Urim me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, të gjithë besimtarëve myslimanë, ua uron Bajramin e Kurbanit, si një nga festat më të rëndësishme të kalendarit Islam.

Vizita e vendeve të shenjta të botës islame, kryerja e obligimit të haxhit dhe ëmbëlsia e sofrës së Bajramit, janë pjesë e traditës tonë disashekullore, që vazhdon të ndiqet edhe sot.

Prandaj, urojmë që kjo festë, simbol sakrifice, solidariteti, humanizmi, uniteti e mirëkuptimi, të na gjejë sa më të bashkuar në mirësi dhe punë të mbara!

Gëzuar!

Me respekt,
Prof. dr. Skender Asani, drejtor

Shikoni gjithashtu

PRESIDENTJA OSMANI BASHKË ME DREJTORIN E ITSHKSH, SKENDER ASANI, MBOLLËN BREDHIN E NËNË TEREZËS

“Bredhi dedikuar Nënë Tereze simbolizon lidhjen mes njerëzve, popujve e vendeve. Shembulli i saj në …