i cili do të ruhet me shumë kujdes në këtë institucion shkencor. /www.itsh.edu.mk/

————————————————————————————————————
ITSH Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup